Rama: Asnjë fëmijë ministri e deputeti në ambasada, deri te kushëriri i tretë

redaktor

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me studentë të ekselencës të Universitetit të Tiranës, ka bërë një zotim, që vjen pas lajmit se mes tij dhe djalit të Neritan Cekës ka pasur një incident në Vjenë.

Rama deklaroi se asnjë fëmijë deputetësh, ministrash apo të afërm të tyre, nuk do jetë në ambasada.

“Është bërë një sqarim nga zyra e shtypit dhe sinqerisht është për të ardhur keq dhe mëshiruar këtë gjendje në të cilën ndodhet ky pushtet, kjo qeveri, ky Kryeministër, që angazhohen në një batërdi në mes të parlamentit për të ngritur një valë mbi hiçin, mbi diçka që duhet rregulluar dhe do ta rregullojmë patjetër pas 23 qershorit.

Unë zotohem se kush do jetë deputet apo ministër të harrojë se do çojë djalë, vajzë, teze, hallë, dajë e deri tek kushëriri i tretë, tek një ambasadë që përfaqëson Republikën e Shqipërisë,” tha Rama.

I pyetur se çfarë ka ndodhur mes tij dhe djalit të Cekës, Rama ka bërë shaka duke thënë se Fevziu po ngulmon të dijë se çfarë ka ndodhur.

Share This Article
5 Comments
  • Mire o Edo mire, por per ate kusheririn e Metes ne ambasaden tone ne Greqi do besh nje leshim te vogel apo jo?

    • Kusheriri I Metes ka qene diplomat dhe ambasador karriere qe kur Meta ishte femije i vogel dhe nuk u caktua tani që Meta eshtë politikan! Ju lutem mos i ngaterroni gjerat per te mjergulluar lexuesit !

  • Edi te gjithe Partine socialiste e ka me miq e shoke te tijet e te gruas se tij,njerez qe nuk ja kane pare deren partise socialiste. Leri ato more Edi se nuk i ha njeri keto. Ty edhe dasmen ta bene shoket me parate e tyre sepse i ke bere deputete, e jo pastaj nuk i con ti neper ambasada.

  • Punen e pare qeverija e Rames po u be ka te beje librin e shtepise per sejcillin.Ose te vejre ne pune gjithe ish sigurimcat te i tregojne Rames kushrinjet dhe biografite e secillit.
    Hajde mashtrues.Linden mund ta beje ministre se eshte gruaja e huej e shokut jo e tija apo kushririt

  • Nese Rama i mbane keto premtome Shqiperia dhe shqiptaret do sherohen nga semundjet e politikes 23 vjecare .Nuk kam aspak respekt me disa qe mendojne se do te beje te njejten gje qe ka bere dhe bene Saliu.Rama do te udheheqi nje koalicjon gjitheperfshires qe do ta kete te veshtire te plotesoje qejfet e kokave drejtuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *