Pjesa më e zymtë e reagimit ndaj ftesës sime për LSI është manipulimi mediatik me emocionet e forta të 21 janarit. Ky manipulim nis me kundërshtarë fanatikë të bashkimit tonë me LSI, të cilët në 21 janar ishin në krahun e protestuesve. E pastaj shtrihet si shtresë e ndytë mbi sipërfaqen e llumit të medias proqeveritare, nën diktatin e disa botuesve të cilët në ditët pas 21 janarit lanin poturet e kryeministrit apo ndërronin kompresat mbi ballin e Ministrit të Brendshëm.
Të parët, kundërshtarët e bashkimit, nuk i mirëkuptoj. Por ama i respektoj në të drejtën e tyre që të ngrenë stuhi në gotën bosh të “moralit të humbur” të fitores së afërt të PS me Metën, pavarësisht se do të doja të mos qorroheshin përballë të vërtetës se 23 qershori duhet të sigurojë në radhë të parë humbjen pa apel të Saliut. Pa ekuivok. Pa kushte. Pa “pse” as “si”. Sepse pa diskutim që këtë herë nuk ka asnjë lloj humbje të mundshme “me nder” për opozitën. Çdo humbje në emër të “moralit”, sado “heroike”, do të ishte thjesht çnderuese për Shqipërinë. Madje ende më shumë, do të shkatërronte jo moralin qeverisës që sot nuk ekziston, por edhe ato thërrime të mbetura morali shoqëror pas tetë vjetësh rrënimi të vazhdueshëm.
Ndërsa të dytët, ata që tek bashkimi i PS me LSI shohin fundin e një biznesi djallëzor me shtypin e tyre zagar gjahu të pushtetit dhe vetveten kalë shëtitjeje në pyllin e korrupsionit për kryeministrin a për ish-ministrin e brendshëm të 21 janarit, ndjej këto ditë një neveri të patregueshme. Me një tërbim të hatashëm, po faqosin mu në ballinat e mëngjesit prononcime të familjarëve të dëshmorëve të 21 janarit krejt jashtë kontekstit apo prononcime kryekëput të sajuara që drejtuesit e PS s’i kanë bërë kurrë. Eshtë një ripërgjakje e ndyrë duarsh në kulmin e panikut prej humbjes së kënaqësisë fitimprurëse të të qenit zagar, kalë apo shalë e pushtetit në ikje.
Kjo rendje në lukuni pas shpirtrave të djegur të atyre familjeve që sot ndjehen të trazuara nga bashkimi i PS me LSI, për të penguar reflektimin gjakftohtë të shumë socialistëve e progresistëve fillimisht të palumtur nga ky bashkim, është një makabritet që tregon se në çfarë shpelle primitive zhvillohet jeta VIP e tribusë së Saliut. Sahanlëpirës tradicionalë, borxhlinj me nam, bankierë pa din e as iman, një lukuni e tërë parazhvatësish nga xhepat e shtetit në këmbim të shërbimeve më të ulëta mediatike për llogari të pushtetit, kanë veshur shtypin e tyre në zinë e vajtimit për moralin e humbur opozitar. Zoti i marrtë në mbrojtje teksa po mbyten në dallgët e panikut!
Të tretët, ata më të vërtetët, janë ata që në fakt më shtynë t’i shkruaj sot këta rreshta. Janë të tërë ata mbështetës që kanë rrugëtuar me mua në këto vite të rënda, duke më dhënë energji, kurajo, forcë e durim dhe që ndjehen keq nga ky bashkim sepse kujtojnë 21 janarin. I kam lexuar një për një gjithë ç’kanë shkruar nëpër rrjete dhe ç’më kanë shkruar mua personalisht. I kam dalluar ata shumë ndjekës të mi besnikë që flasin me zemrën e lënduar të opozitarit, nga disa dhjetra minj të nxjerrë prej gjirizeve të medias proqeveritare, të cilët janë kurdisur për të lënë ditë-natë, kudo nëpër uebfaqe gjurmë të bishtit të tyre të qelbur ngjyer në gjakun e pastër të 21 janarit.
I kam kuptuar drejt e thellë në shqetësimin e tyre ata mbështetës dhe dua t’i siguroj sot në fjalën time të nderit se 21 janari nuk lëviz nga axhenda jonë qeverisëse. Drejtësia për 21 janarin ka qenë dhe do të mbetet deri në fund një nga detyrimet tona më madhore, pjesë e pandashme e përpjekjes për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë. E rikonfirmoj pa asnjë ekuivok atë që kam thënë ditën rrëqethëse të lirimit të vrasësve në sallën e gjyqit: Gjyqi për vrasësit e 21 janarit dhe për urdhëruesit e tyre jo nuk ka mbaruar, po nuk ka filluar.
Por që 21 janari të mos mbetet siç është sot, një plagë e hapur që lëndon vijimësisht popullin opozitar dhe që po ushqen këto ditë me gjak opozitar mediat e regjimit që vrau katër protestues të pafajshëm, duhet fitorja e 23 qershorit. E ja pra ku kthehemi përsëri tek e njëjta pikë:
Pa larguar Saliun dhe partinë e tij familjare, gjithçka tjetër mbetet përshpirtje jashtë realitetit. Dhe për të larguar të Keqen e Njohur duhet medoemos bashkimi ynë me LSI, si edhe gatishmëria jonë për të bërë koalicion me çdo forcë tjetër politike përveç PD-së. Ne jemi plotësisht të gatshëm për këtë.
Mos e harroni për asnjë cast dhe asnjë arsye: 23 qershori nuk është një ballafaqim normal elektoral për të zgjedhur mes dy alternativash në një mjedis demokratik. Por është një betejë e madhe për të mos lejuar në radhë të parë, përsëritjen e qershorit 2009 dhe 8 majit të Tiranës 2011. Eshtë një betejë deri në dekikën e fundit për të përcaktuar nëse Shqipëria do të rrënohet ende më shumë përmes zgjedhjesh të vjedhura, apo do të rilindë duke u çliruar nga zgjedha e vjedhësit të zgjedhjeve të shkuara – i cili jo rastësisht është edhe i dyshuari kryesor si urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit.
Kush nuk do që ta tradhëtojë 21 janarin nuk duhet të mbytet në gotën bosh të moralizimeve të palogjikshme mbi bashkimin PS – LSI. As nuk duhet të bjerë pre e zagarëve të gjahut mediatik të pushtetit. Por duhet të votojë pa asnjë mëdyshje Partinë Socialiste në 23 qershor.
23 qershori është dita që opozita të marrë pikërisht hakun moral për 21 janarin, duke e degdisur me votë jashtë zyrave të shtetit kryeministrin e 21 janarit dhe partinë e tij familjare. Vetëm paskëtaj fillojnë ditët kur do të vihet në provë morali i qeverisë që ne, të bashkuar, PS – LSI dhe të tjerë do të krijojmë për të rilindur Shqipërinë. E vetëm atëherë do të vihet në provë edhe vërtetësia e zotimit tim për të krijuar kushtet që dëshmorët tanë dhe familjet e tyre ta marrin edhe hakun e ngrënë ligjor.

Sna the gje per bllokun e Ilir Metes.
21 janari ishte demostrim i gjithe opozitareve per keq qeverisjen e kryesuar nga Sali Berisha. 4 te renet na bejne apel qe me 23 Qershor ta rrezojme perfundimisht kete qeverisje e ne vecanti nepermjet votes te largohet pakthim nga skena politike Sali Berisha, si njeriu qe do te mbahet mend si drejtuesi me nje qeveri me te koruptuar si asnje tjeter qe nga krijimi i shtetit Shqiptar.
Pas fitores fitimtaret kane kohe , mend dhe mirekuptim per te bere me te miren.
Dhe koha do ta tregoje. Mos e paragjykoni LSi-ne. Pranimi per t’u bashkuar e afruar eshte me shume se autokritik. Edhe njehere… kryesorja te largohet Saliu.
Ul koken Edi, te tha me shume te drejte Mero Baze. Mos shkruaj me se nuk lahet dot m…sh…Sa ngaterron veten, per te gjithe ne shqiptaret opozitare je i qarte si kristali. Drejton partine me te madhe ne vend, gezoni mbeshtetjen e mbi 65% te popullit, ke perballe nje qeveri te kalbur nga korrupsioni, te krimbur nga vjedhjet deri ne xhepa te qytetarit, te lodhur si asnje qeveri tjeter me pare ne histori (me shume edhe nga mberteria e Zogut), te zhytur ne zullume te pa imagjunueshme edhe per vendet afrikane, ke perballe nje qeveri kasht e koqe pikerishte se nuk jane me shume se nje Familje. Dhe ti na thua neve sot qe nuk e hidhkemi dot me vote?! Po pse, nga e nxorre, kush ti beri hesapet? Po pse na e thua sot? Nuk i kishe ber hesapet me pare, psh me 21 janar 2011, apo ne populli te firuam, dmth i shkuam pas ndonje Top Bamiri apo Ilir Bllokut? Pse sot,pse nuk na e kurseve 21 janarin atyre te shkreteve qe u vrane, neve qe u rrinim ne krah edhe pse plumbat na fershellenin mbi dhe anash koke, fundi i fundit pse nuk ja kurseve edhe vetes?! Kur e dije qe keshtu do mbaronte te takonte te rrije urte, mos derrdellisje per gjera qe as vete nuk i beson si mender Rilindja, dhe i luteshe Ilir Bllokut qe kur ti ngrehej ty aty te kishte, ne krevat me kembet hapur. Pse more I PAKELLQE na cove deri aty sa nuk u flasim gjakut tone per arsye politike qysh pas 21 janarit te Ilir Bllokut? Ul koken, mos fol me per 21 janarin, per korrupsionin, per privatizimet, per drejtesine, per…nje mije e nje te zezat qe Sali Berisha dhe Ilir Blloku i ben ketij populli keto vite se nuk te beson dot as nje femije ne klase te pare. Ti vete na vertetove qe teza e Saliut se te gjithe jeni njesoj eshte plotesishte e vertete. Ti zgjodhe fitoren tende dhe jo fitoren e Shqiperise dhe shqiptareve. Ndoshta ja del te mbash PS edhe pse me duket e veshtire qe Ilir Blloku te mos behet kryetare i saj pas dy-tre vitesh. Fundja e meriton plotesishte. Nga burgu ne qeveri eshte hap gjigand qe vetem ti ta mundeson. Populli kishte nevoj per nje luan kur fatkeqesishte nuk pati me shume nga nje lepur, megjithese shume i gjate prape lepur. Biles gjatesia te shemton edhe me shume.
Zoti Rama shikojeni dhe njehere videon e Metes se mbase e kishit harruar:
https://www.youtube.com/watch?v=VLvfv3lVT6s
Mos degjo sirenat e pushtetit i nderuar kryetar i opozites.
Saliut po i mbaron vaji i kandilit dhe bisha qe ndjen fundin behet akoma me e rrezikshme. Perça e sundo ka qene motoja e te gjithe diktatoreve komuniste dhe dje kishte blere nje kile ngjala te ngrira, vetem e vetem qe te thoshte batuten e konsumuar ndaj nje aleance qe e vret shpirterisht.
Suksese dhe takohemi me te shumte dhe pa zhurmuesa ne raundin e dyte te betejes finale perfundimisht ne nje shtet demokratik .
Ne kete moment kaq historik per vendin tone, morali i politikes nuk duhet te na zbehe luften per arritjen e objektivit tone kryesor, i cili eshte rrezimi i diktatorit te fundit komunist, Sali Berishes.
Si gjithnjë i juaji, Edi Rama. – Eshte doza e shiringes qe te ngulet ne menyre te pameshirshme, plot cinizem duke te vene kularin ne zverk e duke te poshteruar. Mallkuar qofte figura juaj, mallkuar qofshin fotot tuaja, mallkuar qofshin veshtrimet tuaja, pozat tuaja, retorika juaj, xhinga minglat tuaja e cdo gje qe perben qenjen tuaj eshte kthyer ne bestje e sadizem dhe poshteron cdo qenje te ndergjegjshme. Nga njera ane kemi me te vertete Langon, dhe nga ana tjeter kemi Gangon. Nga njera ane kemi Poshtruesin dhe nga ana tjeter kemi Arrogantin Kryelarte. Jeni kthyer ne nje kreature qe prodhoni vetem toksine, vetem helm ne ate jeshilen e mistershme te shpifur e te padurueshme qe te mpin e parelizon shpirtin e te helmon. Eshte nje jeteshkrim poshterimi, eshte jeteshkrimi yt si poltikan, eshte karrjera dhe modeli i nje te pabesi manjak e psikopat, qe fyen e poshteron. Aq i gjate sa je nuk je i mbrojtur nga oksigjeni moral i shoqerise – ky moral qe kemi – po i i gjithi i zbuluar nen rrezatimin e pabesise si ne nje grope te hapur ozoni, trupin ne oksigjen, dhe frymemarrjen/koken nen dioksine radioaktive te unit te manjakut. Dhe je i pameshirshem e cinik. Dhe je i pandershem me pushtllik. Dhe je poshtrues pa limit. Dhe kjo nuk ka te beje vetem me turpin apo shpirtin e trazuar e te tronditur, po ka te beje me ate qe quhet dinjitet. Ti, dhe vetem ti, me ben pis dinjitetin tim si qytetar. Ti me poshteron. Ti me ke poshteruar ne nje mije fakte e ngjarje qe nuk dua ti rrjeshtoj ketu se eshte koment dhe nuk dua te humbin vleren e nje akuze morale. Ti, dhe jo Ju, shume here i nis me vetedije me Ju komentin, po nga shpirti me del me Ti, ne mungese te nje gjetje tjeter te pranueshme per komentin. Per ato qe dine te lexojne portretet, eshte nje vujtje te shikosh e te lexosh portertet e politikaneve shqiptare. Eshte nje turture e nje poshterim kur shikon kur ato tradhtohen nga cdo muskul, nga cdo ngedheshje, nga cdo hipokrizi e gjuhes trupore e cfytyrohen. Puna ka arritur ne ate format ku asnjeri nuk ndjen me turp, tamam per krimin qe bejne hashiqare dhe me e keqja eshte qe kerkojne vemendje triumfatori per standartin amoral qe kane vene. Turp. “Te mirren historianet per ate qe bejme“ eshte maksima me cinike e poshteruese dhe standarti me amoral e i padegjuar. Ne jemi kthyer ne nje shoqeri ku pranojme qe politika te na ve targen e turpit e te poshtrimit. Cfar mund te presesh nga nje njeri qe pjeset me delikate e erotike te trupit i freskon e shetit pa dogane, dhe a mund te idetifikohet ky njeri si i moralshem!? Ky eshte nje agresor psikopat me i djallezuar se Berisha, me i kamufluar, i gjithi faktuar ne fakte te denueshme jo vetem moralisht. Braktisje, shmangje, denigrinim, turp, diskriminim, mosrespektim, pecmim, perbuzje, harrese, pedhosje, balte, hale, injorim, injorim, injorim deri ne perdhosje te moralit qytetar.Turp.
Ah më lale, Zap e bone me këtë shkrim Ramën, ç’figuracion të përkryer ke përdorur, duhet të ta çojnë shkrimin tek librat e letërsisë së 8-vjeçares për të gjetur figurat, shkallëzim, metafora, epitete, alegori.
Kaq i gjeta unë.
Po referencat për studimin tënd shkencor do t’i postosh këtu, të lutem.
Une studim shkencor!? Une jem si oso kuka mor tkeqen plaku. Shyqyr qe kemi internetin.
Pa nje fitore me 23-qershor sdo te kete asnje lloj drejtesie, vetem fitorja e PS-se ne keto zgjedhje, jep shancin e nje drejtesie te shumepritur.
Saljanet jane hedhur ne sulm, kjo shifet ku nga nje ane shajne dhe ofendojen zotin Edi Rama, dhe nga ana tjeter bejne gjynafqarin e te vrareve me 21-janar, sikur sishin takemi i tyre qe i vrau.
Jepi Edi Rama, fito dhe tregoju shqiptareve si behet drejtesia, se i ngopi Saliu me llafe keto 22-vjet dhe keta e dine drejtesine si nje muhabet kafeneje.
pirdh te çfryesh o ed
hahahaha o rame me ket aleancen e funit qe bone me Ilir bllokun ja ke fut ene familjes kardashian per pune morali. je per te qare hallin mor daj. as dy gisht b..th nuk ke mor plep. keto letrat i qa ti pranaj i duhesh metes, ti shkrush fjalimet kur te bohet kryeminister.
reji trutharet komuniste si Enveri 50 vjet po te kane mbete pak truthare.Tallu me 4 te mashtruarit se ke hall voten por tash humb si spata pa bisht.Sa per drejtesi zor e ke me vu per 21 janarin se duhet ti i pari pas hekurave
Po po kelmendas, t’i “rejë” ky trutharët, mua më vjen keq për ty, se vetëm shkrimi e këndimi të mungojnë sepse trurin e ke me shumë lëng.