Kryeministri Edi Rama vizitoi një sipërmarrje të përpunimit të drurit dhe të arredimit në Kashar, e cila është krijuar dhe drejtohet nga një sipërmarrës, që punën dhe përvojën e 24 viteve në emigracion e ka investuar në këtë biznes.
Biznesi, i cili po konsolidohet nga viti në vit, duke rritur gradualisht edhe xhiron vjetore, do të përfitojë nga lehtësia më e fundit fiskale e qeverisë, tatimi mbi fitimin nga 15 në 5%, si rezultat i rritjes së pragut të xhiros vjetore deri në 14 milionë lekë, të cilën sipërmarrësit e shohin si një mundësi për të zgjeruar aktivitetin dhe investuar në teknologji moderne.
“E kanë xhiron nën 80 milion lekë, por çdo vit që kur është kthyer nga Greqia kanë vetëm rritje në biznesin e tyre. Janë nga ato bizneset e reja, që kanë krijuar emigrantët e kthyer në Shqipëri, që kanë marrë me vete edhe gjithë aftësitë andej dhe çdo vit, ne kemi vëzhguar nga tatimet, sesi rritet xhiro”, u shpreh Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.
Drejtuesi i sipërmarrjes shprehet i kënaqur që kërkesa për prodhimet e tij, sa vjen dhe shtohet, duke i dhënë mundësi që jo vetëm të rrisë xhiron vjetore, por edhe të paguajë një taksë më të ulët. “Sivjet kemi dhe me shumë porosi normalisht. Deri vjet xhiro vjetore ka qene tek 8 milionë lekë të reja. Kjo nuk na jepte mundësi të zgjeroheshim si biznes. Këtë vit, nga 8 milionë do të shkojmë në 14. Kjo gjë na jep mundësi që ne të zgjerohemi si biznes, të shtojmë punëtorët. Gjithashtu ai 15 % tatim-fitim që është bërë 5%, na jep më shumë dorë që të ecim më përpara dhe të shtojmë punëtorët.”.
Duke inkurajuar sipërmarrësit që të rrisin numrin e të punësuarve, Kryeministri tha se me rritjen e xhiros vjetore deri në 14 milionë lekë që përfiton nga tatimi mbi fitimin 5%, biznesi i vogël çlirohet nga informaliteti dhe deklarimet abuzive, të cilat bëheshin për të mos paguar detyrimin prej 15% të tatim-fitimit.
“Ky është dhe qëllimi. Këtë gjë ne do të kishim dashur ta bënim më përpara, por nuk i kemi patur mundësitë. Janë krijuar mundësitë për ta bërë dhe gjithë ideja kjo është, që atë që ndodhte në pragun 80 milionë, aty ku praktikisht ezaurohej vetëm me 5% taksën e fitimit dhe kalonte në 15%, – ta shmangim, sepse mblidheshin të gjithë aty dhe normalisht, edhe ju keni qëndruar aty poshtë për të mos e nxjerrë kokën sipër, që të merrnit trefish goditje fiskale.
Aty është një fashë e tërë që kishte hile, informalitet, gënjeshtra për të gënjyer njëri-tjetrin. Tani besoj që kjo çlirohet komplet, sepse deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit me 5 % taksë, nuk e ka asnjë vend i rajonit. Na intereson shumë punësimi, ngaqë ju do të rrisni investimin për t’u zgjeruar, sepse nuk do të keni më frikë që po të kaloj këtë, do më vijë trefish taksa. Na intereson shumë për këto lloj investimesh prodhuese që janë shumë pozitive për tregun vendas, por edhe për eksportet, sepse janë shumë nuk le të tilla që kanë kapacitete profesionale për t’ju përgjigjur eksportit.”
Ndërkohë, Kryeministri këshilloi se një menaxhim i mirë i të ardhurave, në raport me punonjësit, do të jetë shumë më dobiprurës për vetë sipërmarrjen. “Duhet ta ndani fitimin me punëtorët në sensin që ata jetojnë në një familje që prodhon dhe fiton edhe ta ndjejnë si pjesë të tyre këtë gjë e jo që thjesht vijnë këtu për të punuar dhe trajtohen thjeshtë si punëmarrës, por edhe si pjesë e zhvillimit.
Aty ku punëtorët ndjehen si aksionerë të ndërmarrjes, në kuptimin pjesëmarrës, pasi pronari kujdeset edhe për disa aspekte që janë përtej asaj që “kjo është rroga”, aty kompanitë ecin shumë më mirë. Ke njerëz me energji pozitive që japin gjithçka nga vetja,”- u shpreh kryeministri. Sipërmarrësi premtoi se “ 10% fitimi i ynë do të shkojë tek rrogat, tek punëtorët tek makineritë e teknologjisë së re”/ TCH
l.h/ dita
Nder gjerat e pakta te sakta qe ka buxheti 2019.
Ramiu ka te drejte ne kete pike. Do te bej biznes tjetri, dhe 8 mije euro ne vit fitime nuk jane shume. Biznesmeni thote qe do marre me shume punetore. Llogjika duket normale, por experiencat kane treguar se fitimi mbahet per vete.
Problemi tjeter. Perllogaritja e taxave kur kalon maximumin e tabeles mund te behet me gradim. Nese 140 milion i duken aty te 80shi kjo eshte mashtrim. Taksa per keto kategori te jete e ndermjetme. Konfuzioni qendron cilat aktivitete te tjera ulen taksen, dhe kujt i ngeli 8 %, dhe kujt 15. Ketij mikut i paska vajtur 5 fare.
Por llogari nuk eshte kaq e thjeshte.
Ky bizbesmeni perdor dru. Lenda drusore eshte pasuri natyrore. Si e tille dhe shkaterrimi i natyres dhe perdorimi i resorseve natyrore si burim fitimi ka kosto sociale dhe kosto natyrore te demtimit te ambientit. Keto kosto duhet the reflektohen te taksa e biznesit ne fjale. Sepse te demtohet ambienti nuk ka pse vuajne shqiptaret te mbyten nga CO se priten pemet, sepse do te bej biznes filani..
Qeveria nuk mund ta konsideroje burimin natyror si te drejte te dikjut, por prone te gjithkujt, dhe taksa ndaj atyre qe perdorin burimet natyrore per lende te pare, dru, gure, uje, nafte, minerale.. etj duhet te jene me telartat nga te gjitha.
Keto favore jane tip feufaliste she teper driteshkurtra per te siguruar nje ekonomi afatgjate.