Gjatë fjalës së tij në konferencën “Një administratë europiane për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, kryeministri Edi Rama theksoi nevojën që administrata publike të marrë trajtën e një administrate europiane, solide dhe të respektueshme nga të gjithë. Shefi i qeverisë nënvizoi se administrata i përket shoqërisë dhe si e tillë duhet t’i shërbejë asaj dhe jo politikës.
“Administrata do të jetë themeli i Shqipërisë europiane, anëtare e Bashkimit Evropian. Në një realitet që jetësohet këtu në vend. Realitetin evropian të jetës së këtij vendi dhe që pikë së pari fillon aty ku qytetari troket dhe dera e administratës hapet për ta dëgjuar dhe për ti shërbyer. Administrata i përket shoqërisë, që kërkon me të drejtë që administrata publike të ndahet nga politika.”- u shpreh kryeministri.
Sipas Ramës, “politika si besim i njerëzve për ta bërë jetën më të mirë duhet të mos ndahet nga bindja e çdo nëpunësi se në administratë është për ti shërbyer njerëzve, pavarësisht bindjeve të veta dhe bindjeve të tyre. Politika është mjet për ta bërë më të mirë bashkëjetesën mes njerëzve. Politika nuk është mjet për të kapur sistemin, por është sistemi i komunikimit që e bën më të mirë të sotmen dhe më të garantuar të ardhmen.”
Kryeministri Rama theksoi se vendit i duhet një administratë publike që nuk e pranon diktatin për të bërë korrupsion.
HARITO-ADMINISTRATËS: ASKUSH NUK DO T’JU KËRKOJË MË VOTAT ME LISTË NË DORË
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito thekson vendosmërinë e qeverisë së re që rekrutimet në administratë të bazohen në meritë dhe jo në njohje. Në konferencën për administratën publike, ministrja Harito tha se qeveria ka vullnetin e qartë për të lënë pas të shkuarën dhe për të ecur drejt zhvillimit.
“Askush nuk do t’ju kërkojë më me listë në dorë votat. Për në meritokracia dhe integriteti moral janë të pandashme. Kush e merr pozicionin me meritë ka mundësi ti dalë për zot. Askush nuk mund të sillet sikur zyra e shtetit është pronë e babait, sepse do të mbajë përgjegjësi përpara ligjit. Ne e kemi filluar punën me rekrutimet. Njerëzit janë ata që janë, gjithnjë do të kenë tentacion të favorizojnë dike apo dike tjetër. E rëndësishme është të ndërtojmë sistemin. Po përpiqemi të bëjmë një ndryshim të madh, punësimet me meritë dhe jo me njohje.”- deklaroi ministrja Harito.
KONKURSI PËR KREUN E DAR, NIKOLLI: VENDOSËM STANDARDIN E GARES SË NDERSHME
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolli, duke iu referuar konkursit për zgjedhjen e 13 drejtorëve të Drejtorive Rajonale Arsimore, theksoi se institucioni që ajo drejton vendosi standardin e garës së ndershme, të bazuar në gjithëpërfshirje dhe transparencë, për zgjedhjen e drejtuesve të arsimit.
“Ne nuk e nisëm punën me emërime, por duke dëgjuar të gjithë aktorët që drejtonin arsimin parauniversitar në vend. Pamë se si shkeljet e gjetura konfirmuan dëshmitë e dhëna nga shumë prindër dhe nxënës. Kishim përpara një sistem të kalbur arsimor të udhëhequr nga diktati. Ne zgjodhëm 13 drejtorë, ashtu sikurse ligji thotë me një proces transparent të bazuar në ligj. Do të vijojmë me këtë proces edhe në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave dhe mësuesve të rinj. Koha do të provojë vlerën e këtij procesi. Kush ka çfarë ti japë arsimit, qofshin demokratë e socialistë do të ketë vendin e vet për të shërbyer.”- deklaroi Ministrja e Arsimit.
Miro more zoti Rama mire.
Mos ki merak se do te vijne votimet prape dhe do ta shikosh se sa do te fitosh.
Ishe ti ai qe predikoje se ata qe kane fituar gjyqet do te rikthehen ne pune;ata qe jane pushuar nga puna per bindjet politike do te rikthehen ne pune etj etj. Kurse tani na tregon brockulla.
Por edhe ate teori qe predikon se duhet te punesohen specialistet dhe te aftet, e ke vetem per demagogji,sepse po e shohim qe po emeron drejtora ata persona qe per tjeter kane studjuar,per tjeter jane dipllomuar dhe per tjeter i emeron zotrote.
Ja ke kaluar edhe Enver Hoxhes se vitit 1945 kur emeronte drejtora partizanet pa shkolle. Por ai e kishte nga halli sepse 90 % ishin analfabete ne shqiperi.Po ti? Pse?
Me vone do te ti tregojme me emra dhe jane objekte humori emerimet tuaja zotni.
******************************************************************************************
Z.Rama, mos harro paralajmerimin e Lul Bashes: “Kujdes po shkel vijen e kuqe” ? …. pra krimi Berishian filloi te veproje pa u mbushur 100 ditet ….
“Dora e Zeze” e Kriminelit Sali Berishes kerkon “destabilizim” te Shqiperise dhe “mesazhin e keq” per t’u mos pranuar ne EUROPE.
Z.Rama, vepro me force kunder krimit-politik te PD-se.
*******************************************************************************************
lere demagogjine sepse po i shikojme emerimet qe keni bere,si mendoni qe nuk e kuptojme se cfare po beni,por do te keni te njejtin fat si PD sepse likja po te mer nje pjese te mire dhe kur te besh llogarite do te shohesh qe do te marre edhe PS-ne dhe do ngelesh me gisht ne goje
po si jo.vetem te aftet po fusin.drejtori me kerkoi me ndershmeri te jepja doreheqjen.mqs nuk e dhashe doreheqjen me pushoi nga puna.menyra e pushimit ishte shume e lezetshme.ma dorezuan letren e lirimit nga detyra nje jave pasi ishte firmosur.por,sic tha drejtori une nuk kisha mik per te qendruar.fuck off rilindja.
Zonja Harito… nuk do ti kerkoni me administrates te militoje?! S’ka nevoje, sepse ata qe u kerkuan punonjesve te militonin, ne fushaten e PD, ju sot i keni vendos Drejtora… ndersa ata qe u votuan po vazhdoni ti mashtroni me demagogjin tuaj qe nuke pertyp me askush.
Zoti Kryeminister, Rilindasit e sotem nuk mund te mashtrohen me! Ta gezoni dhe vendimin e Gjykates Kushtetuese!