Rama, 5 mandate më i ri se Saliu

redaktor

Email nga adresa

[email protected]

 

Dje, Edi Rama kishte ditëlindjen. Mbushi 50 vjeç! Mendoj se mes kryeministrit 50 vjeçar dhe ish-kryeministrit 70 vjeçar, duhet bërë një krahasim moshor, i shoqëruar me “detaje” faktesh historike të jetës së të dyve. Mes Edit e Saliut, ka një distancë moshore të madhe. Edi është 20 vjet më i ri, Saliu është 2 dekada më plak. Sipas ditëlindjes reale (22 korrik 1944), Saliu ka lindur 5 muaj përpara çlirimit të Shqipërisë, ndërsa Edi ka lindur në korrik të viti 1964, kur Saliu 22 vjeçar u bë komunist. Edi e nisi politikën në vitin 1990, kur ishte vetëm 26 vjeç, ndërsa edhe Saliu e nisi politikën në vitin ’90, por pasi kishte mbushur 26 vjet si komunist e sekretar i PPSH.

Tashmë, 50 vjeçari Rama është kryeministër i Shqipërisë me rrugë të hapur karriere si moshë e sukses, ndëra 70 vjeçari Berisha është ish-kryeministër me rrugë politike e pushteti, të mbyllur përfundimisht si moshë e “biografi të zezë” qeverisjeje. Tashmë 50 vjeçari Rama është kryetar i PS si fitues, ndërsa 70 vjeçari Berisha është ish-kryetar i PD, si humbës. Troç, Edi Rama është 50 vjeç, ose 5 mandate pushteti, më i ri se Saliu. Ajo që Rama e Berisha kanë të përbashkët, por jo të njëjtë është energjia e tyre. Por dallimi është, se Rama i ka përdorur dhe po i përdor energjitë që ka për punë të mira në shërbim të vendit, ndërsa Saliu edhe energjitë e fundit që i kanë mbetur, po vazhdon t’i përdor kundër interesave të vendit e të shqiptarëve.

Share This Article
2 Comments
  • Po ti mor edepsez pse me krahason mua me Saliun?Po mendjen time e harrove ?Akoma se ke mesuar qe une I perkas rilindjes kombetare?Nuk ke vene ne dukje aftesite e mia si kercimtar,une kercej Naplonin ndersa Saliu se ka haberin e vallzimit ,une ne cdo vend qe shkoj flas gjuhen e vendit,kam goxha trup dhe jam 18 vjec.E Di Rama (babai I Saliut )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *