Kryeministri Edi Rama ka thënë se brenda një viti, në Shqipëri janë punësuar 81 mijë persona.
Sipas tij, kjo gjë nuk parashikohej as në ëndrrat më optimiste të qeverisë.
Në mesin e këtyre personave, Rama e pranoi se ka edhe persona të nxjerrë nga puna në të zezë.
Ai tha se nuk do të lejohet më puna në të zezë.
Për këtë arsye, kryeministri u shpreh se do të ketë ndjekje penale për atë që nuk sigurojnë punonjësit e tyre.
“Dua të ndalem në aspektin e formalizimit të punës, që është mjaft i rëndësishëm.
Kemi një shifër që as në ëndrrën më optimiste, që nuk e kemi parë të arritshme në vitin e parë qeverisës, që flet për 81 352 të rinj të punësuar.
Një pjesë janë të punësuar rishtas falë skemës mbështetëse të punësimit, dhe një pjesë tjetër janë nxjerrë nga puna në të zezë.
Është shifër e konsiderueshme për të forcuar bazën e punësimit në vend.
Kam dëgjuar se nuk janë hapur vende pune, por fakti është që janë 81 352 të punësuar, dhe në gjuhën e botës normale këto quhen vende pune, ashtu sikundër puna në të zezë është veprimtari e dënueshme penalisht.
Dhe për këtë arsye, ndërhyrjet që po bëjmë në legjislacion, qoftë me punësimin rishtas në të zezë të personave, do të jetë e barabartë me ndjekje penale të personit përkatës dhe drejtuesit të kompanisë përkatës”, tha kryeministri.
Ai u shpreh se është faji i sistemit dhe jo i njerëzve për shumë nga fenomenet negative.
“Ne nuk mund të ndryshojmë popullin, por mundemi të ndryshojmë sistemin. Nëse sot do të coni 10 hajdutë në një kompani zvicerani do të shikoni se atje nuk mund të sillen dhe veprojnë sin ë Shqipëri, por nëse sillni 10 zviceranë me këtë system që ka sot vendi, atëherë pas një muaji do të habiteni sesi do të ndryshojnë”, theksoi Rama.

rama te lutem mos tall bythen me shqiptaret!! ta kam dhen voten me gjith shpirt por po me neveritesh. cfar punesimi ??? po te kishte punesim nuk do rriteshin listat e ushqimeve, borgjet etj etj. shko bej nje gjiro neper familjet shqiptare sic beje para zgjedhjeve pastaj flasim !!!
Ky vertet tall bythen o Dori. Te ardhurat nga kontributet ne nje vit jane rritur vetem 3,5 miliard. Nese do te ishin futur ne skeme 81 mije persona duhej te rriteshin 12 miliard leke.
nuk eshte problemi ka pune apo jo.problemi eshte se ka bisnese private qe bejne pune publike me puntore me te zeze.duhet te pakuhen kontributat e pensionit qe ne ardhmen edhe 1 puntor i thjeshte te kete 1 pension .ne shqiperi mungojne sindakatat serioze qe te mrbojne interesat e punetorve.ne shqiperi nuk ka punedhenes por ka shirtemares pa kontrata pune pa sigurazion shendetsor pa orar rrumpalle hesapi.
Jo enderr optimiste, por perralle Er Veliste eshte ky ” punesim 81 000 “. Vetem Veloja qe zgerdhihet pas shpines se Rames mund te arnoje nje mashtrim e rrene te tille qe nuk e realizon dot as Amerika ne nje vit. Nga Er Velia nuk ka fund marrezia, nga rrenat e tij gajaset njerezia.
Ti mand-leshi qe shkruan pallavra ne komentet e kesaj gazete ben mire te mos dukesh me se do ta hash tollumin, idiot, se Erion velia ne moshen tende drejton nje ministri dhe eshte me i sukseshmi, por shqiptaret injorant si puna jote nga zilia per ata qe punojne u zihen syte dhe pergojojne e shajne se jane te manget nga trute, se jane palo njerez-legena salinjani.
Dori kokeboshi, legeni palloshi, mendon se do te zhduket varferia per nje vit ne kapitalizem dihet se ka dispropocion jetese, ka te pasur, mesatar te varfer dhe shume te varfer kete deshe zotrote pabarazine dhe tani mundohesh te kritikosh kryeministrin se tallka bythen kur ke qene per 23 vjet rrumpall hane me demek demokraci alla shqiptarshe kush te vjedhe me shume. . Kurr mos e dhensh voten jepjua hajduteve te lulashit idiot.
e mo mire, mos u merzisni! se mos ka ndonje alternative perballe vetes Rama qe te jete me serioz! tani eshte koha e talljes se by….. se ne fund te fundit, na e tha gjate fushates qe do hapte 300.000 vende pune. tani 300.000 * 8000 dollare qe llogaritet nje vend pune nga ekonomistet…..e kuptojme vete se cfare perdoret per tallje ne keto raste. po ne i besuam ammmaaaa!
tani te pakten te mos qahemi, se ne fund te fundit, nuk merr vesh nga shifrat i shkreti, piktor eshte!
me te vertete jam i majte por sikur ky kr ministri yne po ne e rruan si shume sqetullen.
basta gjithcka qe ben e lidh me burgun!! a nuk eshte pak si e cuditshme???
une do te isha me i qete po te degjoja qe: do te jene gjoba te kripura, tingellon me mire ka me shume (ndjenje frike) sepse duke i cuar te gjithe ne burg kush dote punoje???
pastaj ka edhe nje etike ku jo gjithcka perfundon ne burg! ka denime alternative, italia ka nje jete qe lufton punen ne te zeze dhe nuk e elminon dot dole ti dhe lufta,burgu, dhe dajaku, po karrota ne kete mes ku eshte????
mjft me karagjozlleqe ku gabimi me i vogel permendet fjala burg. burgkush vjedhe energjine, burg kush aksidenton, burg kush nuk siguron puntoret. etj mjaft me me keta budallalleqe!!!!!!!
rrafshoje thepin z . kryeminister rrafshoje
do ishte mire qe bizneseve tu hiqje nga shpina administraten tende tatimore,totalisht abuzive . fut nje here ne burg gjithe administraten tende abuzive pastaj te lind e drejta te merresh me bizneset abuzive.
Se shpejti qeveria do beje ligjin per t’i quajtur te punesuar te gjithe te burgosurit .Kjo eshte arsyeja pse Kryeministri jone e ka qef burgun per qytetaret e tij qe s’kane lek me paguar energjine,apo bejne shkelje te tjera.Sa per politikanet miliardere dhe miqte e tyre ky ligj nuk do veproje.Europa do jape fonde per ndertimin eburgjevedhe keshtu do hapen vende te reja pune ,do rritet ekonomia.Dhe Shqiperia do rilinde!Hajde qeveri hajde!
A e kuptoni tani se z. Kryeminister nuk eshte mire dhe duhet te pushoje pak ???
Po mire mor Kryeminister kur i futke ne burg kaq lehte njerezit, fut te parin ne burg Sali kriminelin, apo te shpeton shurra nga ai.
Sa per punesimin(81000 te punesuar) llogaria eshte shume e thjeshte: 300 000 vende pune te premtuara pjestoini me 48 muaj , qe Edi do te jete ne pushtet,= 6250 vende per 1 muaj, shumezojeni me 13 muaj qe jane ne qeverisje = 81 250 vende pune.
E shikoni sa e thjeshte eshte te punesosh njerezit?
Edi rama eshte krye mashtrues.
Booo po ky e ka kryeabuzuesin pas kraheve Luan Bregasin, pyete njehere se sa te siguruar ka ne kompani dhe do kuptosh se nga kush rrethohesh. Vetem ne nje hotel ne Durres ka mbi 20 te pasiguruar. Kryeminister te pakten dil i vetem ne te tilla deklarata sepse ju nuk dini nga kush rrethoheni. Tung