Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Rama njoftoi se të shtunën do të publikohen emrat e kandidatëve socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit.
“Bëmë një diskutim paraprak për t’i paraprire vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive, si edhe për këshillat bashkiakë.
Për kryetarët e bashkive do të vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillat bashkiakë do të konsolidojmë të gjitha kriteret e pastaj do të mandatojmë të deleguarit e qarqeve të depozitojnë listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën në 61 bashkitë e vendit për të marrë një mandat për katër vitet e ardhshme në drejtimin e mundësisht 61 bashkive”, tha Rama.
I pyetur nëse mund të bëhet një marrëveshje si ajo e vitit 2017, duke shtyrë afatin e regjistrimit në zgjedhje, kryeministri tha se kjo gjë është e pamundur.
“PS nuk bën regjistrime subjektesh të tjera në zgjedhje. Këtë çështje e trajton ligji zgjedhor dhe funksionon një administratë zgjedhore me në krye KQZ. Viti 2017 është tanimë histori, jemi në 2019.
Në 2017 bëmë një përpjekje të jashtëzakonshme, të njëanshme, të udhëhequr nga unë që bëmë shumë lutje për opozitën dhe kryetarin e saj. Sot jemi në kushtet ku kemi një përgjegjësi, t’u japim shqiptarëve kandidatët më të mirë”, tha kryeministri Edi Rama.
A është i mërzitur Edi Rama se nuk do të ketë Lulzim Bashën në zgjedhje?
“Duhen gjëra shumë të mëdha që unë të mërzitem. Jam i keqardhur që opozita e PD-së dhe e simotrës së vogël LSI, ka vendosur të shkojë në një rrugë pa krye. Uroj të jetë rrugë me kthim, por nuk kam ndër mend të bëj asnjë përpjekje të kthehen nga ajo rrugë.
Burg për ata që bllokojnë zgjedhjet? Unë nuk kam bërë paralajmërim për opozitën në kuptimin e udhëheqësve, sepse ata nuk kanë nevojë për informacion për ligjin që e kemi miratuar bashkë kur ata kanë qenë në shumicë. Ne informojmë të tjerët, që në padijeni të ligjit, mund të përfundojnë pa qenë në dijeni se përfundimi është ai, aty ku nuk kanë se përfundojnë për një drejtues që i bie kokës”, është shprehur Rama.
v.l/ Dita

I ke hyre Detit n’kom o drogaxhi!Myslim Murrizi nenkryetar Kuvendi!Ti bon gallate me fatet e Shqiperise o karagjoz!
Jo se po ta shterngojn lakun te tjeret,por,po ja shterngon vetes.Cublliku han koken e vet.Karrikja elektrike eshte pak per ty.
zigur cari mos bëj tirancin apo duhet të jesh tiranasi vjetër i 2018 karr atsh se kuptohesh nga e shkrojtura që ke rrënjë dhe nga viçidoli antik
Doli bolja te promovoi debilizmin!
Zigur mos u merzit se ai sa te kete kundershtar Lul Monen
do te kete me vete edhe popullin pervec teje.qe te paguan si i persekutuar.
Jo mer Daj,nuk kam qene i persekutuar un,as edhe nje Dite,dhe nuk kam pasur kurre nevoje per Leket e te tjereve,
shumkushi per Leket dhe ndihmen time po.Perderisa komunikojm ne menyre virtuale,ke te drejte te presupozosh.
Jo Zigur Qarri,por Zigur MUTI ….! Mos je vete Ti,Saliu !
Hahaha…dukesh që ke rënë në gropë të halesë,prandaj edhe ke Mbiemrin MUTI.Mirë që e pranon edhe vetë.Të
lumt Zoti MUTI per sinqeritetin!
O zigur ik rri ne xhami pastro ndonje gje atje merr dhe lul bashen me vete se jeni dy kara perfekt
Edhe ne kemi besim te plote qe c`fare ke then e ke bere realitet.
Reforma ne drejtesi po perfundon qe eshte ” themra” e Akilit per shqiptaret. Pese kesaj refoirme do te vijen njera pas tjeters sukseset, Fitorja me 30 Qershore si dhe hapja e negociatave te pakten ne Shtatore.
Te gjith keto jan nje mbeshtetje e madhe per shqiperin dhe shqiptaret.
Edi me mire lere te flase vete “dynjaja” s’ka nevoje as per mburrje as per komente.
Z Luli me veprimin qe ka ndermarre bashke me te tjere e bene si ai fashatari qe iku nga shtepia se u zu (beri fjale me te shtepise) dhe shkoi rrinte ne pyll prane fshatit si ndejti nja nje jave fshehur, doli ne rrugen qe kalonin bashkefshataret dhe i pyeste:- he mo, cthote fshati per mua, ata nginin supet se nuk dinin gje . Njeri qe e dinte historine ,,ju kethye :” ik ore mblidhu me kalamajte ne shtepi se nuk ppp….. et njeri per ty”. Se i mbashe edhe goja nga ca.