Kryeministri Edi Rama informoi të dielën se “janë 126 shkolla të ndërtuara e rindërtuara me financim nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane e me standarde të reja cilësie për nxënësit”.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama shprehet se “plot prej tyre janë pjesë e programit Shkolla Qendër Komunitare, ku aktiviteti vijon edhe përtej orës së mësimit, falë infrastrukturës së re sportive apo kurseve e aktiviteteve të ndryshme, që përshijnë edhe prindër dhe komunitetin”.
“Ky shembull kuptimplotë është shkolla e mesme e përgjithshme, “Janaq Kilica”, tradicionalisht emblema e arsimit në Fier. E cila tanimë e rilindur pas një degradimi të gjatë, do të hapë dyert e saj në shtator për mijëra nxënës”, shkruan Rama.

Po pse shet mend o kryminister?
Kjo pune eshte bere me fondet e bizneseve te tiranes. Jane ata qe te trashin koken ty duke te pasuruar. Jane ata qe duke punuar me veshtiresi te medha ne krizen qe polli Saliu dhe e thellove akoma me tej ti paguan taksen qe polli mendja jote bashke me Veliajn. Prandaj zoterote shet mend sot, por shet mend kot se nuk ke asnje merite pervec rrjepjes qe po i ben biznesit cdo dite.
A ka mundesi te behet pak transparence. Kush i ka ndertuar, sa fond kane perfituar, e kane ndertuar gratis per te marre ndonje koncesion me vone. TRANSPARENCE ju lutem qe te merren vesh kush qenkan keta “bamiresit” e shtetit.