Burime nga selia e Kryeministrisë tregojnë se është përfunduar struktura e qeverisë së re, e cila mesa duket do të ketë disa bashkime të ministrive aktuale.
Kështu, thuhet se do të bashkohet Bujqësia me Mjedisin, Turizmi me Kulturën dhe Sportin, Ekonomia me Energjinë dhe Zhvillimi Urban me Pushtetin Vendor. Po ashtu diskutohet për një ministri të re të Thesarit, si dhe një tjetër të Gruas dhe Rinisë.
Për sa u takon emrave, flitet për një valë ndryshimesh të qeverisë së para marrëveshjes së 17 majit, ku një pjesë e figurave politike me eksperiencë do të kalojnë në drejtimin e grupit dhe komisioneve parlamentare.
Ende nuk dihet nëse qeveria e re do të ketë një përqindje të lartë grash, por mbase kjo është gjëja më e lehtë të parashikohet, po të kihet parasysh Rama si flamurtar i barazisë gjinore.
Nëse rezultati në zgjedhje do të jetë një kriter, disa prej ministrave udhëheqës të qarqeve mund të mos konfirmohen.
Sidoqoftë, Edi Rama nuk ia ka përtuar surprizave, edhe kur pushteti i tij në parti dhe mbështetja në popull kanë qenë shumë më të diskutueshme sesa sot.
Sot ai vjen nga një triumf i paparashikuar, mbi shumë armiq njëherësh, në një lojë shahu, ku ai e provoi veten si i vetmi shahist në lojë. Nëse qeveria e re do të jetë një lëvizje e radhës në skakierë, atëherë çdo parashikim mund të rezultojë nul, në momentin kur shefi i vjetër dhe i ri i qeverisë do të shpallë ekipin e tij të radhës për ekzekutivin shqiptar.
Tani për tani nuk dihet ende çfarë do të bëjë Rama me ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit, pasi përvoja e 4 viteve të para nuk dha ndonjë rezultat politik lidhur me këtë çështje.
Burime qeveritare thanë për Top Channel se, Rama nuk ka vendosur gjithashtu as kur do ta shpallë qeverinë e tij të re. Opsionet janë dy, që ta shpallë të dielën në mbledhjen e Asamblesë socialiste, ose një ditë më pas. Por, kurdo që ta bëjë, është e sigurtë se fillimi i javës tjetër e gjen vendin me qeverinë e re socialiste “Rama 2”.
Me shkurtime nga TCH

Amooon ate Lindita Nikollen nuk e shikoj dot more, me ato turiinj(si dudum).
Gramoz Ruci Kryetar kuvendi? Eshte si me i bo mutin siper 27 vjeteve histori e me u kthye ne 1990. Ja kesaj i them une Rilindje e Shkerdhatllikut.
Per Plak-Xhuxhumakun=EdisonYpi:
1) Por si nuk te rri bythha rehat more hajvan rrYpi, me emer shkencor dhe mbiemer takemet e gomarit.
2) T’ka hyp guxim i modh, e s’di c’bon qe kruhesh me malin Gramoz. Kujdes 55 SHALQINAT !
Prape ti truloqja qe nuk merr vesh. Xhanem ti si te duash, po te eshte mbush mendja qe une jam Edison Ypi, aferim o trim, po e ke gabim, te qifte Hitleri megjithe Duçen.
deri sa postet e ministrive jane per te shperblye sukseset elektorale, te qene e te paqene ,kete e dine ma mire se ne se si u arriten ato fitore, pra deri sa postet ndahen sipas votatve qe qe sjell, nuk ka hajr nga kjo. ..
sepse qeverisja nuk eshte mbledhje e votave neper njerezet …
Po kete politikanet e analistete e albanistanit nuk e kane kuptuar ende,prandaj kemi shtetin qe kemi, dmth s’kemi shtet!
Gramoz Ruci eshte personalitet politik karizmatik. Eshte shtylla e truri i PS. E meriton ate vend sepse per 27 vjet ne PS, ka dhene shume per ate parti.
Besoj se do ta drejtoje me kompetence e drejtesi Kuvendin.
Gramoz Ruci është në rregull. Por këta idiotë të tjerë, të gjithë të paaftë dhe plotësisht memecë. Kështu që do të vazhdojë, vendi do të shkatërrohet më tej dhe kriminelët do të zinin të gjithë bregun
Aman ,zoti Rama ,,ate Fate Velaj zgjidhe minister te kultures ,e ke piktor dhe si karakter si vetja jote ,te nje niveli .Depuetet e bere ,bravo je mirenjohes dhe mendon per zhvillimin e Shqiperise ,lum qe te kemi ..Ta kujtoj e ke pa shkolle dhe ka blere dipllome te Kristali gjete kohes qe ska qene as edhe nje here ne shqiperi. E lehte per tu verifikuar .. Ah moj kasolle ku na mblodhe .bir Selmani i nanes ke te qaj me par…??!!!!!!
Ka zera qe Nard Ndoken do ta beje sekretar shteti dhe zedhenes i qeverise!Per ministre te thesarit mund te vendosi bashkeshorten e Likes ,Monin ose Adrian Fullhajnin si çun Tirone dhe si mik i ishmonstres Arvizu qe pasi fshiu gjithe dokumentacionin bankar i premtoi e realizoi pafajesin e tij!