Rama: 1.3 miliardë USD “të arratisura”, e vërteta rrëqethëse e pushtetit me vota të vjedhura

anazapta

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar në Tuiter për raportin e Global Financial Integrity, i cili informon se vetëm gjatë pesë viteve të fundit janë larguar nga Shqipëria 1.3 miliardë dollarë.

Në mesazhin e postuar në profilin e tij në Tuiter, kreu i PS shprehet se kjo përbën një të vërtetë rrëqethëse të pushtetit me vota të vjedhura.

“E vërteta rrëqethëse e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë -1.3 miliardë USD “të arratisura”,- shkruan Rama.

Global Financial Integrity (GFI) publikoi dje raportin mbi transferimin e paligjshëm të parave.

Sipas tij, nga Shqipëria janë larguar 1.3 miliardë dollarë në vetëm 5 vitet e fundit.

Sipas grupit amerikan, paratë në sasinë sa 1/3 e buxhetit në total të Shqipërisë kanë dalë jashtë vendit, përmes veprimeve të paligjshme si korrupsioni, evazioni fiskal etj.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *