Koalicioni i majtë, ka prezantuar sot në Mat kandidaten për bashkinë e madhe të Matit, Adelina Farrici, për të cilën kryeministri Edi Rama tha se është një model suksesi kombëtar
“Dëgjova se ca janë mërzit se i ka ik emri Burrelit, por emri nuk i ka ik, meriton të quhet bashkia e madhe e Matit”, tha Rama për rikonfigurimin e hartës territoriale. Teksa ka krahasuar Qeverinë me BEnë, Rama tha: “BE më i avashtë se qeveria jonë se ata i kanë në terezi punët, se ne duhet të ecim më shpejt”. Për problemin e mbetjeve, kryeministri u shpreh: “Që kur hyri Saliu në këto punë, na doli nami si pisanjos, bënin plehrat xhiro duke qelbur mjedisin… s’u bë asnjë investim serioz për grumbullimin e plehrave, tani që kemi një bashki të madhe është e mundur për të pasur një shërbim grumbullimi…”, tha shefi i Qeverisë.
Duke folur për kandidatin e PD-se, Rama e quajti ate te lodhur, qe duhet vetem per punet politike te PD-se. ‘Kanë gjetur një të lodhur këtu dhe ky të dali tek dera atje të thotë: s’kam ca bëj unë se s’më le qeveria, hajde rrëzojmë qeverinë, se vetëm për politikë i duan”. Ndersa ka vleresuar shume figuren e Adelina Farricit, Rama nuk ngurroi te beje batuta si gjithnje, ku ne qender te fjales se tij eshte gruaja. “Ne 18 muaj, Adelina me ka derguar mesazhe, telefonata, letra me protokoll, a ka ardhur ndonjë kryetar bashkie i PD, ai i Peshkopisë, Klosit, për të kerkuar projekte? …Apo s’është Adelina që i tremb të gjithë atje në Tiranë. Po të ishte për të qenë rehat e për të mos e vra mendjen, më mirë mos ishte Adelina, të ishte ai i lodhuri t’ja fuste gjumit, ne na hapet shumë më tepër punë me Adelinën, por ne këtë punë kemi.
Ju siguroj se duke votuar për Adelinën, ju investoni jo vetëm për kryetaren e bashksië që meritoni, por edhe për ta lidhur edhe më fort qeverinë me Matin, kryeministrin me Matin, dhe unë do jem pranë Adelinës, pranë jush, do mbështesim cdo projekt për të cilin Adelian do na bindë. të jeni të siguritë, Adelina është ndër më kurajozet dhe më të fortat me të bind me argumenta”.
Adelina eshte kandidatja e duhur per bashkine e matit. Ajo ka bere nje pune shume te mire ne Burrel duke rregulluar disa shkolla dhe duke sistemuar parkun dhe te gjitha rruget. Ajo e ka justifikuar besimin qe i dhane qytetaret ne 2011 prandaj mendoj se e meriton dhe nje mandat tjeter.
Per here te pare kemi pare ne Burrel nje kryebashkiake qe punon per qytetaret dhe qe degjon problemet dhe hallet e tyre. Per 4 vite qe ka qene Adelina ne krye te bashkise Burreli ka ndryshuar fytyre.
Burreli beri shume mire qe votoi per Adelinen sepse ajo beri shume pune ne krye te bashkise.
Adelina eshte model frymezimi per te gjitha grate e veriut, ajo arriti te thyeje tabune maskiliste dhe te jete me e suksesshme se cdo burre tjeter qe ka drejtuar bashkine e Matit. Gjate ketyre viteve ka treguar perkushtim ne detyre dhe ka fituar respektin e burrelsve, prandaj e meriton te perfaqesoje serish ne krye te bashkise.
Cdo kandidat i majte eshte i duhuri, per sa kohe do te bashkepunoje ngushte me qeverine per te rindertuar qytetet, nderkohe te djathtet jane pengues te reformave per te perfituar politikisht, deri me sot vetem kane destabilizuar politiken, gjithmone jane ftuar neper tryeza per te bashkepunuar per reformat e medha, por vetem kane penguar se nuk u intereson qe ky vend te ece perpara.
Drejtimi i duhur per shqiperine do vazhdoje sa te shohim nje shqiperi te rilindur.
Puna do jete nje nga arsyet qe do mbeshtetet Zj Adela. Nje njeri qe punon eshte gjithmon i dashur nga te gjithe.
Por kjo gare per te eshte e thjesht se ne krahun tjeter ka nje kandidate qe nuk ben gje tjeter vecse qendron ne karrigen e vet per te shit mend qe jam une ketu, edhe mbush xhepat e vet dhe te njerezve te vet.
Vendi ka nevoje per mireqenie dhe dinjitet, jo per mashtime dhe premtime fushate.
Te gjithe mund te premtojme, por puna duket vetem ne praktike dhe jo ne fjalime te bukura.
Teska lexoj kete lajm ndjej keqardhje per kryeministrin e vendit, i cili ofendon te zgjedhurit politik te PD , duke e treguar nivelin e tij te RILINDJES! Nuk mund te kete RILINDJE Shqiperia me njerez te pakulture si kryeministri E.Rama i cili flet gjithe mllef per kundershtaret politik pa i njohur vete individet. Nuk mundet te quhet RILINDJE kur nga goja e tij dalin fjale “” …ju siguroj se duke votuar për Adelinën, ju investoni jo vetëm për kryetaren e bashksië që meritoni, por edhe për ta lidhur edhe më fort qeverinë me Matin, kryeministrin me Matin, dhe unë do jem pranë Adelinës, pranë jush, do mbështesim cdo projekt për të cilin Adelian do na bindë. të jeni të siguritë. “” kjo duket ashiqare presion psikologjik ndaj popullit te tij, dhe thote pastaj qe ne jemi me demokrat se demokratet… Shpresoj dhe uroj qe populli ti jape nje shuplake te forte PS …