Rama: Gjykatësit e 21 Janarit, sot në rrugë, nesër pas hekurave

DITA Online

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e parlamentit se gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve dhe nesër mund të përfundojnë prapa hekurave

Sot është 21 janari këta vranë 8 vite më parë, sot vijnë këtu dhe kanë idenë se drejtësia nuk do të vijë. Mendojnë se do ta pengojnë edhe përmbysin reformën në drejtësi që është pa kthim. Gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve, nesër mund të përfundojnë pas hekurave”.

Sa për opozitën Rama u shpreh, “Këta sot janë edhe më të dobët se një muaj më parë, ne më të fortë, protesta na dha mundësinë që të dëgjojmë dhe reflektojmë. këtyre ju dha mesazhin nuk ju shikoj dot me sy. Ne na drejtoi një kërkesë të qartë duam këtë dhe këto me radhë, i duam nga ju dhe askush nuk i bën dot për ne. Këtyre ju tha që nuk ekzistojnë si alternativë”.

v.l/ Dita

Share This Article
18 Comments
    • Mbasi te fute ne burge kryekrimin Berishe,kryehajdutin Berishe,ordinerin dhe poliagjentin qe vrau e shiti Shqiperine Berishe,vrastarin e 21 Janarit nga dritaret e kryeminsitrise pasi e konsideronte si kullen e tij e dritaret e saj si frengji ku mund te zinte pusine per kedo nen ombrellen e kinezeve te radhes qe kryetarin e shtetit nga vrastare e etiketuan burre shteti per “merita te veçanta ne levrimin e te gjithe armatimeve ne drejtim te paditur ku anijet me municion shoqeroheshin ne ujrat neutrale per ne destinacinet e radhes!Pasi te kete bere gjygjin e shekullit per kryevrastarin e Shqierise mund te akuzosh Ramen e te pretendosh te futet ne burg si i vetmi mekatar qe endren e ketij populli e beri realitet!Ma do mendja qe pas ketaj ti Arben me siguri nuk do te jesh gjalle pasi do kene kaluar vite e vite !

  • O Kryeminister, ka rreth dhjet vjet qe gjate nje proteste ne Greqi, nje polic qelloj pa dashje nje te ri.
    Sot e kesaj dite perkujtohet me protesta masive ne te gjitha qytete kjo ngjarje.
    Kurse ketu , ju dilni si nastradin ne cdo pervjetor te vrasjes se kater njerezve ne mes te kryeqytetit dhe ben bla bla bla si karagjoz, kurse presidenti i famshem zhduket nga shqiperia
    Turp te kesh ne kete show ordiner

    • ALEKSI I LEZHËS DHE ALEKSI I ATHINËS

      Shënuar një vit, dy vjet, tre vjet…më parë…
      Asgjë s’ndryshon, asgjë s’krijohet, çdo gjë transformohet nga një harresë në tjetrën…

      Nga Abdurahim Ashiku,
      Gazetar, Athinë

      Aleksandër i quajnë të dy, Aleks i thërresin, babai, nëna, motrat, shokët, miqtë…
      I pari është nga Grikë Manatia e Lezhës, fshat në të cilin në vitin 1962, kur isha student, pata pi një kafe siç dinë ta pjekin e shtrojnë njerëzit e mirë, në ditë të mirë.
      I dyti, Aleksi i Eksarkies është nga Athina, kryeqytet i vendit nga e ka prejardhjen fjala “demokraci”, fjalë që na vjen nga më se tremijë vjet jetë njerëzore.
      I pari, Aleksi i Grikë Manatisë ishte i papunë, baba i tri vajzave dhe vëlla i katër motrave…
      Oh sa lot, oh sa dhimbje!…
      I dyti, Aleksi i Athinës ishte nxënës shkolle, katërmbëdhjetë pranvera parë e shijuar. Ishte bir i një familje të mesme greke.
      I pari, Aleksandri i Lezhës doli në demonstratë për të kërkuar punë për të mbajtur gjallë familjen e tij, vocërraket që zgjatnin duart si zogjtë në fole.
      I dyti, Aleksandri i Athinës, doli të shëtisë në lagjen Eksarqia me moshatarët e vet, shëtitje pafajësie fëmijësh në gëzim e hare.
      I pari, Aleksi i Lezhës mori një plumb në kokë nga policia e shtetit, një plumb që ka një autor kolektiv.
      I dyti, Aleksi i Athinës mori një plumb rikoshetë nga një polic që shtiu në tokë për të treguar forcën e shtetit në lëngatë.
      Për të parin, Aleksia Nikën nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ulet njeri në bankën e të akuzuarit.
      Për të dytin, Alexandros Grigoropoulos u zhvillua një gjyq. Polici, edhe pse e mbajti grykën e revolverit në tokë, u dënua me burgim të përjetshëm.
      Për të vrarët nga plumbat e shtetit demonstruesit bënë një mullar të madh me lule të freskëta në vendin ku derdhën gjakun, lule që dora vrasëse i fshiu me fshesën e frikës deri në palcë për tërë natën…
      Në Eksarkia, vendin ku u vra pesëmbëdhjetëvjeçari grek, çdo ditë, edhe pas kaq vitesh, do të gjesh lule të freskëta…
      Për Aleksin e Greqisë u dogj Athina, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme. Për të, në kujtim të tij, prej asaj kohe, çdo vit, në ditën e vrasjes, zhvillohen demonstrata të dhunshme, digjet Athina.

      * * *

      …Të hënën e parë të janarit, pas gjashtë muaj bojkoti të pakicës… u mblodh Kuvendi i Shqipërisë.
      U mblodh dy ditë përpara se Aleksandri i Lezhës, vet i katërt, të mbushte katër vjet përgjakje të paparë në kohë dhe hapësirë, në historinë e Shqipërisë; ditën me diell, nën vëzhgimin e objektivëve fotografikë e televizivë, drejtpërdrejt, me zë e figurë…
      U mblodh dhe vendosi të ngrejë një komision kuvendar për “Serverin e Tatimeve”…
      Ironi e madhe e kohës. Për vrasjen e katër demonstrueseve paqësorë me shënjestër të drejtpërdrejtë e plumb në ballë e në zemër u hesht dhe vazhdon të heshtet për shuarjen e “serverit” të kryeministrisë, dëshmitarin me zë dhe figurë të urdhërdhënësve të vrasjes së shekullit?!!!
      Për një “shpullë” në mjedise të mbyllura të Kuvendit opozita shqiptare në Kuvend gjashtë muaj brodhi të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe kryeqytetet e Evropës së bashkuar me flamurin “Na kanë rrahur”…
      “Shpulla” është në gjykatë, prej muajsh flitet e shkruhet…
      ”I ra, s’i ra!?” si në meselenë e bishtit të dhelprës…”E lagu, s’e lagu!?”
      Prej vitesh Aleksandi i Lezhës, vet i katërti, kërkon drejtësi, kërkon që ata që morën shënjestër ndaj jetës së tyre, ata që urdhërua vrasjen e tyre të gjykohen….
      Në Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm…
      Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr…”.
      Aleksin e Lezhës, vet i katërti, partitë politike dhe shoqëria shqiptare i kanë harruar…
      Aleksin e Athinës, çdo vit, në ditën kur plumbi i mori jetën në moshën më të bukur të fëmijërisë, e përkujtojnë me demonstrata të fuqishme që nisin në vendin ku e vranë dhe pushtojnë sheshet qendrore të kryeqytetit grek…
      Andej ku kam lindur unë dhe ku kam kaluar vitet më të gjata të jetës sime në Atdhe, për vrasjen ka një fjalë të urtë…
      “Për të tërhequr këmbëzën e patllakes duhet një pendë qe…”

      Abdurahim Ashiku
      Gazetar, Athinë

  • Këtu më poshtë po ju njoh me listën e termave më të përdoruara të njërit prej simpatizantëve aq të paktë të letrashtitesit Mit’hat…

    – nesër,
    – do të,
    – mund,
    – dikur,
    – nëse,
    – duroni,
    – prisni, (se s’keni parë gjë akoma)
    – drejtësia vonon,
    – ne nuk harrojmë,
    – ne kemi në plan,
    – ne kemi vendosur,
    – ne dimë reflektojmë,
    – ne ju dëgjojmë,

    e tërci e vërci…

    Njeriu mund të krijojë karierë politike në dy mënyra: ose me aftësi dhe vendosmëri të rrallë – kur ka prirje të posaçme organizative, kur ka intuitë politike dhe e ndjen pulsin e masës, kur ka vesh të hollë që të dëgjojë zërin shpesh të heshtur të historisë, kur, pra, me talent politik shquhet në mjedisin e vet; ose me pol- tronizëm dhe gjysmaki – kur nuk i ka prirjet e të parit, por ka gatshmërinë që të flasë me gojën e tij. / Rexhep Qosja

  • Kryeminstrit Rama!

    Jo mund te perfundojne mbas hekurave.Kjo shprehje asht dobesi mendimit dhe karakterit tend.
    Pergjigje ekzate me sinceritet do te ishte.Keto gjyqtare do perfundojne me garanci mbas hekurave.
    Gjyqtare qe vendosen krimin e kryer brenda protestuesve me stilolapsa e obrella .Me shtyrje te ashklave me gisht drejt plages nga ekspert specialistet,dhe ma interresantja,vrasjet u kryen me rikosheta ajrore.
    Kryekurioziteti: Krimet i pranunoi ish kryekrimineli shteterore duke mbulue pordhen me kolle: Krime qe u bene ishin krime shteterore pa dashje.
    Vetem nese nuk do kishte vdekur qe heret ne mesjet Nastradin Hoxha i Buharas do ishte vertet njeriu me i vecant qe mund jepte zgjidhjet vetem ai dhe askush tjeter njeriut te vjeter,te ri,dhe modern alla shqiptare.
    Tashti zgjidhja mbetet nga burrnia e SPAK-ut dhe BKH.
    Jemi ne pritje te gongut te hapjes separit te skenes kriminelve dhe korrupsionisteve te tranezitit te dhimbeshme 30 vjecare te popullit shqiptare.

  • Edhe mundet..
    po si I thone, nga e thena ne te bere na ndan nje det I tere,,,det qe I jepet grekut. per qefin tend o bushter lakuriqe

  • Gënje, gënje, gënje, popullin do ta kesh gjithnjë me vete. Të lumtë o dymtrosh, ke gënjyer para 90 dhe do të gënjesh edhe mbas 2020.

  • O mashtrues, po Saliu ta tha ne intervista QE e dha ai urdherin, dhe ju si qeveri e moret gje mundimin te beni kallezim?Edhe pak po i quan protestat sukses per ty..Ik o kokbole vizato nai poce balte pastaj prij thonjte..

  • Delet e 21 Janarit vertet i therri kasapi, por ama ti ishe bariu qe i cove te kasapi per interesat e tua te qelbta.

  • Shporru nga PSja more Dobiç Plak , sepse e more mè qafè PSnè ! Zhduku njè Orè e mè Parè , sepse Socialistèt do tè marin me Shqelma ! HAJDUT i rèndomtè qè shfrytèzove Viktimat e 21 Janarit dhe i fute nè VARR para kohe , dhe sa more PUSHTETIN , ju ktheve Shpinèn si i PaBesè dhe i PaFe qè je ! ! HAJDUT i fèlliqur , pèr karrigen tènde je gati tè Sakrifikosh gjithè Partinè Socialiste , dhe Shqipèrinè ! ! Prandaj i shpèrbleve me nga 400 MIJË €URO ata Familjarët e Viktimave tè 21 Janarit , që tju mbyllje gojën përgjithmonë dhe pèr ti Blerë me LEK , GJAKUN e atyre FUKARENJÈVE qè u Vranè për ty HORR Kryeministèr

  • Pergjegjsia ore familjarë të trashë nuk e ka vetëm krimineli Sali Berisha.

    Por edhe krimineli tjetët kryesor Ilir Meta për Korrupsion, se kundër tij u bë Protesta.

    Përgjegjësinë e tretë e ka Edvin Kristaq Rama, që organizoi protestën dhe vet u fsheh më pas ku mbezën të vrarë 4 protestues.

    Është ai Edi Rama që e bëri Ilir Metën “Presitentin më të mirë që kemi” sipas Edit kokes se korrupsionit.

    Familjarë mos bëni gam gam gam, por bëni detyrën që e kemi për tradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *