Rama anulon vendimin për kthimin e Fakultetit të Gjeologjisë, në Pallatin e Drejtësisë

DITA Online

Kryeministri Edi Rama ka anuluar vendimin e marrë më 2014, që Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave t’i kalonte Ministrisë së Drejtësisë.

Aty ishte parashikuar të ndërtohej Pallati i Drejtësisë, gjë që në atë kohë u kundërshtua nga stafi i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, dhe vetë studentët.

 

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave

V E N D I M

PËR

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.744, DATË 5.11.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, TË OBJEKTIT “FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE MINIERAVE”, TIRANË, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT/UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS,TE MINISTRIA E DREJTËSISË, PËR GJYKATËN E LARTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1.Shfuqizimin e vendimit nr.744, datë 5.11.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin, në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”, të ndryshuar me vendimin nr.732, datë 8.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.744, datë 5.11.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin, në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”.

  1. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Edhe nje hap tjeter – mbrapa.
    Por jane shume, shume hapa te tjera per tu zbrapsur ky zoti yne Rama. Shpreh bindjen se disa prej tyre do te kryhen. Rendesi ka qe hapat – para te mos kene bere deme, ashtu sic deshiroj qe edhe ne Godinen historike te Fakultetit te Gjeologji Minierave te mos jene demtuar laboratoret .
    Cdo hap i nxituar, bere me qellim me megallomani per plotesim interesash te nje grupi apo “bande”, eshte shoqeruar me deme te medha ne “kurriz” te shumices se shqiptareve.
    Nje nga demet qe beri kete vit qeveria e Rames eshte vazhdimesia e Tjetersimit te pronesise se Vend-burimeve te Naftes nga shteti tek disa individe. Keshtu beri Nano, Berisha-Meta, dhe per momentin Rama. Nafta shqiptare u grabit dhe po grabitet diten per Diell . Hapi mbrapa i Rames per te rimarre ne pronesi te shtetit vendburimet e naftes, ne vecanti vendburimin e Ballshit, te bere dhurate nga vete Ai per banden e A.Pezes eshte I pritshem. Ndryshe, Rama me te tijte ka per te humbur plotesisht besimin e naftetareve, te familjareve te tyre, besim i cili keto 6 vjetet e fundit te qeverisjes Rama ka pesuar goditje te renda nen trusnine D.Gjiknuri – Endri Puka : Cifti i besnikeve te Edi Rames qe beri realitet shkeputjen e vendburimit te Ballshit .
    Thirrjet e Naftetareve deri me sot kane rene ne vesh te shurdher.
    Prej Rames priten hapa te tjere per te bere mbrapa.

  • Personalisht jam shume i gezuar qe ljo baterdi u ndal.
    Ngelen per tu ndermare hapa vigane per parandalimin e katastrofave te tjera koncesionare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *