Aleanca për një Shqipëri Europiane del fituese pas 23 qershorit me të paktën 77 deputetë. Kështu të paktën ka konstatuar për RTV Ora News në Tonight Ilva Tare kreu i selisë rozë Edi Rama. Për gati rreth 2 orë, Rama përballë gazetares Tare ka folur për aktualitetin politik, zhvillimet brenda PS pas zyrtarizmit të listave, fushatës që do të bëjë e majta, koalicioni me Metën por dhe për vizionin e tij si Kryeministër i ardhshëm për qeverisjen e vendit.
Do lëvizni me autobus për këtë fushatë?
Me këtë autobus do shoqëroj të gjitha skudrat për të bërë prezantimet, që ta bitisim me fitoren e 23 qershorit. Jemi këtu për të ushëhequr Shqipërinë në rrugën drejt një perspektive të re, është risi për Shqipërinë, në vazhdën e një fushate që përvecse tradicionale është e mbushur me elementë të teknologjisë së re. E filluar me ciu ciu dhe sot e shtjelluar me një sërë elementësh të paparë më parë.
Listat, mbi çkritere i bëtë?
Nuk ka qenë një vendim personal dhe pse për shkak të detyrës kam fjalën e fundit, është dashur të bëhen konsultime shumë të imëta për të ndërtuar një skuadër të fortë për të fituar edhe përmes cilësisë së deputetëve që të mishërojnë përkatësinë ndaj çdo qarku, duke respektuar shumë nga elementët që duhen respektuar.
I njihni të gjithë ata që keni në listë?
Sigurish që i njoh. Nuk është marrë mendimi tradicional i bazës, nuk e bën asnjë parti, por padyshim është marrë gjerësisht mendimi i opinionit publik përmes anketimeve të ndryshme për të testuar impaktin publik të çdo deputeti.
Kishte emra të panjohur për publikun, por emra të rëndësishëm lokal?
Skuadrat tona e mëshirojnë në një masë shumë më të konsiderueshme se skuadra e kundërshtarit përfaqësinë lokale, të territorit.
A keni zgjedhur ju një listë ushtarësh, për të ndarë kështu edhe rriskun e një humbje të mundshme?
As nuk e mendoj 24 qershorin përveçse si dita e fitores për gjithë Shqipërinë. Për çdo skuadër është marrë parasysh një sërë kompleksiteti, do kërkohet një kompaktësi e madhe e skuadrës, e cila nuk çalon aspak në realizimin e programit të saj. Është një vendim kompleks sa për individin edhe skuadrën.
Cfarë kuptoni me kompakt, të votojnë si thoni ju?
S’kemi pasur probleme me rivalitete të brendshme, skemi pasur probleme të asfiksojmë zëra. Kemi pasur problemin për ruajtjen e një vizioni strategjik pa vendosur axhendën personale përpara axhendës kombëtare.
Shqipëria vend me sistem demokratik, por si rezultat i këtij sistemi loja mbetet tek 5 deputetë?
Kjo është nonsens, është sistem demokratik, një diferencë e ngushtë prodhon ndarje të mandateve që është e ngushtë, por 23 qershori do provojë që ky sistem prodhon fitues edhe me një diferencë të madhe.
Nëse humbni, premtoni se do të ndërroni sistemin?
Nuk kam arsye të premtoj dicka të tillë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që të cojë përpara një axhendë europiane dhe interesit kombëtar, një qeveri që është në punë dhe është e mbështetur nga një shumicë që realizon një program si ky I yni, më i përshtashmi për vendin. Ne nuk na duhen votata e të gjithëve, na duhen 60%. Uën di që vota popullore për të larguar këtë pushtet të korruptuar është mbi 60%.
Berisha ka ndarë më shumë pushtet me aleatët?
Nëse ndarja e pushteti është një komlomeratë mes besnikëve qorra dhe tradhëtarëve unë këtë nuk e honeps dot, aq më shumë ta bëj. Ne nuk do ndajmë administratën në varësi të votave, do ndajmë përgjegjësitë politike në bazë të kontributeve në zgjedhje, jo adminstratë që do ua japim në dorë shqiptarëve. Shqipëria nuk ka shtet dhe nuk shërbehen ashtu sic e meritojnë se kanë një adminsitratë në shërbim të partisë. Kemi një polici të tradhëtuar dhe korruptuar si asnjëherë tjetër, prandaj të gjitha shërbimet kanë degraduar, vetë vendi është në rrënim të vazhdueshëm edhe fizik.
Jo të gjithë ishin të kënaqur me listat?
Nuk ka në asnjë vend të botës që të ketë lojtarë të lumtur që rrinë në stol apo dalin nga fusha, por skuadra ka një numër të caktuar.
Të pakënaqurit në zgjedhjet e 2007 bënë që të humbin zgjedhjet, ç’efekt do kenë në këto zgjedhje?
Zero. S’ka më njerëz që vrapojnë pas berihajt, pas personazheve që kanë dalë në rrugën e kandidimit të pavarur vetëm për të bërë dëm, s’do bëjnë dëm.
Përfshini dhe Priftin këtu?
Përfshij cdo prift dhe hoxhë, të thuash jam socialist dhe të kërkosh vota jashtë PS për të dëmtuar, kjo është e palogjikshme.
Pse nuk u kandidua zoti. Duka?
Sepse unë kam mbrojtur mendimin se dy kunetër në dy forca aleate në të njëtin front do ishin pak si shumë në të njëtin qark, nga pikëpamja e ngarkesës politike, jo te personi.
Pse nuk u përshi në listë Ilir Gjoni?
Lsitat janë ndërtuar për të pasur impakt maksimal në territor dhe publik, janë ndërtuar për të fituar dhe jo ndëshkuar.
Pse kandiduat në Vlorë, kishit kompleks nga Tirana?
Si i lindur dhe i rritur në Tiranë uën duhet të kem kompleks, ndërsa Saliu si i ardhur nuk ka, bota është kthyer në një kompleks. Kam zgjedhur qyetin e pavarësisë për të dhënë një mesazh shumë të thjeshtë, pas 100 vjetësh kemi nevojë të bëhemi shumë serioz dhe të marrim përsipër të bëjmë shtet në këtë vend. Duke shkuar në Vlorë në fakt kam privilegjin të jem deputet i të gjithë trojeve shqiptare, pasi është vendi që nisi gjithcka në historinë e këtij shteti.
A e bëtë për të amortizuar deputetët që i latë jashtë?
Ndjehem shumë krenar kur dëgjoj emra si Arben Isaraj, Eltar Deda, me shumë dinjitet dhe përkushtim për qëllimin tonë të përbashkët jo vetëm kanë mbajtur qëndrime shembullore, por kanë dëshmuar se PS është tjetër gjë nga cfarë e përshkruajnë tradhëtarët që përfunduan në pazarin oriental të Berishës.
Mbetemi te tradhëtarët, e keni fjalën edhe për Malaj, pse nuk e futët në listë?
Për një axhendë personale të mbivendosur mbi atë kombëtare të PS, rolin e një individi ndaj një skuadre. Askush nuk është i domosdoshëm që të cënojë vazhdimisht axhendën e skuadrës.
Koço Kokëdhimën e ftuat si mik apo si i majtë?
E kam ftuar si një bir i Bregut, një botues që ka kontribuar ndër vite për të majtën, që u ka mbijetuar presioneve të pashembullta të pushtetit, si një sipërmarrës që është shembull i rrënimit në rezistencën ndaj presionit të pushtetit, si një person që përmban një kulturë dhe dije të mjaftueshme.
A ka perfituar Kokëdhima nga ju në kohën kur ishit Kryebashkiak, ju akuzon Berisha, sot edhe Islami?
Imagjinoni një person që PS ka kontribuar për të në 20 vite që përfundon në një Laurë, një turp. Bashkia aty është, shkoni dhe investigoni, mos e lini publikun në këtë lloj amullie. Kokëdhima nuk ka përfituar asgjë më shumë seç i ka takuar gjatë kohës që unë kam drejtuar bashkinë e Tiranës. sot jam shumë krenar për atë që kam bërë, teksa shoh se në çgjendje është katandisur Tirana.
Kryeminsitri ka përsëritur të njëjtat akuza sot, keni një koment?
Ju thashë mund të investigoni, atje janë arkivat. Është një politikë e turpshme, një goxha burrë, Kryeministër i këtij vendi vazhdon e përbalt opozitën. Ku është Shqipëria vend i zhvilluar, ku kanë shkuar paratë e shqipatërve. Sot ka 57% analfabetizëm funksional mes 15 vjecarëve. E kuptoni cfarë rrënimi ka sjellë kjo lloj maskarade. Jam i vetëdijshëm dhe shumë i qartë për atë që ka ndodhur në këto 8 vite në vend. Duhet të hyjmë në rrugën e mirëqeverisjes, punësimit.
Është kthyer zoti Nano në krah të Malajt, si e shihni?
Mu kujtua rikthimi i Mumjes. Shqiptarët i janë mirënjohës Ismail Qemaili. Unë nuk e kam bërë kundërshtar Fatosin, ai ka vendosur të jetë kundërshtar i PS në cdo nevojë që ka pasur nevojë për mbështetje. S’kam arsye të shoh në gjithë rrugëtimin tim në krye të PS shkakun e sjelljes krejt të papranueshme të Fatos Nanos.
PS është investuar taktikisht, a mund të themi se PS dështoi të krijojë frymë antiregjim?
PS në radhë të parë ka pasur një vizion strategjik që të kthehemi tek gjërat reale, u ka dhënë në dorë shqiptaërve një ofertë spektakolare , programin për një Rilindje dhe një skuadër të gatshme për ta realizuar, në rast se shqiptarët duan taksim të ndershëm,zhvillim modern rural, një Shqipëri të pastër, polici që ti mbrojë, shërbim shëndetësor falas. Cfarë duhet të bënte tjetër PS për tu konsideruar si një forcë me një vizion strategjik dhe lidership që synon ta cojë Shqipërinë në familjen europiane.
E zëmë se fitoni zgjedhjet, Berisha humbet , si do jetë Shqipëria pas 23 qershorit?
Shqiptarët dhe Shqipëria do marrin frymë.
Nëse rezultati është barazim, asnjëra nga forcat nuk formojnë dot qeveri, cfarë do bëni, do krijoni qeveri me Berishën?
Nuk mund të jetë rezultati barazim, që mbeturina të majtës dhe të djathtës të nxjerin barazim ku e majta jo vetëm është e bashkuar por ka dhe pjesë nga e djathta e denjë.
Po nëse fiton Berisha , humbisni ju, cfarë ndodh me ju?
Ajo s’ndodh fare.
Pse flisni në këtë mënyrë për zotin Malaj pas largimit nga PS, kur deri dje ishte socialist si gjithë të tjerët?
Pse duhet të flisja përpara se të merret vendimin për t’iu kundërvënë PS. Mesa duket vendimi ishte gati, një skenar i përsëritur, që rezultoi edhe me shfaqen e Fatosit, lëre fare.
Çfarë fushate do të ndërmerrni?
Janë premtuar 250 000 vende pune, sipas INSTAT kanë humbur 51 000. Është premtuar se Shqipëria pas 4 vitesh do kishte fshatra që do llamburisnin si lagjet e qytetit, u përsërit prapë. Debati i rrugës është qesharak, janë marrë borxhe pa fund. Rrugët janë në gjendje skandaloze. Ne kemi një program me alternative të qarta, shqiptarët duan të vazhdojnë rrugën e rrënimit, të vazhdojnë të marrin riska buke me listë, të paguajnë taksa më shumë sec paguan Kryeministri. Shqiptarët janë shumë të qartë, kemi detyrë tu krijojmë ksuhte që të votojnë masivisht dhe një qeveri që merr përsipër të realizojë rrugën e daljes nga kriza. Shqiptarët nuk rrëzuar regjimin komunist për të pasur një realitet të zi si ky sot.
Në sondazhin e publikuar në Ora News, qytetarët përceptojnë negativisht punën tuaj në krye të opozitës?
Nuk është i vërtetë. Ne kemi sondazhet tona. Puna e opozitës dhe kryetarit të saj vlerësohet në votime, jo rrugëve.
Do kishit bërë dicka ndryshe?
Gjithmonë ka vend për të bërë dicka, por sot mund ta themi se jemi krenarë me këtë që kemi bërë. Nuk është e lehtë të bësh opozitë kur nuk takon dot mësuesit, sipërmarrësit, botën akademike, mjekët, për shkak të kësaj përndjekje politike. Jam shumë krenar që ia kemi dalë të ndërtojmë një alternativë shumë premtuese, ia kemi dalë që shqiptarët të shohin tek ne një dritare drejt të ardhmes.
Duhet të jetë e vështirë të bësh opozitë radikale, pa asnjë takim me mazhorancën?
A mund ti lëmë këto, mos bëjmë sikur nuk jetojmë këtu. Problemi është kultura e forcës së pushtetit, ne do qeverisim me shembullin e forcës.
A ka mundësi reale që shqiptarët t’i shkulin veshin politikës?
Ti fusësh në gjithë një thes është mënyra më e keqe për të zgjidhur problemet e këtij vendi. Ne nuk kemi asgjë magjike, por nuk jemi njësoj, nuk jam unë njësoj me kundërshtarin që kam përballë, duhet të jesh qorr për mos ta kosntatuar.
Do ishte më mirë të mos i shkulnit veshin zotit. Ceka?
Do kishte qenë mirë t’ia shkulja, por nuk e kam bërë.
E nisët fushatën me një slogan “Shqipëria është grua”, por përshitë vetëm 20% në lista?
Jemi prapë forcë lider. PD i ka poshtë , nuk hynë në parlament, flasim për deputete që do futen në parlament.
Si i gjeni parashikimet e fitores para dhe pas aleancës me LSI?
Besoj se pas asaj që ndodhi me KQZ nuk ka mbetur njeri që mos të përshëndesë këtë aleancë.
Cfarë do bëni me KQZ?
Ne nuk kemi zgjedhur strategji të kompleksojmë një Kryeministër të papërgjegjshëm, një njeri që ka në dorë qeverinë në një proces zgjedhor. Kemi marrë përsipër të mbrojmë Kushtetutën dhe ligjin. KQZ është organizatë partie, nuk ekziston më , ta mbajnë ashtu, popullin e kanë përballë dhe le të guxojnë të përsërisin atë që bënë me Tiranën në 2011. Jemi të gatshëm për dialog për ta kthyer në ligjshmëri KQZ, nuk duan ta bëjnë, le ta mbajnë, por ta harrojnë se ne nuk do bëjmë mburojë nëse tentohet të shkelet mbi votat e sovranit.
Nëse fitoni zgjedhjet, cfarë qeverisje do bëni?
Një javë para zgjdhjeve do paraqes një pamje, por sigurisht që jo emrat.
Pse Ministra që nuk do jenë deputetë?
Për ti pasur 24 orë në punë Ministrat në punën e tyre dhe deputetët gjithashtu. Kjo është zgjedhje e lirë e gjithësecilit, por të jeni i sigurt se nuk do kemi probleme për të gjetur Ministra.
Taksa progresive, e bëtë për tu identifikuar ideoligjikisht si i majtë, apo mendoni se ky është problemi më i madh në vend?
Duke folur për taskat, ne nuk kemi lënë në harresë problemet e tjera. Por besoj se nuk ka polic, infermier, mësues, që mos të dojë të fitojë një rrogë në vit nga taksimi i ndershëm, mendoj që janë të gjithë dakord që presidenti, kryeministri, deputetët do jenë taskapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri. Janë 95% e shqiptarëve që do përfitojnë nga ulja jonë e taskave, biznesi i vogël do ketë ulje drastike të taskave, tek biznesi i madh do ruajmë një nivel, për disa ushqime do e bëjmë zero TVSH.
Kujt do t’ia rrisni taksat?
Deri në 1 milion e gjysëm nuk ka rritje taksash. Teoria se kush fiton më shumë paguan më pak, dhe ai që fiton më pak paguan më shumë për ne është barbari. Nuk ka vend që qeveris e djathta të mos aplikojë progresivitetin. Ne kemi takuar 5000 sipërmarrës të mëdhenj dhe të vegjël. Kam takuar të gjitha organizatat e investitorëve të huaj, të gjithë thonë se 10% është farsë, pasi gjobat, arbitraritetet, sa ju shkon atyre, mesatarja shkon 22%. Ne do sjellim taksim të drejtë. Unë jap garancinë e plotë që përtej sistemit të taksave ka probleme të tjera, nuk ka shtet, nuk ka parashikueshmëri. Ka ndryshuar 70 herë sistemi brenda katër viteve, ka probleme me titujt e pronësisë. Një mungesë e madhe për investitorët e huaj është edhe mungesa e krahut të punës, u bënë të gjithë kamarierët me juridik. Nuk gjej dot një taksist pa diplomë.
E ekzagjeroni kur thoni 1 milionë të papunë?
Jo janë më shumë.
Cfarë do bëni me bujqësinë?
Vazhdojmë të kemi tokë djerrë pa fund, nuk ka shtet të garantojë ujitjen.
Do ti rishikoni koncensionet e bëra.
Po do tirishikojmë.
Cfarë sistemi shëndetësor do të ofroni?
Do heqim skemën e sigurimeve, do ndërtojmë sistemin shëndetësor universal, shërbimin do ta blejë shteti dhe do ta ofrojë falas për këdo që ka nevojë. Nuk ka turp më të madh që shteti i trajton njerëzit që skanë mundësi të paguajnë si zhele.
Cfarë policie do kemi?
Për 300 ditë shqiptarët do shohin një polici shteti që se kanë parë në këto 20 vite. Do ti shpallim luftë krimit. Nuk i mungojnë policisë së shtetit edhe sot njerëzit që mund të kthejnë timonin për garantimin e sigurisë në vend. Do angazhohem personalisht që policia të jetë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Ndërtimet pa leje?
Nuk do lejojmë asnjë tullë pa leje, do ti jepet fund dhe do legalizohen shtëpitë e atyre njerëzve që kanë ndërtuar një shtëpi për të jetuar.
Do ketë imitim të Toppallit në parlament?
Është unike, do mbahet mend si një person që në llojin e saj nuk ka të dytë.
Cfarë marrëdhënie do keni me Presidentin nëse nesër jeni Kryeministër?
Është aty, skemi ctë bëjmë, do kemi marrëdhënie institucionale sigurisht. Por fotografia që do jetë në zyrat e shtetit, kudo në adminstratë, ambasada, do jetë e Ismail Qemailit dhe e asnjë Presidenti që zgjidhet sot e ikën nesër.
Si do reagoni nëse ju bllokon PD nesër si opozitë?
Nëse do ketë arsyet tona le të bllokojë dhe mos votojë asnjë ligj.
Do krijoni Ministri diaspore dhe emigracioni?
Jo.
Do legalizoni martesat gay?
Ne smund të jemi modernë pa lidhje, më katolikë se papa, duhet të jemi racionalë, të ndjekim me shumë mencuri rrugën e duhur pa bërë kapërcime që as vendet ku aderojmë të shkojmë si kanë bërë.
Eshte ekzakt e njejta histori qe perseritet.
Keshtu berei fushat elektorale dhe Nano kur humbi zgjedhjet.
Me AUTOBUZ.
Si gjithnje teper i sakt z.Rama. Fitorja me 23 qershor eshte e garantuar me kete skuader qe keni ndertuar dhe me kete vizion qeJu keni per te ndertuar te ardhmen e ketij populli te neperkembur nga kjo qeveri uzurpatore qe ka punuar vetem per interest e oborrit te Saliut.
PO pse vetem 77 depudete.Une them ta realizoni objektivin si ne palanet 5 vjecare ti dyfishon ose me teper.Cte keqe ka te fitoni 177.Asnje te keqe i shtojme nje njesh perpara planit tuaj su be qameti.A nuk dergonte partija juaj meme planet 5 vjecare ne popull dhe kolektiva punonjese?
Dhe cfare bente populli ?Populli thonte ta dyfishojme e trefishojme planin.Dhe partija si gjithnje e ndegjonte popullin.Ashtu dilte resultati ne fund dy tre fish dhe jepeshin flamujt.
A nuk muarem cmim te pare per ushqimin atehere kur skishim cte hame ne fakt.
Perpara kryetari i Rilindjes se po e more pushtetin njeren nga te dyja do e besh.Ose RILINDJEN ose RIVDEKJEN e Shqiperise.Une besoj se per kete te dyten ke aftesine deshiren dhe qellimin.
Dhe kur i ke keto i realizon premtimet.
Perpara kryetar mos u ndalesh kurre(edhe para gremines qe pak metra ke qe ta arrish)
Edi Rama,nuk te heq asnje presje!Si shumica e shqipetareve mezi pres te vish ne krye te puneve.Aman,more Edi shpetoje Shqiperine.Kam besim se do ia arrish….
fitorja e ps eshte e padiskutueshme .
“fleks” dhe “kelmendasi” paskan qene turni i trete,tuj derdhe djerse per te pastru brekedhjerin e historise.Patjeter qe paguhen me nje koeficient shume te larte veshtiresie.”Humbja” e Opozites i ka lene pa gjume; deri ne 23 qershor,,,,,,do te perfundojne ne psiqatri.
ore ky shikon endrra me sy hap me duket. ose eshte vertet keshtu sic duket ose do te jete ne efektin e ndonje substance te ndaluar. nuk mbahet shteti pa taksa i nderuar. pastaj ishte ai Shalsi jote qe tha qe ne do vjedhim me mire se keta. sa te vini ju ne pushtet te punoni 4 vjet per te mbushur xhepat tuaj dhe pastaj pale kur do te kujtoheni per te menduar per ne popullin, ta kesh te qarte qe me ate liste qe shpalle ke per te marre vetem humbje dhe asgje me shume. duhet te ishe menduar me shume per ate listen dhe mos te kryhesohej nga kriminela dhe hajduta, por nga njerez qe me te vertete kane bere per partine socialiste dhe per popullin. ti ata i flake pa pike turpi dhe tani thua dokrra pa fund se kjo rruge te ka mbetur. keshtu nuk ke per te fituar dhe mjere e majta shqiptare ku ka perfunduar me ty ne krye.