Rama 2/ Kryeministri ndryshon taktikë: Ministrat e rinj nuk do të dorëzojnë mandatin e deputetit

Gazeta Dita

Në mandatin e dytë Rama nuk do t’i kërkojë ministrave të rinj të mos mbajnë mandatin e deputetëve, ndryshe nga 4 vite më parë.

Burimet nga selia rozë thonë për ‘News 24’ se një procedurë e tillë nuk është në parashikimet e kryeministrit Rama.

Kjo shuan shpresat e disa emrave të njohur socialistë, që mbetën poshtë ‘vijës së kuqe’ në zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu nuk do të mund të hyjë dot në parlament ish-ministrja Milena Harito, kreu i FRESH Eljo Hysko, apo edhe deputeti i dyzuar mes LSI e PS Spartak Braho, që dje ishte i pranishëm në asamblenë e PS-së.

Procedura e lëshimit të mandatit 4 vite më parë u përdor për të futur në listë emra socialistësh, që nuk kapën dot pragun e votave, kur në mes ishte edhe LSI.

 

Share This Article
8 Comments
  • Kur eksperimentet nuk japin rezultatin e deshiruar patjeter qe i zoti i shtepise kthehet nw praktiken me rezultative. Ministrat duhet te jene edhe deputet. Suksese!

    • gjithnjë gjëndet një arsye për të arsyetuar gomarllëqet,për ti quajtur mënçurira!!
      ma merr mëndja se 4 vite më parë ke thënë të njëjtën gjë!!do të thuash të njëjtën dhe nëse ai ndryshon qendrim!!bile do të ulërasësh për çdo gjë që bën rama.të paktën deri sa të jetë në krye!!
      tipa si ti o skanë gjën ë kokë ose kanë gjuhë të mirë për të lëpirë!!

  • Ooo do futen duart ne dy tepsi , njeri ne kadaif tjetra ne baklllava . O sot na ruj nga hajdutat e rijn, do mbulojne vjelljet e njoni tjetrit me votat ne parlament se do jene vete kadi e vete ref di, deputete ene minister

  • E vetmja pengese qe Ministrat e rinj nuk do te japin mandatin e Deputetit eshte, prurja qe i behet me kete rast bashkepunetorit te Like Florit, prokurorit qe i ka duar me gjak Spartak Braho.
    Kesaj i trembet Edi Rama, pra i bie te fuse ne shtepi nje gjarper me helm me te forte se Kobra.

  • Qe te jap nje mendim, do te doja te dija ne se keta te mandatuar, do paguahen ne te dy anet, apo do te marrin vetem nje rroge! Ne se do te shperblehen me 2 paga, atehere jane teresisht ne konflikt interesi, ne te kunderten, te behet sic eshte me mire per komunitetin qe i ka mandatuar!

  • kjo taktikë e re është një “valvul sigurese”!
    përse them valvul sigurese?
    nëse ju “kujtohet” në maj u bë një marveshje që askush nuk e morri vesh se çfar u tha!!
    fasada ishte që do të bëhej një “qeveri teknike”,në një farë mënyre,ku disa ministra do të kishin rrolin e vëzhguesit për zgjedhjet dhe asgjë më tepër!!
    ata u vendosën dhe bënë çafr deshën sikur të ishin aty për të drejtuar dhe jo vëzhguar!por ska rëndësi,shqipëri hesapi!!
    më pas patëm një fushatë kalamajsh me humor berberi nga të dy krahët!asnjë premtim dhe asnjë program!!
    patëm një fitore të papritur të ramës!e pamenduar dhe nga ai vetë!as në rastin më të mirë.
    patëm një “largim” të bashës i detyruar nga të vetët!nga ata,që si dhe nga ana e socialistëve,nuk duan një qeveri koalicioni të zgjeruar ose fallco!
    rama gjithashtu për të ulur ritmin e pakënaqësisë që po ngrihet në anën e socialistëve,vendosi të krijojë qeverinë pa PD,një qeveri të partisë të tij!!që normalisht është e drejtë,por që nuk është e pranueshme nga pjestarët e marrveshjes së majit!nga saliu dhe kukulla e tij!
    kështu që loja është të ulen gjakrat nga të dy palët për të kaluar në një moment të dytë në koalicionin e HAJDUTËRISË!!
    pra një pjesë e ministrave do të largohen për ti lënë vënd atyre të PDsë!por në të njëjtin moment do të mbeten në parlament!!pak a shumë nuk numbin asgjë!!
    ps:rama ia kujtoi lul bashrishës se ai është gjithnjë i gatshëm për ti qëndruar marrveshjes së majit!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *