Kryeministri Edi Rama ka anuluar intervistën e dakordësuar për mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të Gazetarit Blendi Fevziu, në Televizionin Klan.
“Opinion.al” tha vendimi për të anuluar intervistën ishte marrë pasi Rama dhe Basha kanë vendosur të mos flasin për median mbi marrëveshjen e arritur.
Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha arritën mbrëmjen e djeshme marrëveshjen që i jep fund krizës politike në vend dhe i hap rrugën pjesëmarrjes së partive opozitare në zgjedhje.
