Rama: 100-vjetori, rruga për të shkuar drejt së ardhmes

redaktor

Edi Rama ka deklaruar se socialistët do të jenë më 28 Nëntor në Vlorë për të finalizuar nismën “Ngri flamurin”

Në një konferencë për shtyp,  Rama theksoi se 100-vjetori është mundësia e papërsëritshme për të shkuar drejt së ardhmes.

Ai ka theksuar se ky jubile nuk mund të jetë festë me sytë pas për të mos shikuar problemet e të tashmes, por kremtim i ëndrrave me vështrim nga e ardhmja.

“Mesazhi i këtij 100 vjetori qëndron te fuqia dhe shembujt që 100 vjetët kanë për të ardhmen. Nderim për etërit themelues të shtetit, heronjtë e dëshmorët këtej e andej kufirit, por edhe 100 vjetori i njerëzve të zakonshëm, shpresave të shqiptarëve të sotëm që duan punësim real, mbështetje për sipërmarrjen, shërbime publike sipas nevojës e jo xhepit”tha Rama.

Sipas tij, PS është e entuziazmuar nga projektit online “Ngri flamurin”, duke shtuar se ai mezi pret të takohet e të ndaj me ta ëndrrën për Shqipërinë që duam.

“100 vjetori është festa për gjithë shqiptarët, momenti për t’iu rikthyer figurave të mëdha dhe për t’i respektuar ato, por ai është edhe festa e njerëzve të zakonshëm” tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *