Rama: Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet s’i vret dot

Bora Basholli

Ndërsa presidenti i Republikës tha se shpreson që kryeministri Edi Rama të reflektojë, pas dekretimit të 13 tetorit për datën e re të zgjedhjeve vendore, ky i fundit duket edhe më i vendosur në qëndrimin e tij.

Përmes një tjetër reagimi, i treti nga konferenca e Presidentit të Republikës, Rama duket se ka shtuar vetëm dozat e ironisë ndaj kreut të shtetit, por duket se nuk ka ndër mend të lëvizë nga qëndrimi i tij.

Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte një togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare.

Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të!

Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.” -shkruan Rama.

“Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR, qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman?” -përfundon Rama reagimin e tij.

 

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Jug-Veri, Lindje-Perendim – jemi Shqiperi!

    Zgjedhjet te mbahen me 30 Qershor!

    Tradhtaret e Shqiperise, po ua mbajti, le ta vazhdojne udhen e tradhtise qe kane nisur.

    Nese leshon pe nga 30 Qershori, Rama eshte kryetradhtari!…

    DRENICA E KUQE

  • Jug-Veri, Lindje-Perendim – jemi Shqiperi!
    Zgjedhjet te mbahen me 30 Qershor!
    Tradhtaret e Shqiperise, po ua mbajti, le ta vazhdojne udhen e tradhtise qe kane nisur…
    Nese leshon pe nga 30 Qershori, Rama eshte kryetradhtari!…

    DRENICA E KUQE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *