Rama 40 ditë në bazë për fushatën e “Pastrimit”!

Saimir Lleshi

Nga e shtuna e shkuar, Partia Socialiste është rikthyer në bazë për të rivendosur edhe një herë kontaktin direkt me elektoratin.

Pavarësisht se nuk jemi në një vit elektoral dhe për më shumë kur kanë kaluar vetëm pak muaj nga zgjedhjet e fundit lokale, kreu i socialistëve, Edi Rama ka urdhëruar të gjithë të zgjedhurit e vet dhe ministrat socialistë të kabinetit qeveritar që të hyjnë në një komunikim të drejtpërdrejtë me elektoratin e majtë me moton “Për ta pastruar më tej Shqipërinë” dhe që do të shërbejë për t’iu shpjeguar atyre punën e kryer nga qeveria deri më tani në raport me situatën në të cilën ajo e gjeti vendin.

Kreu i socialistëve ka vendosur ta drejtojë vetë këtë fushatë komunikimi intensive me bazën, dhe stacioni i parë ka qenë juglindja, ku ai qëndroi gjatë kësaj fundjave dhe zhvilloi një sërë takimesh me strukturat partiake dhe qytetarët.

Ndërkohë që paralelisht me të, edhe të gjithë ministrat, koordinatorët e PS-së në rajone dhe deputetët sipas njësive vendore kanë zhvilluar takime me strukturat partiake.

Burime nga selia rozë kanë bërë të ditur se në kuadër të këtij turi është përgatitur një kalendar i plotë aktivitetesh për çdo njësi vendore, si dhe personat që do asistojnë në to, përfshi këtu ministrat, deputetët dhe drejtuesit vendorë të partisë.

Kështu mësohet se në përgjithësi ekziston një ndarje e madhe, ku kryesisht aktivitetet në veri do i drejtojë vetë Kryeministri, ndërsa në jug numri dy i partisë, Gramoz Ruçi. Gjithsesi, të dy drejtuesit e lartë partiakë do të jenë të pranishëm më shumë vetëm në takimet më të rëndësishme, të cilat në shumicën e rasteve do të tentohen të jenë dhe mediatike.

Ndërkohë që është përcaktuar që në të gjitha takimet e tjera, në çdo njësi do jetë i pranishëm një ministër i caktuar, sipas problematikës rajonale, deputeti i zonës dhe drejtuesi i partisë bashkisë përkatëse.

Ky tur komunikimi është vendosur të bëhet i ndarë nga pjesa tjetër e mazhorancës, pra nga ministrat dhe deputetët e LSI-së, pasi është konsideruar si një zhvillim i brendshëm partiak dhe jo qeveritar.

Natyrisht, ky veçim ka të bëjë edhe me një fakt tjetër, me shmangien e përplasjeve mes mbështetësve të dy partive kryesore.

Burime pranë selisë rozë kanë bërë të ditur për “Mapo” se në bazë ekziston një pakënaqësi e vazhdueshme sa i përket punësimeve.

Fushata e komunikimit me bazën vjen edhe si një fazë para mbajtjes së Kongresit elektoral që do të mbahet në janar dhe nëpërmjet së cilës kërkohet që të motivohen strukturat partiake për t’u bërë pjesë e procesit të riorganizimit deri në Kongres.

Natyrisht, është vendosur që çdo takim të shoqërohet në fund edhe me një proces të shpërndarjes së teserave për anëtarësimet e reja në parti.

E gjithë kjo fazë komunikimi me bazën është parashikuar që të zgjasë deri në 15 dhjetor dhe më pas, faza deri në Kongres do të shërbejë për koordinimet e fundit të të gjitha rezultateve që do konkludohen në Kongresin e janarit.

Share This Article
11 Comments
  • Pasi po hane po pine e po zhdepen me votat qe u moren elektoratit, te cilin e katandisen burgjeve, tani kane zbritur t’i bindin se po e bejne per te miren e tyre. O pika qe nuk u bie Alia Babe Rames dhe 40 hajduteve qe i vijne nga pas!

    • Popullit shqiptar
      Do t’i hapen syte
      Edvin Kristaq Rama
      I shkon per vizite

      Dyzet dite turne
      Neper Shqiperi
      Posi babagjyshi
      I vitit te ri

      Shqiptaret k’saj here
      Te zi e kane fatin
      Ne vend te dhurates
      Do marrin te gjatin

      • Popullit shqiptar
        Do t’i hapen syte
        Edvin Kristaq Rama
        I shkon per vizite

        Ne te gjithe mediat
        Te jepet haberi
        Do behet Edvini
        Sindozot Enveri

        Dyzet dite turne
        Neper Shqiperi
        Posi babagjyshi
        I vitit te ri

        Shqiptaret k’saj here
        Te zi e kane fatin
        Ne vend te dhurates
        Do marrin te gjatin

  • Indiferentizmi dhe mosperkushtimi i piktorit perkundrejt problematikave sociale, ka bere qe ky tallabythes i hapur me ndjenjat dhe pritshmerine e elektoratit te majte ta humbase perfundimisht kredibilitetin per te qene perfaqesues i tyre. Bojaxhiut te fasadave dhe ideatorit e bunkarteve mund t’i sajosh cfaredolloj etiketash apo emertimesh, por kurresesi nje te tille, qe do e perafronte sado pak me politikane, te cilet njohin dhe perndjekin politika te qarta majtiste.

    Eshte absurde te mendosh qe personi shkaktar per eksodin masiv i shqiptareve, per perkeqesimin gjithnje e ne rritje te ekonomise, per rritjen e pandalshme e taksave dhe cmimeve e si rrjedhije dhe per uljen e fuqise blerese te konsumatorit, per numrin tejmase te larte te arestimeve dhe burgimeve te piketuara te “bibilushave” te krimit, gjen sot kurajon per t’iu drejtuar me paturpesi po atij elektorati qe dy vjet me pare i fali votebesimin.

    Bukeshkali eshte nje i pabese qe pasi ja ke dhuruar buken, gjysmen e ha dhe tepricen e hedh pertoke dhe ta shkel para syve te tu me kembe. Jazek atij ja fal prap buken !!!

  • Nuk e marre vesh Edi Ramen
    dhe ai s’po me merr vesh mua: ia kam thene kaq here,
    Hiq dore nga propaganda, veriu punes, veri njerezit ne pune, dhe ai hic!

    Ia hodhen ca veze, si per here te pare verdhosen makinen e tij.
    Tani ky dereziu, na thote qe do shkoj une tek Populli!

    Dmth Edi rama po shkon tek VEZA!

    prite kur te kercasin vezet neper shqiperi!

  • Ne fakt ka shume te drejte z.Rama,sepse as parlamenti e as qeveria nuk ka ne perberje te saj te majte apo me keq akoma socialiste,Parlamenti ,qeveria bashkite kryetaret e qarqeve skane anje lidhje me PS,prandaj duhet pastrimi,ti pastrojme nga biznesmenet te cilet mendojne vetem per tu pasuruar edhe me teper ne kurriz te ketij populli te varfer,ta pastrojme qeverine nga ish punonj. e bashkise TR, nga OJF dhe OJQ,te pastrojme institucionet nga te PD-istet, e ti zevendesojme te gjithe me socialiste te ndershem aktiv qe kane 10 vjet qe u eshte kthyer kurrizi,e sot perseri jane te pashprese
    Vepro sa nuk eshte vone z. rama se elektoratin po ta merr LSI,sepse ate te japin buke per te ngrene,dmth PUNE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *