Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Ditën e djeshme, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, shefi i saj, si ishte pritur, bëri të njohur përbërjen e qeverisë së re, e cila do të jetë në të njëjtën kohë edhe qeveria “Rama 3”.
Për herë të parë në periudhën pluraliste një forcë e vetme politike është besuar të qeverisë në të tretin mandat radhazi, i cili aq sa do të jetë i vështirë, aq edhe mund të jetë shansi i ri i qeverisjes së mëtejshme, për të vazhduar në vite me prioritetet e saj dhe mbi të gjitha, për të shmangur gabimet, fajet dhe paudhësitë e tetë viteve të shkuara.
Shefi i qeverisë e di se ky do të jetë mandati më i vështirë në qeverisjen e tij; askush dhe asgjë nuk mund të bëhet alibi e punës së tij, nëse gjërat nuk shkojnë nga e mbara dhe mbi të gjitha, gjithçka rëndon mbi shpatullat e një ekipi, që i përzgjedhur ditën e djeshme, është para sprovës së madhe: do të mund kjo trupë drejtuese të ndërtojë atë vizion që kanë socialistët në këto vite, apo si mund të ndodhë, të jetë një periudhë e humbur dhe mote të shkuara dëm.
Edi Rama e ka zgjedhur me dorën e tij ekipin me të cilin do të drejtojë. Si gjithnjë, besnik i parimit të tij se gratë qeverisin më mirë se sa burrat, 12 zonja, të besuarat e tij, do të jenë së bashku me 5 kolegë, ministra e kryeministër, ata që do të mund të bëjnë disa realitete, shpesh herë të premtuara dhe pak herë të arrira.
Disa veçori të qeverisë së re.
- Pak vetë, qoftë edhe nga emrat e rinj, janë të provuar në poste të rëndësishme. Disa po rikthehen në funksione dikasteriale, të tjerë janë rishtarë, ose kanë lëvizur nga njëri dikaster në tjetrin, pa arritur të lënë si duhet vulën e punës së tyre. Ata kanë besimin e shefit të qeverisë dhe kjo është edhe kartëvizita e tyre për të pasur edhe besimin e shumicës socialiste, e cila do i miratojë pa mëdyshje në Kuvend.
Ata duan kohën e tyre për të dëshmuar nëse besimi kryeministror ka qenë i duhuri, apo do të jenë në zhgënjimet e radhës.
Koha do të dëshmojë për secilin e secilën prej tyre.
Askush nuk e di nëse do të jenë të suksesshëm në funksionet e tyre; askush nuk e di nëse ky ekip qeveritar do të vazhdojë të jetë i tillë dhe i njëjtë në katër vitet e ardhshme. Sprova e tyre fillon pas pak ditësh dhe do të jetë e rëndë: disa mund të shkëlqejnë, të tjerë mund të tërhiqen pas. Jo më kot shefi i qeverisë, para se të shpallte ekipin, bëri kujdes të theksonte “stolin e rezervës”, që nuk do të mund të presë gjatë. Paralajmërimi ishte i qartë dhe i kuptueshëm.
Por ata kanë një gjë të përbashkët, asnjëri prej tyre, të paktën, nuk është “non grata”.
Kjo është e rëndësishme, shumë e rëndësishme, sidomos për një qeveri, e cila si pak vetë e kanë pritur, fillon tani mandatin e saj të tretë.
Pak kush mund të besojë se ky ekip, para se të vejë në asamblenë socialiste, nuk ka patur të paktën një konsultim, në Rrugën e Elbasanit. Në ambasadën që bëri paralajmërimin më serioz në 30 vitet e fundit, se, kush mbështet të padëshiruarit, minuesit e demokracisë, i bën pjesë të vetes dhe shkon pas tyre, ai ekip, forcë politike a strukturë, do të hajë bar.
Ekipi “Rama 3” nuk ka mbi vete mëkatin e të qënurit i padëshiruar, sidomos kur shpallja është bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në fund të fundit, një gjë e tillë është mbi të gjitha akt besimi dhe mbi bazën e këtij akti duhet të jetë një qeveri e besueshme.
Për të qenë e tillë, pra të dhënë besim dhe për të pasur besim, procesi duhet të fillojë së pari nga vetë forca politike që i mandaton.
Nga e majta.
Sepse,
- Nuk kishte duartrokitje.
Socialistët, domosdo, do e mbështesin qeverinë e tyre, megjithëse ende nuk e kanë të qartë nëse ajo përfaqëson gjithë spektrin e tyre; që nga vizioni i së majtës, deri te përfaqësimi i krahinave, qarqeve, mjediseve, kohërave, gjë për të cilën, shefi i së majtës, deri tani, pak ka bërë kujdes dhe i ka kushtuar vëmendje.
Vetëm pak emra ministrash apo sekretarë shteti janë të lidhur drejtpërdrejtë me të majtën progresive. Asnjëri prej tyre nuk përfaqëson tani gjenezën e socialistëve dhe as një brez i furishëm eurosocialist që e gjeneruan këtë forcë politike në momentet më të rëndësishme të saj. Ndryshe nga sa ndodhi në emërimin e zotit Braçe, disa vite më parë, emrat e afruar nga zoti Rama dhe që do të miratohen nga parlamenti i porsa zgjedhur, nuk kanë mbi vete militantizmin e domosdoshëm dhe vendosës të së majtës.
Një pjesë e rëndësishme e qeverisë së tanishme është teknike, një pjesë tjetër e bashkuar me të majtën përmes posteve që kanë mbajtur në vite dhe të paktë ata që u bënë pjesë në ditë të vështira.
Tri gjëra të mëdha janë përballë kësaj qeverie, në të cilën, aq sa gjen emra përfaqësues të së majtës, aq ndeshesh me të panjohur, ose me ata që befas, duke u bërë pjesë e ekipit elektoral, e gjetën veten edhe pjesë të shumicës qeverisëse.
Së pari, rindërtimi dhe eliminimi i pasojave të tërmetit të nëntorit 2019. Si duket, pikërisht për këtë, jo edhe aq papritmas, u krijua ministria e posaçme e rindërtimit dhe si vazhdë e asaj që ka ndodhur deri tani, ministri i ri – i vjetër, do të jetë edhe zëvendëskryeministër, duke u ulur në karrigen e deritanishme të figurës karizmatike të së majtës, Erion Braçe.
Së dyti, pandemia. Deri tani, megjithëse ka sjellë pasoja dërmuese, ajo ka “dëshmuar” fat në fatkeqësi për të majtën.
Përballimi i saj, në momente të rënda dhe kaotike, për vetë enigmën e saj, solli rritjen e besimit të njerëzve në qeverinë “Rama 2”, e për rrjedhojë, rritjen e votës ndaj së majtës.
Nëse deri tani ka qenë përparësi politike përballimi i saj, tani me rikthimin e saj, ndoshta edhe më rëndë se më parë – sido që të jetë, ajo do të jetë vështirë e përballueshme nga njerëzit e zakonshëm, gjithçka mund të kthehet në të kundërt. Lodhja e njerëzve, shterimi i burimeve financiare, rëndimi i gjendjes mund të sjellin furinë politike mbi qeverinë e re dhe si ndodh në këto raste, ndëshkimi mund të bjerë mbi “koka turku”, por edhe mbi vetë qeverinë, që ende pa filluar mandatin e tretë, projekton e mendon për të katërtin.
Së treti, rritja e borxhit publik po bëhet gangrena e shtetit. Nën peshën e tij mund të groposen të gjitha: me qeveri e ministra, me parti politike dhe biznese, për të shkuar deri në thërrmimin e shtetit.
Shteti, në këto 30 vite, është thërrmuar një herë, pikërisht nga figurat politike që minuan demokracinë dhe tashmë janë “non grata”, jo vetëm për Departamentin e Shtetit, por edhe për Parlamentin shqiptar.
Do të lejojë qeveria e re që duke u groposur për vete të sjellë buzë greminës edhe shtetin?
Qeveria “Rama 3” është frut i besimit të shefit të shumicës qeverisëse dhe rrjedhojë e besimit të tij.
Koha do të dëshmojë nëse ishte zgjedhja e duhur.
Por, rikthehem në zanafillën e shkrimit: të paktën jemi të qetë se asnjëri është “non grata”.
Dhe kjo nuk është pak, pas 8 vite qeverisje.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Po pse o Bedri non grata eshte gjeja kryesore…sa dine te drejtojne mo burre? Kjo eshte kryesorja a dine te drejtojne? Kur thua ti…per kukulla jane ok…drejtojne safet e 5 oligarkeve…gati I cojne ligjet e udhexinet…hajt Tung Bedri lepini Ramen…
Ja ke fut kot. Non grata nuk shpallesh kur je ne pushtet.
Te ikin keta nga pushteti dhe te shikosh se sa do shkoje numri i non-gratëve.
Te pranosh “non grata-n” si “deshmi” morale, eshte si te pranosh qe askush eshte e çvirgjeruar pa u perdhunuar…
Pasi i vjen anes e anes ne fund fare artikullshkruesi e dergon me zor gjuhen atje ku dhemb dhembi, te Borxhi Publik katastrofe i kesaj qeverie 8-vjecare, me i larti i 30 viteve!
Ja kush eshte pra “non grata” qe ka te damkosur ne balle kjo qeveri Rama me Ahmetajn pas kepuce. Borxhi Publik. Pasoje e nje qeverisje ku Ekonomia drejtohet nga nje dhaskal i gjuhes angleze qe tok me kryeministrin njohurite ekonomike i kane ZERO!
Z.B.Islami OK.Ne i urojmë punë të mbarë Qeverisë Rama 3.Kemi besim se gjatë rrugës Rama do i zëvëndësoi ” Kujt e Karrocës”që ngecin në LLUCË.PS ka kontigjente për të formuarë 5 Qeveri e jo 1..1..!
-Po kështu,me këtë opozitë që kemi me Sb në krye..si fatkeqsia Kombëtare në 30 vite,Rama është i sigurtë se do fitoi edhe mandatin e 4-tër.
-PD dhe Haleatët i duhen mbi 10 vjet të merret me riformatimin e saj pa SB,LB,IM,MK,Mediun,Dulet,Ndokat,Salianët e Babales,etj.
-PD me frymë Berishiste di vetëm të shpif,Vjedh,Vrasi.OK..??
FLM DITA,BI.
Si c’do dite oficeri i ushtrise popullore do haje rracionin
Me shkrirjen e ministrise se rindertimit, ku shkon dokumentacioni per shpenzimet e ndertimeve te termetit?Apo shkrihet kjo ministri per kete qellim qe te zhduken gjurmet e shpenzimeve.
Sa kare qe je , more Beni , po pse kur suprimohet nje dikaster digjen dokumentet e dosjet e atij dikasteri ?
“patrioti” është Arben Ahmetaj vet , prandaj MOS u MËRZIT O Beno !! Lère BUDALLA-SHEJTANIN , se e GËNJEN MENDJA se do ti GËZOJ ato MILIONA €URO që JU ka VJEDHUR SHQIPTARËVE !!!
I BUZËQESH ndonjëherë AMBASADORJA e NDERUAR YURI KIM ose i jep PAK MUHABET ZV AMBASADORI AMERIKAN , dhe Arben Ahmetaj KUJTON se i ka SHOK , apo KUJTON se duke JU LËPIRË BYTHÈN AMERIKANÈVE SPAK , BKH dhe FBI do ta TOLEROJNË !!
E KUPTON se ç’farë KALAMAQSH dhe ÇILIMINJË të PËSHTIRÉ janè . O Beno VËLLAI !!
DHE ky KOMENTUESI me emrin “patrioti” është ZBULUAR nga SHISH dhe SHÈRBIMET qè èshté DITËZIU Arben Ahmetaj , ndonjèherè futet edhe me emrin “asnjeansi” SHPIRT ZIU Arben Ahmetaj , që do DËNOHET pèr GENOCID dhe KRIM kundèr POPULLIT SHQIPTAR népèrmjet RRËNIMIT EKONOMIK !!!
QESH ai që QESH i FUNDIT , O HAJDUT Arben Ahmetaj , sepse USA , CIA , DASH , FBI , të PËRDORIN dhe MBASI të kanë SHTRYLLUR si LIMONI dhe ta kanë PIRË gjithë LËNGUN , të hedhin tek KOSHI i FEKALEVE , O SHEJTAN – BUDALLA i DJALLËZUAR , që të GËNJEN MENDJA se mund të SHPÈTOSH !!!
SA ka parè AMERIKA si ti SURRAT ZI Arben Ahmetaj , ehuuuuuuu ehuuuuuuuuuu ehuuuuuuuu
SADAMIN e kishin tè tyrin
GADAFIN r kishin té tyrin
MUBARAKUN e kishin té tyrin
Ben Ali e kishin té tyrin
NORIEGÉN e kisjin té tyrin
BIN LADEN e kishin tè tyrin
Ku jané kèta ?????????‽
Ti Arben Ahmetaj mund tè kesh edhe PËRFUNDIM mé tè KEQ sesa kèta qè PÉRMENDA , sepse po të MALLKOJNË 4 MILION SHQIPTARË ÇDO DITË , dhe më BESO që MALLKIMI të ZË , O DRITÉ SHKURTËR , qè i FUT DUART e ZEZA tek PARATË dhe tek BUKA e GOJËS e FAMILJEVE SHQIPTARE !!!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
Te pakten nuk jane non grata,ngushellohet Bedriu!
Sa poshte e ke ulur steken,o Bedri,aq sa po na dukeni sikur i jeni dorezuar Rames pa kushte si gazete!
Po pse a nuk eshte vete Rama non grata ,qe sot ne Shqiperi nuk ekziston adnje element i demokracise dhe shtetit ligjor ku korrupsioni ka gerryer shtetin dhe njerezit flasin me vete?
A nuk ka qene Rama mbrojtesi i madh i te korruptuareve pas shperthimit te cdo skandali?
Pse pak ju duket ju deklarata e Rames se “,Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret” ,duke i amnistuar te gjithe ata ,qe nga Berisha e deri tek ai vete?
A nuk jane akte korruptive te gjitha PPP e dhena nga Rama,te cilat kane rrenuar financat e shtetit?
A nuk jane akte korruptive privatizimi i te gjithe sherbimeve shteterore kur ato duhet t’i kryente shteti vete,duke e shnderruar qeverine ne nje TAKSIDARE te kohes se pushtimit otoman?
“patrioti” është Arben Ahmetaj vet , prandaj MOS u MËRZIT O Beno !! Lère BUDALLA-SHEJTANIN , se e GËNJEN MENDJA se do ti GËZOJ ato MILIONA €URO që JU ka VJEDHUR SHQIPTARËVE !!!
I BUZËQESH ndonjëherë AMBASADORJA e NDERUAR YURI KIM ose i jep PAK MUHABET ZV AMBASADORI AMERIKAN , dhe Arben Ahmetaj KUJTON se i ka SHOK , apo KUJTON , se duke JU LËPIRË BYTHÈN AMERIKANÈVE SPAK , BKH dhe FBI do ta TOLEROJNË !!
E KUPTON se ç’farë KALAMAQSH dhe ÇILIMINJË të PËSHTIRÉ janè Politikanèt SHQIPTARË HAJDUTË të kétyre 30 Viteve , O Beno VËLLAI !!
DHE ky KOMENTUESI me emrin “patrioti” është ZBULUAR nga SHISH dhe SHÈRBIMET qè èshté DITËZIU Arben Ahmetaj , ndonjèherè futet edhe me emrin “asnjeansi” SHPIRT ZIU Arben Ahmetaj , që do DËNOHET pèr GENOCID dhe KRIM kundèr POPULLIT SHQIPTAR népèrmjet RRËNIMIT EKONOMIK !!!
QESH ai që QESH i FUNDIT , O HAJDUT Arben Ahmetaj , sepse USA , CIA , DASH , FBI , të PËRDORIN dhe MBASI të kanë SHTRYLLUR si LIMONI dhe ta kanë PIRË gjithë LËNGUN , të hedhin tek KOSHI i FEKALEVE , O SHEJTAN – BUDALLA i DJALLËZUAR , që të GËNJEN MENDJA se mund të SHPÈTOSH !!!
SA ka parè AMERIKA si ti SURRAT ZI Arben Ahmetaj , ehuuuuuuu ehuuuuuuuuuu ehuuuuuuuu
SADAMIN e kishin tè tyrin
GADAFIN e kishin té tyrin
MUBARAKUN e kishin té tyrin
Ben Ali e kishin té tyrin
NORIEGÉN e kishin té tyrin
BIN LADEN e kishin tè tyrin
Ku jané kèta ?????????‽
Ti Arben Ahmetaj mund tè kesh edhe PËRFUNDIM mé tè KEQ sesa kèta qè PÉRMENDA , sepse po të MALLKOJNË 4 MILION SHQIPTARË ÇDO DITË , dhe më BESO që MALLKIMI të ZË , O DRITÉ SHKURTËR , qè i FUT DUART e ZEZA tek PARATË dhe tek BUKA e GOJËS së FAMILJEVE SHQIPTARE !!!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖