Mesfushori i Barcelona-s Ivan Rakitic ka thënë se pati një debat të nxehtë me arbitrin Jair Marrufo pasi e ofendoi tre herë gjatë Clasico-s në Miami. Kroati foli me shtypin pas ndeshjes: “Njerëzit që më njohin e dinë se është e vështirë të më acarosh por arbitri ia arriti.”
“Ai më ofendoi tri herë. Zakonisht kam shumë respekt për arbitrat por nëse nuk është reciprok, atëherë nuk më pëlqen.”
Më pas ai foli për turin amerikan. “Ka qenë një tur pozitiv. Ndeshjet kanë pasur një ritëm të mirë dhe kemi punuar mirë në stërvitje. Kur fiton ndeshjet është akoma më mirë. Do ta shohim në kampionat nëse jemi më të mirë se Real. Kjo ishte një miqësore por gjithmonë të rrit vetëbesimin.”
“Superkupa do të jetë ndryshe teksa do të luajmë për në trofe çka është shumë e rëndësishme.”
