Rama: “Air Albania” në vjeshtë prek qiellin europian, filloni shani tani

Elena Tase

Kompania e fluturimeve Air Albania, nis fluturimet me Italinë në fillim të vjeshtës, pasi deri tani fluturime janë vetëm drejt Stambollit. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama në profilin e tij në rrjete sociale.

“ALBANIA DREJT QIEJVE TË EUROPËS

Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës

Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era.

Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh

Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama.

e.t./dita

Share This Article
7 Comments
  • NA BEHET QEJFI QE AIR ALBANIA DO FLUTUROJE DREJTE ITALISE POR MOS NA NDODHI SI ME STAMBOLLIN QE NE VEND QE TE ULEJ CMIMI I BILETAVE U RRIT DYFISH !
    ISHALLA NUK BEJNE NDONJE ORTAKLLEK DHE ME BLU PANORAMEN OSE FLY ERNEST SE PASTAJ KU DO SHKOJME ME CMIMET E BILETAVE SEPSE VETEM PER TE ARDHUR NGA MILANO NE TIRANE KETO DITET E PARA TE GUSHTIT BILETA KUSHTON 300 EUR !

  • Cfare intresi ka ky hundpoç qe i ben reklame dhe gafuret me avjone rakazhdrake?

    Pastaj kujt i drejtohet konkretisht me fjalen “miq”? Zogollajve, mit’haterve, xhonturqve, breshkaxhinjve, qirioteve, apo kujt?

    Cfare ka bere ky halldup shallvaregjere per qytetarin e thjeshte e per qindra mijera te papune qe ja kane mbathur ne drejtim te paditur nga frika e se ardhmes?

    Cfare ka bere ky kryepinok per pensionistet e shkrete, me te ardhura mujore sa te nje lypsari, pervec se ia ka tundur e shkundur xhepat nga taksat dhe gjobat ekstreme, cmimet marramendese te energjise elektrike dhe ujit te papijshem?

    Kush ja ka dhene ketij nastradini te koheve moderne kompetencat per t’u bere “kryeinspektori” i pothuajse cdo punimi ne sektorin e ndertimeve, udhetimeve, etj. dhe jo ministrat perkates?

  • Air anadoll me pilot erdoganin dhe hostes edi ramen. Idiot krm dy vjet vetem dy liinja. Sa vjet te tjera duher te kalojne per tu lidhur me gjithe europen apo edhe pasagjeret do ti marresh me ppp plus qe biletat e turkut jane shume te lira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *