Rama: Reforma, shans fantastik, efektet për 10 vjet. Një arsye më shumë, vendimi për Kokëdhimën

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vllahutin, tha se “ambasadorët i bien pragut të dëgjojë dera, por dera nuk është këtu”.

“Dera nuk është Partia Socialiste sepse ne këtu jemi të hapur për të realizuar reformën në drejtësi. Të ishte për ne, do të ishte e votuar. Erdhën këtu jo sepse duan qeverisjen e vendit, as për drejtimin e PS-së, por sepse përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në, që në nivelet më të larta janë të interesuar për këtë reformë sepse është reformë historike që është në interesin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të BE-së. Është reformë që për 10 vjet të kemi një sistem dinjitoz drejtësie dhe të mund të hapim negociatat që këtë vit” – u shpreh Rama për mediat

Gjithsesi, Rama shtoi se ka bindjen “se reforma nuk do të vonojë dhe shansi fantastik për Shqipërinë nuk do të digjet”.

Në lidhje me heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, kryeministri deklaroi: “Nuk komentoj vendimet e gjykatave, thjesht nënvizoj se në këndvështrimin tim, ai vendim është një arsye më shumë që të bëjmë një reformë të drejtë dhe reale në drejtësi”.

Deklarata e tij solli një reagim nga kreu i PD, Basha.

“Sot e tha me zë dhe figurë pse e donte reformën në drejtësi Rama: që të shpëtonte Kokdhimën e kokdhimët e tjerë. Sakaq kërcënoi gjyqtarët që nuk e hëngrën presionin e tij për të mbrojtur Koçon”, – shkroi ky i fundit në Facebook.

Share This Article
7 Comments
  • Kjo reforme qe sic po lexojme neper gazeta ju jep amnisti prokuroreve dhe gjyqtareve te majmur nga pazaret me padrejtesite eshte nje reforme e qelbur qe ne fillim.Gjyqtare e prokurore,qe kane liruar vrases e bandite te cilet sapo kane dale nga burgu kane marre dhjetera jete te pafajshmish,jane me kriminele se vete vrasesit.Gjyqtare qe kane bere nje pasuri e luks te papare duke tjetersuar prona,duke njohur testamente te fallsifikuara, gjyqtare e prokurore qe ndersa kalbin burgjeve fakire e hallexhinj se nuk i paguajne dot gjobat e tyre mijera euroshe,ne anen tjeter nxjerrin te pafajshem bajlozet e krimit,mafies dhe abuzimit me pushtetin, sipas te ashtuquajtures reforme te Rames,Sales,Ilirit,Luljetes dhe Lulushit do ti gezojne te qete miliardat e abuzimeve te tyre vetem e vetem ngaqe do japin doreheqje!!! Madje jo vetem kaq, por sipas qelbesires reforme edhe po nuk e dhane doreheqjen dhe te hetohen e tu zbulohen abuzimet e pasurite e paligjshme,prapeseprape nuk ka ndjekje penale per ta!!!
    Kane 26 vjet qe cfare nuk i kane punuar ketij populli mbi kurriz, por e kjo e te ashtuquajtures reforme ne drejtesi eshte maskaralleku me i ndyre dhe me i turpshem qe i kane bere deri me sot.Jane shtirur politikanet edhe here tjeter kur i punonin qindin ketij populli sikur gjoja po benin gjera te mira per njerezit por kurre me kaq pompozitet sa sot.
    Me e turpshmja fare eshte qe kete maskarade te quajtur reforme drejtesie po ja faturojne Amerikes dhe Europes,pra amnistimin dhe mosndeshkimin e atyre qe per cfare u kane bere shqiptareve duhet te kalben burgjeve e tu sekuestrohet gjithe cfare kane po e justifikojne si kerkese te Europes dhe Amerikes!!! Ne nje kohe qe perfaqesuesit e Amerikes dhe Europes u ngjiren neper media duke kerkuar berjen e drejtesise per te korruptuarit dhe fund te pandershkueshmerise!

  • LOJE E PESHTIRE E DY KELYSHEVE E STISUR NGA ULKONJA PER TA NGRENE EDHE KETE RADHE KAFSHET E PYLLIT!

  • Nje njeri qe e mbushi PS ne me kriminele ben moral per reformen ne drejtesi e ka pafytyresine te ndihet ne rregull duke ia lene fajin opozites duke harruar edhe ky si Roshi kur mbronte kriminelet qe i zgjodhi vete.

  • mesazhi : populli duhet te ngrihet i gjithe ne kembe “i majte dhe i djathte” pavaresisht “bindjeve” te gjithe jane kunder cubave banditeve mafiozeve dhe shakteruesve te shqiperise R E F E R E N D U M mbare popullor eshte zgjidhja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *