23 maji, një muaj fiks nga zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, solli edhe hapjen zyrtare të një fushate, të një “count-down” që në fakt ka kohë që ka nisur në Shqipëri.
Këto zgjedhje pritet të jenë historike, pavarësisht nëse e djathta do të fitojë një mandate të tretë apo do të humbë për herë të parë pushtetin me zgjedhje, sepse mbi të gjitha do të jenë një test i vërtetë për të gjitha palët në vend, një test për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Për këtë arsye, “Top-Story”, emisioni i përjavshëm politik i Sokol Ballës, u zhvendos këtë të enjte në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, atje ku gjatë mbrëmjes, Partia Socialiste prezantoi kandidatët e saj të Tiranës, duke hapur zyrtarisht fushatën në kryeqytet.
I ftuari, për të debatuar jo vetëm për programin, por edhe pritshmëritë, dyshimet, aleancat, raportet me ndërkombëtarët dhe shumë çështje të tjera me rëndësi, ishte lideri i opozitës dhe kandidati për kryeministrin e ardhshëm, zoti Edi Rama.
Përkrah Ballës, të pranishëm në “studion” e improvizuar në Pallatin e Sportit ishin edhe tre analistë të mirënjohur, Mustafa Nano, botues i “Respublikës”, Skëndër Minxhozi dhe Arjan Vasjari, nga e përditshmja “MAPO”.
Sokol Balla – Zoti Rama, mirësevini në Pallatin e Sportit. Cila është ndjesia juaj pas këtij prezantimi, në këtë takim në “Asllan Rusi”?
Edi Rama – Ishte një ditë me të vërtetë e mirë, në të cilën ishte befasues entuziasmi i treguar nga pjesëmarrësit, i cili për mua ishte me të vërtetë shtangës, pavarësisht se kam drejtuar shumë takime elektorale në këto vjet. Rikthimi në këtë Pallat Sporti, pa publik, më kujton nga ana tjetër kohën time kur luaja basketboll, më kujton zhurmën e goditjeve të topit mbi parket, ishte koha kur stërviteshim apo luanim në këtë Pallat.
Sokol Balla – Cila është pritshmëria juaj, një muaj nga zgjedhjet?
Edi Rama – Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Gjithçka, lë të kuptohet që nuk ka si ndodhë ndryshe, por këto janë zgjedhjet në Shqipëri dhe kanë gjithmonë edhe imazhin e keq të së shkuarës që pengon, jo thjesht në kuptimin e frikës se çfarë do të ndodhë, por të faktit që kemi hyrë në një garë të procesit kur ka filluar një presion shumë i madh mbi njerëzit, mesuesit, sipërmarrësit, nënpunësit e administratrës e kjo nuk është normale në një vend demokratik.
Sokol Balla – Është kjo arsyeja (presioni i lartpërmendur) përse donit ta mbanit brenda fushatën?
Edi Rama – Jo kjo nuk ka lidhje. Ne kemi një stategji tonën, një skenar tonin të zhvillimit të këtij “filmi” 30-ditor dhe është plotësisht e qëllimshme që prezantimi të bëhej në këtë sallë, duke pasur parasysh që edhe sheshet do të kenë kohën e tyre. Por, në fakt, në prezantimet në qarqe zgjodhëm të ndalemi në mjedise të hapura dhe jo në sheshet e kryesore, e ishte e befasuese, pasi pati shumë më shumë njerëz nga sa kishim parashikuar në këtë skenar. Në kontekstin e pyetjes suaj, qoftë Pallati i Sportit në Vlorë apo në Durrës, janë pjesë e skenarit tonë dhe nevojës për të pasur një koreografi që zhvillohet brenda sallës.
Mustafa Nano – Në fjalim e cilësuat entuziasmin e sallës më të madhin që prej vitit 2000. A do të donit t’i mbanit zgjedhjet sot, pikërisht për të shfrytëzuar këtë entuziasëm që ju përceptoni?
Edi Rama – Kur pushteti vë gjithë forcat e mekanizmat e tij në dispozicion të fushatës, kjo nuk është diçka që e favorizon opozitën. Është diçka që në mos e favorizon pushtetin, së paku i jep mundësi të ruajë të njëjtën distancë. Nga ana tjetër, ne me sondazhet tona konstatojmë një tendencë interesante rënie në anën e pushtetit, një tendencë që përkon me momentin pas bashkimit të PS me LSI dhe forcimit të aleancës opozitare, duke bashkuar të gjitha forcat e qëndrës së majtës, sigurisht edhe forca të tjera. A është e lidhur me këtë apo e lidhur me një moment zgjedhje të marrëdhënieve të elektoratit me pushtetin, kjo është një çështje që kërkon një analize të tërë.
Skëndër Minxhozi – Ka tre sondazhe që janë bërë së fundmi në dhe është realisht e vërtetë që ai që dikur njihej si 100 metërshi i fundit i Berishës, ai sprinti i fundit kur kapte përqindjet, të paktën në këto referenca të vogla dhe të pakta nuk del sepse unë kujtoj që në 2009, në sondazhe dhanë tendencë zbritëse për opozitën sa më shumë afrohen zgjedhjet. Ju si përceptim, mendoni se deri në fund të fushatës do të respektohet ky trend?
Edi Rama – E vërteta është që ka një klimë tjetër edhe po të nisesh nga marrëdhëniet e personave me detyra në shtet në raport me ne. Në 2009-n ne s’kemi pasur drejtues drejtësie që të na kontaktonin në mënyrë të fshehtë për të na dhënë informacione, drejtues në dikastere që na jepnin informacione dhe s’kemi pasur kaq shumë denoncime, sa kemi nga mësues dhe prindër lidhur me presionin që bëhet nëpër shkolla, gjë që flet për një klimë ndryshimi të rëndësishëm dhe në radhën e mësuesve po gjejmë shumë aleatë sipas zonave, që edhe pse janë të detyruar të paraqiten si të gjithë rrogtarët e shetit nëpër zyrat e PD në lagje, prapë se prapë nuk hezistojnë që të bashkëpunojnë me deputetët tanë.
Skëndër Minxhozi – Kujt ia atribuoni këtë peshë më të madhe të rritjes në sondazhe?
Edi Rama – Unë i jap peshë të gjithë elementëve, pasi besoj që nuk ndodh në një fushatë që të dominojë vetëm njëri element. Është si të thuash që Obama fitoi vetëm falë refuzimit popullor për Bushin ose vetëm falë aftësive dhe programit të tij të shkëlqyer. Nuk mund të ndahet.
Arjan Vasjari – Unë nuk bie në kurthin e sondazheve, e pavarësisht se i marr të mirëqënie, kam një përceptim të ndryshëm. Po të shikosh rrugëtimin e PS, duhet ndarë nga ai deri në 1 prill dhe ai pas, kur u bë aleanca me LSI-në. E keni menduar ndonjëherë që aleanca me LSI-në mund të prodhonte kosto ose të prodhonte diçka shumë më të ulet nga çfarë pritej?
Edi Rama – Bashkimi me LSI-në ka prodhuar një energji të shtuar në të gjithë këtë proces. Sigurisht që ju keni këndvështrimin tuaj, për në timin unë besoj se ne diktojmë ritmin e fushatës dhe tanimë prej kohe, jo thjesht nga bashkimi me LSI, axhendën e temën e ditës e mbi të gjitha pa asnjë dyshim, besoj që kemi me vete një frymë ndryshimi që po vjen duke u intensifikuar. Ne se kemi pasur problem ndonjëherë mbushjen e sallës, si një forcë e rëndësishme politike që jemi, por ju siguroj që entuziasmi si sot, që shoqëroi të gjithë takimin, nuk e kam parë më parë, pra është një frymë që po ndihet. Lidhur me përceptimin tuaj, ne nuk bazohemi në sondazhet telefonikë, por në fokus grupe që japin rezultate të vërteta sondazhesh dhe nga fokus-grupet kemi marrë mesazhin shumë të qartë që bashkimi jo vetëm duhej bërë, por do të zgjeronte mbështetjen për opozitën dhe kjo po provohet, ndonëse ishte diçka e pamatshme që nuk dukej në sondazhe.
Arjan Vasjari – LSI ka bërë “pit-stopin” politik më të çuditshëm të globit, e lë pushtetin dy muaj nga mbarimi i mandatit, për t’u bashkuar me një forcë me të cilën synon të rikthehet përsëri në pushtet. Kjo do të thotë që vetëm 30 ditë më parë, LSI ishte pjesë e pushtetit, që nëse pranojmë që ka një rënim, ishte i përbashkët. Madje LSI-ja ka sjellë kosto në atë qeveri dhe e kam të vështirë të kuptoj mutacionin gjenetik që LSI, si do ta ketë një transformim të tillë. Si mund të rehabilitohet kjo forcë për 30 ditë?
Edi Rama – Nuk jam këtu për të folur për LSI-në dhe nuk flas dot në emër të tyre, por ajo që është interesante është që nga “pit-stopi”, LSI ka dalë me një sasi karburanti më shumë dhe sot, sipas sondazheve është më lart nga sa ishte përpara. E njëjta gjë vlen edhe për PS. Kemi pra një situatë ku koalicioni opozitar ka një diferencë më të madhe pas bashkimit. Mbi rënimin, aq sa mund t’i bjerë Spiro Kserës përgjegjësia për papunësinë, aq e ka fajin LSI për fajin e rënimin, që ishte pjesë eprogramit dhe partisë që udhëheq koalicionin. E them dhe e përsëris, Saliu ndërtoi një sistem të bazuar në pazar dhe ndarjen e qeverisë me feude, duke lënë sipas asaj ndarje që u ra dakord, që secila të manaxhonte ato forumet e veta dhe shteti të thërrmohej duke humbur koherencën në zbatimin e programit, duke humbur ndërveprimin dhe duke u kthyer në një rënojë që sot e kemi të gjithë para syve.
Sokol Balla – Si ju me aleatët prisni të formëzoni funksionimin e pushtetit, duke marrë shkas nga ajo që thatë me sondazhet?
Edi Rama – LSI krijon shumicën natyrale, që është shumicë në popull historikisht dhe mos t’i hymë të shkuarës, por nga 2005 e sot, Saliu qeveris me pakicën duke përfituar nga situata të caktuara majtas. Shtysën e parë e të fortë për të ndertuar këtë aleancë e kam pasur në tavolinën e negociatave për president, me Saliun përballë, Metën majtas, e Idrizin djathtas, e unë në krahun tjetër, isha i vetëm e përballë kisha qeverinë, ndërsa në fakt ishte PS me një copë njeriu atje përballë që është pakica reale.
Skëndër Minxhozi – Në një aspekt, ndaj skepticizmin dhe pikëpyetjen e Vasjarit. Besoj se është momenti i drejtë për t’iu pyetur, si kryetar i opozitës, nëse keni ndërtuar një marrëveshje të mirë për zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve? Brenda marrëveshjes, si e shihni peshën elektorale të secilës parti dhe për t’iu pyetur drejtë, sa mandate synoni të merrni?
Edi Rama – Që këtu fillon edhe ndryshimi që ka ndodhur, unë mendoj që kapërcimi i të shkuarës nuk është një shtrëngim duarsh apo një vendim, për t’u bërë bashkë në garë afatshkurtër, që do të sillte më pas me mijëra probleme, por është vendimarrje për të parë më larg se kaq dhe ndërtuar një partneritet strategik e besoj se këtë po bëjmë. Sigurisht ka një garë kush do të marrë më shumë vota, ne duam më shumë për PS, LSI për vete etj, por PS–LSI është bashkimi strategjik i një aleance që ne e konceptojmë si e njëjta fuqi, e ndarë në dy pjesë komplementare me njëra-tjetrën dhe arsyeja përse në këtë moment kemi përfshirje në listën tonë të një njeriu, Spartak Brahos, i cili ka një histori të gjatë me të dy partitë, është pikërisht simbolika e shkrirjes së një kufiri që ne nuk e shohim të domosdoshëm për nesër. Ne nuk e shohim të domosdoshme që të kapim kaq shumë vota që mos varemi e asansjelltas. Ne besojmë se objektivi i 80 votave si pikë maksimale nuk është utopik, ndërsa mendoj që 77 deputetë, me zgjedhje normale e jo të pastra si në Europë, është i arritshëm.
Mustafa Nano – Shtypi ka folur për problem Kryeministror. Unë nuk e besoj dhe nuk e them me idenë që do të kenë probleme pas zgjedhjeve, por shqetësimi im është sa efiçente do të jetë qeverisja. Si do të bëhet të ndërtohet një qeverisje që të japë fryte, ky është shqetësimi im. Vasjari, ka kapur nga ana e tij një pikë të vlefshme, që 1 prilli mbart një lloj sëkëlldie morale, por nga ana tjetër unë shoh që ka krijuar një lloj avantazhi elektoral, që mbase në një vend tjetër do të ishte e çuditshme duke pasur parasysh sfondin historik, por që unë me vetë mjetet e mia e shoh dhe konstatoj.
Edi Rama: Unë besoj që imoraliteti më i madh do të ishte të mos shfrytëzohej mundësia për ta bërë këtë bashkim në kushtet kur mundësia u krijua, pasi nuk ka gjë sot më imorale se sa të ruash një kullë fildishi dhe të lësh Saliun të rënojë Shqipërinë më tutje dhe më tej. Kushtet e zgjedhjeve në Shqipëri e bëjnë të domosdoshme parjen e kësaj me sytë e pozitiviteti. Ishte gjëja e duhur në momentin e duhur për të shmangur një katastrofë, mandatin e tretë të një qeverie që s’ka më asgjë për të ofruar.
Po kalove ti pas zgjedhjeve si person me Pd dhe po te pranuen atehere behet 81 depudete grupi i PD.Ndryshe sic tregojne bathhet eshte e pa mundur Ramush
23 Qershori do te rilid Shqiperin, vamoirin Sali do ta ekstrodojme ne burgun e ordinereve ne KAVAJE, pa brek antiplumb, sikur dhe llamerine 8 mm te vere nga pas, do t’i cpohet
RAMA do te jete kryeministri i shqiperise kjo duket SALA do dale ne pension , jo per gje ,po eshte i dale boje .