Rama: Anëtarësohu në PS. Dule: Do vija me dëshirë në partinë e Nanos, jo tënden

redaktor

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha sot gjatë fjalës së tij në kuvend se problemi më i madh i kuvendit dhe politikës në vendin tonë nuk është dekriminalizimi, por kriminalizimi i kundërshtarëve me çdo mjet.

Reagimi i Ramës erdhi pas deklaratës së deputetit të PBDNJ, Vangjel Dule që kërkoi nga Rama të mos e përfshinte atë dhe të tjerë deputetë si bashkëfajtorë në kriminalizimin e parlamentit.

Deputeti i PBDNJ e akuzoi se ka humbur kauzën për të cilën u votua duke u shkëputur nga realiteti dhe njerëzit duke përfunduar në monolog me veten para pasqyrës.

Je një mik i mirë dhe përgjithësisht i vëmendshëm. Ishe i pavëmendshëm ndaj fjalës time. Nuk thashë jemi të gjithë bashkëfajtor, thashë jemi kriminel, nga unë i pari, të trajtuar si të tillë për vite e vite të tëra. Akuzat mbi mua, ndaj përmenda edhe kreun e kuvendit.

Tregojnë se problemi madhor i Shqipërisë nuk është dekriminalizimi, po kriminalizimi i kundërshtarit me çdo mjet e kusht, i çdo ideje, çdo përpjekje, pune përmes faktesh të fabrikuara që shiten si liri apo demokraci.

Je dëshmitar i vjetër i këtij kuvendi, këta që kanë vite që nga kjo sallë dalin të përbaltur në dinjitet e tyre, në fëmijët, fisin dhe gjithçka kanë më të shtrenjtë njësoj si në kohën e vjetër. Nuk i kam thënë kurrë unë ndërkombëtarëve se Shqipëria ka problem kriminelët në kuvend apo politikë, e kundërta është e vërtetë”, tha Rama.

Duke e konsideruar Dulen një mik të mirë të të majtës, Rama i ka propozuar kreut të PBDNJ, të anëtarësohet në PS, të bëhet pjesë e saj për të arritur, siç tha, gjëra të paimagjinueshme duke e bërë mik edhe me kreun e partisë së çamëve, Shpëtim Idrizi.

Anëtarësohu në PS, bëhu pjesë e jona, përfaqëson një komunitet që ne vlerësojmë shumë dhe mos u bëj pjesë e partizave që nuk dinë ku shkojnë. Drejtoju arsyes, jo mllefit”, tha Rama.

Në përgjigje të kësaj oferte, Dule u përgjigj se e vlerëson shumë PS dhe nëse nuk do të ishte kryetar i PBDNJ do ta shihte me dëshirë kërkesën për t’u bërë pjesë e PS së Nanos apo Majkos, por kurrsesi pjesë e PS siç e ka katandisur sot Edi Rama.

Share This Article
4 Comments
  • Turp te kete edi qe na mburret me idrizin dhe qifen e pdiu qe jane turp per te gjithe dhe je me per parlamentin dhe koalicionin qe ka bere.ne opozite edi na premtoi se do i zhdukte keta kriminele hajdut por tani i ka marr te gjithe ne qeveri dhe na mburret me ilir e me idriz.turp!!!!!edi ka dal mashtrus dhe b…. ndal elektoratit te majte

  • Dule eshte trap por ato qe ka thene jane te verteta. Fajin per cdo deputet te kriminalizuar i kane kryetaret e partive direkte sepse ata i kane zgjedhur me lista te mbyllura, pra edi eshte pergjegjes per cdo deputet me dosje ne ps dhe po ashtu per cdo deputet qe seshte ne ps por qe edi ka dhene mbeshtetjen e tij duke i futur ne grup te partis apo ne qeveri.

  • Po ne fakt mire e ka Edi

    PS-ne e drejtojn spiunet e grekut keshtu qe Duke ben gabim qe ri jasht PS

  • SE CILEN PARTI PARAPELQEN DULJA , E DINE EDHE FEMIJET TEK NE ,SEPSE E KANE PARE TE VESHUR DHJAK, NE CEREMONINE E VETEMERIMIT KRYEPESHKOP TE JANULLATOSIT , ME 1992 . AI BEHET ME DHEMBJE KOKE E NISET URGJENT PER NE ATHINE E SHBA TEK GEJXHI , SA HERE QE VEREN SE DUKEN SHENJA STBALIZIMI NE SHQIPERI . SALIU DHE DULJA JANE SI VELLEZERIT SIAMEZE NE “DASHURINE” PER SHQIPERINE .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *