Kryeministri Edi Rama në një takim me studentë për Paktin për Universitetin, në Gjirokastër u bëri apel dekanëve dhe rektorëve të cilët kanë kërkesa për nevojat e fakulteteve të dorëzojnë projekte konkret, pasi nuk mund të marrin para pa patur një projekt.
“Për të kërkuar para është gjëja më e thjeshtë, aq më tepër që ju të Gjirokastrës paratë i ruani, do i bëjmë të gjitha ato në bazë të projekteve që do na dorëzoni”.
Kjo thirrje e kryeministri erdhi, pasi rektori i Universitetit të Gjirokastrës, Bektash Mema, tha se ka mungesë ambientesh dhe kërkohen më shumë programe profesionale, por të ardhurat janë të vogla.
“Do donim ambiente të tjera ky është një problem. Gjithashtu studentët protestues kanë kërkuar disa programe të tjera profesionale. Jemi një Universitet i vogël me 1500 studentë dhe të ardhurat nga studentët janë shumë pak”, u shpreh rektori.
Kreu i qeverisë, tha se universitetet në botë gjenerojnë të ardhura vetë dhe se ka ikur koha kur shteti duhet të paguajë të gjithë.
“Rektori foli për të ardhura, dakord, por nuk është buxheti i shteti përgjigjja për çdo nevojë. Mendoj që të mësuarit e njerëzve në vendin tonë me idenë që jetojmë në një sistem tjetër, nuk jetojmë në sistemin që shteti i paguan të gjitha. Universiteti duhet të zgjedhë para.
Universitet në botë gjenerojnë të ardhura. Ky universitet fle mbi një pasuri të jashtëzakonshme dhe ka filluar të zgjohet. Çështë kjo pasuri? Është Gjirokastra ku mendja, dija dhe vullneti mund të nxjerrin shumë të ardhura. Universiteti ka mundësi ti ofrojë sektorit privat jo vetëm studime sesi mund të nxirren më shumë të ardhura. por edhe projekte konkrete. Duke bërë këtë, studentët jo vetëm mësojnë nëpërmjet librave por mësohen të hynë një logjikë tjetër”.
o.j/dita

I nderuar kryeminister.Sot pedagoget e Universiteteve ne tirane jan krejtesisht te paafte e te njajtit nivel me fshatarin “intelektual” Mark Marku ku dija e krenaria e tij dhe e titullit shkencor qe ai mban jane 700faqe pa asnje vlere shkencore.Nje teme e studiuar me imtesi e qe hap nje dritare te re ne boten shkencore e mbi te te fukosohen nje plead studiusish eshte e denje per nje titull shkencor.I ndjeri Besnik Sykja apo S.Gjinushi,K.Islami.K.Spahiu bajne diferencen e cilesis te temes qe ato kan mpojte per te marr titullin e temes me temen tande qe mprojte titullin qe nuk ka as ma te voglen randesi apo vlere.TE te krahasojsh ty o Mark Marku drejtues departamenti me K.Popen apo M.Karajanin(si shefa katedrash) eshte njelloj si te krahasosh majat e himalaje me kodrat e BABRUS
Shumë e thjeshtë është…
Deputet vetëm 80 100 copë
Rroga qiviritare jo më shume se 20 30% e rroges mesatare albanistaneze
heqje makinash për çdo lloj ministri pervec krieminstrit e hajdutit president…të tjerët në këmbë ose biçikëll
të gjitha koncesionet paratë në buxhete për popullin….
ja kaq ku eshte filozofia këtu..???
filizofi bën krieminstri kur ka para injorante qofshin këta dhe studente!!!!
I nderur Lalaj!
Keto qe thua jane njemrekulli, me perjshtim te fjales se poshter “albanistan”.
Mos harro se keto beheshin ne komunizem. Kur filloi “demokracija”, filluan avaze te tjera.
Ne qofte se Nexhmija jeton ne ish pularine, kur te vdese Saliu, Lirja do te jetoje ku ja kete kokrra e qejfit (natyrisht jo ne Shqiperi se nuk do ti qeshe buza nga urrejtja e vendesve), me gjithato prona dhe para te thata qe ka.