
Kryetari i PS-së, di Rama, dhe deputetë të tjerë të opozitës kanë nderuar sot figurën e të rënëve për çlirimin e atdheut. Rama dhe përfaqësues të tjerë të opozitës kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Në prononcimin e tij para gazetarëve, lideri i opozitës e cilësoi si dhuratën më të bukur në këtë ditë dhënien e pafajësisë për Ramush Haradianjn dhe dy komandantët e tjerë të UÇK-së.
“29 Nëntori ka ardhur në mënyrën më të bukur përmes pafajësisë së dhënë sot nga Gjykata e Hagës për Ramush Haradinaj dhe dy të tjerët. Qysh prej sot, gjithë akuzat e hedhura mbi lavdinë e UÇK-së dhe ushtarëve të saj kanë rënë menjëherë”, tha Rama.