Startoi në politikë si ministër. Më pas, nga ministër kandidoi për kryetar të bashkisë së Tiranës. Ishte 36 vjeç kur fitoi mandatin e kryebashkiakut me një fushatë spektakolare. Më pas nga kryetar i bashkisë u bë kryetar i një prej dy partive më të mëdha në vend duke zëvendësuar liderin historik të partisë. Madje ishte njëkohësisht edhe kryetar i bashkisë edhe kryetar i Partisë. Ishte pikërisht kryetari i partisë ai që e afroi në politikë, por ishte pikërisht ky që u bë pasardhësi i kryetari që e afroi. Politikani më i gjatë në shtat në partinë e vet dhe dikur sportist i lojrave me dorë me ekipin e Dinamos. Ka bërë dikur një punë të rëndomtë, ka qenë i angazhuar në Lëvizjen e Dhjetorit 1990 dhe anëtar i Partisë Demokratike. Me LSI ka qenë edhe në aleancë edhe në opozitë. Flet shumë mirë anglisht dhe di ta prezantojë veten dhe Shqipërinë shumë mirë.
Këto detaje dhe cilësime janë për Edi Ramën, por shumica e tyre, përkojnë edhe me Lulëzim Bashën. Dy krerët aktualë të partive të mëdha kanë pika të përbashkëta, ndoshta më shumë se të gjithë çiftet e tjerë politikë në historinë e Shqipërisë.
101 vjet më parë Ismail bej Vlora e Syrja Bej Vlora ishin rivalë e kundërshtarë për shpalljen e Pavarësisë dhe nuk kishin fare pika takimi edhe pse ishin kushërinj dhe të sërës së bejlerëve. Nuk ngjante fare çifi Zogu e Noli, i pari i pashkollë por tejet i zgjuar dhe me prirje prej politikani fitues, ndërsa tjetri harvardian dhe me dije të paana por që ishte politikan naiv dhe dështoi. Pas komunizimit, as Fatos Nano me Sali Berishën nuk kishn ngjashmëri të mëdha; njëri liberal modern por me një ironi që ishte jeta tjetër e tij përballë një Berishe autokratik e karizmatik me një regjim gati ushtrarak dhe me ambicje pushteti ekstreme. Ndërsa Rama e Basha duket se e kanë prishur rregullin: bashkë me zëvendësimin e liderëve historikë Nano e Berisha, ata kanë sjellë me vete në mënyrë të pavetëdijshme edhe një ngjashmëri që në pamje të parë nuk duket. Por nëse i shikon faktet me kujdes del një binom i rrallë në historinë e çifteve politikë në Shqipëri.
Por ata nuk janë vëllezërit siamezë
Megjithatë nuk kemi mbaruar! Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk janë vëllëzër siamezë. Kanë shumë e shumë gjëra që dallojnë dhe kundërshtojnë njëri -tjetrin. Madje këto janë ato që duken më qartë. Rama kishte një projekt të vetin në kokë si për Bashkinë, por edhe për Partinë Socialiste; ndërsa Lulzim Basha më shumë ia kanë dhënë projektin e Bashkisë dhe Partisë, se sa e ka patur të vetin. Vërtetë Edi Rama ka patur mbështetjen e Gramos Ruçit, por ama Edi Rama asnjëherë nuk ka qenë në tutelën e tij. Ndryshe është situata me Bashën. Hija e Berishës është shumë e gjatë dhe fakti që është kryetar jo domosdoshmërisht e bën atë lider të padiskutueshëm në PD. A do vazhdojnë të kenë më shumë pika takimi se sa ndarje? Askush nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetje. E sigurtë është që ata janë dy liderë të rinj që zëvendësuan liderët e vjetër dhe aktualisht problemin më të madh e kanë jo mes tyre por me paraardhësit e tyre. Të paktën Lulzim Basha… se Rama e kaloi.
Ngjasimet Rama-Basha
-Edi Rama dhe Lulëzim Basha janë dy zëvendësuesit e liderëve historikë të dy partive të mëdha, PS e PD, pas 23 vjetësh dominim në Shqipëri. Edi Rama zëvendësoi Fatos Nanon, i cili ishte 4 herë kryeministër dhe 14 vjet kryetar i PS që nga themelimi, ndërsa Lulzim Basha zëvendësoi Sali Berishën, 5 vjet president në dy mandate, 8 vjet kryeministër në dy mandate si dhe 17 vjet kryetar të PD.
-Si Edi Rama dhe Lulëzim Basha kanë qenë të dy anëtarë të Partisë Demokratike.
-Si Edi Rama dhe Lulëzim Basha kanë qenë dhe janë kryetarë të bashkisë së Tiranës.
– Edi Rama dhe Lulzim Basha ditën e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë së Tranës kanë qenë pothuajse në të njëjtën moshë. Edi Rama ishte 36 vjeç, 2 muaj e 28 ditë në zgjedhjet lokale të 1 tetorit 2000, ndërsa Luzim Basha ishte 36 vjeç, 10 muaj e 26 ditë në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011. Rama ka lindur më 4 korrrik 1964, Basha ka lindur më 12 qershor 1974.
-Si Rama dhe Basha e kanë nisur punën si kryetar të bashkisë me një aksion të madh publik, Rama me prishjen e ndërtimeve në parkun “Rinia”, ndërsa Basha me ndërtimin e bulevardit të ri (ende premtim).
-Si Edi Rama dhe Lulëzim Basha kanë lindur në Tiranë, por me orgjinë nuk janë nga Tirana. Rama është me orgjinë nga Durrësi, Basha me orgjinë nga Drenica e Kosovës.
– Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë të përbashkët faktin që duke qenë kryetar i bashkisë janë bërë kryetar të partisë, Rama kryetar i PS dhe Basha kryetar i PD.
-Si Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë patur përkrahje të padiskutueshme nga personazhet kryesorë në zgjedhjen si kryetar. Rama ka patur mbështetjen e Gramos Ruçit, ndërsa Basha mbështetejn e Berishës.
-Si Edi Rama dhe Lulzim Basha janë dy politikanët më të gjatë mes lidershipit të PS dhe të PD, Rama 1.96 metër dhe Basha 1.87 metër.
Si Edi Rama dhe Luzlim Basha kanë ushtruar sporte të lojrave me dorë, Rama basketbollist, Basha volejbollist dhe që të dy kanë luajtur me skuadrën e Dinamos.
-Si Rama dhe Basha kanë një përvojë jashtë Shqipërisë. Rama ka jetuar në Francë, Basha në Hollandë.
-Si Edi Rama dhe si Lulëzim Basha kanë bërë punë të dytë, Rama si emigrant në Francë dhe Basha si kamarier në Tiranë.
-Si Rama dhe Basha kanë qenë ministra përpara se të bëheshin kryetarë të bashkisë.
-Si Edi Rama dhe Lulzim Basha deri në këto momente kanë provuar shumë pak të qenit në opozitë pa asnjë post publik, Rama në distancën mes lënies së Bashkisë dhe fitores së zgjedhjeve, Basha nga 2004 si kryetar i KOP deri në 2005.
-Si Rama dhe Basha nuk janë praktikantë të riteve fetare.
-Si Rama dhe Basha kanë qenë dhe janë kryetarë të bashkisë së Tiranës duke punuar me kryeministra të partisë së vet por edhe kundësharin politik. Rama me Fatos Nanon dhe Sali Berishën, Basha me Sali Berishën dhe Edi Ramën.
-Si Rama dhe Basha kur ishin kryetar të Bashkisë së Tiranës janë shprehur se nuk do garonin për të qenë kryetar i Partisë respektive.
-Si kryetar të Bashkisë si Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë patur si zëvendëse në periudha të ndryshme zonja: Vali Bizhga, Mimi Kodheli dhe Albana Fhimitri kanë qenë zëvendëse të Ramës, ndërsa Jorida Tabaku dhe Nevila Xhindi kanë qenë dhe janë zëvendëse të Bashës.
-Si Rama dhe Basha kanë fituar si kryetar të Bashkisë së Tiranës në koalicion me LSI, Rama në zgjedhjet si kryetar në 2007 dhe Basha në zgjedhjet e 2011 si kryetar i bashkisë.
-Si Rama dhe Basha kanë provuar të paktën nga një herë koalicionin me LSI dhe të paktën nga një herë kanë provuar të jenë në opozitë me LSI- në.
FAKTE KU NDAHEN EDI RAMA DHE LULEZIM BASHA
-Rama 49 dhe Basha 39 vjec, dy liderët kanë një diferencë prej 10 vjetësh në moshë.
-Pavarësisht mbështetjes së Ruçit, çdo gjë Edi Rama në PS e ka arritur vetëm me aksionet e tij personale. Basha deri më sot në cdo veprim ka patur ndikimin e padiskutueshëm të Sali Berishës.
-Edi Rama është kryetari i dytë i PS në historinë e kësaj partie, ndërsa Basha është kryetari i 5-të pas Azem Hajdarit, Berishës, Eduart Selamit dhe Tritan Shehut.
-Edi Rama ka botuar tre libra në jetën e tij, “Refleksione”, “Album në bashkinë e Tiranës” dhe “Kurban”, ndërsa Basha nuk ka botuar asnjë libër.
-Edi Rama artikulon në fjalime fraza të gjatë, me një mjeshtëri që vetëm ai di ta bëjë atë, ndërkohë Basha artikulon fraza të shkurtra më shumë në sensin akademik.
-Edi Rama ka qenë pedagog në universitet, Lulëzim Basha nuk ka dhënë asnjëherë mësim.
-Edi Rama ka ushtruar edhe publicistin duke u bërë institucion në faqet e gazetës “Koha Jonë” në vitet 1995-1997 ndërsa Basha deri më sot ose ka ndonjë shkrim pa shumë gjurmë ose nuk ka shkruar fare
-Në jetën e Ramës kanë qenë 5 gra me të cilat ai ka qenë i martuar ose bashkëjetuar, ndërsa në jetën e Bashës ka qenë vetëm një grua me të cilën ai jeton edhe sot.
-Edi Rama është i pari kryetar i bashkisë dhe kryeministër me profesion piktor, ndërsa Basha është i pari kryetar i Bashkisë së Tiranës me profesion jurist.
-Edi Rama ka fituar tre mandate si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa Basha vetëm 1 mandat.
-Edi Rama dhe Lulëzim Basha janë bërë kryetarë të PS e PD me forma të ndryshme votimesh partiake; i pari nga delegatët dhe i dyti nga anëtarësia. Rama ka marë 297 vota pro dhe 15 kundër në kongresin e PS të vitit 2005, ndërsa Basha ka marrë 33.220 pro dhe 8060 vota nga e gjith anëtarësia e PD.
Rama ka marrë tre çmime ndërkombëtare: Në 2003 çmim për luftën ndaj varfërisë nga sekretari i OKB Kofi Annan, në 2004 si kryebashkiaku më i mirë në Botë, dhe në 2005 nga revista TIME si një nga 37 heronjtë që ndryshuan botën. Basha ende nuk ka marrë asnjë cmim.
-Ndaj Ramës janë kryer dy sulme fizike për jetën, i pari në 1996 teksa rrihet barbarisht dhe i dyti më në 9 nëntor 2001 e qëllojmë me breshëri automatike në dritaren e shtëpisë. Basha nuk ka qenë asnjë herë objekt i sulmeve fizike.
-Edi Rama ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës duke patur 4 kryeministra Ilir Meta, Pandeli Majko, Fatos Nano dhe Sali Berisha, Basha me dy kryeministra Sali Berishën dhe Edi Ramën.
-Edi Rama e mori drejtimin e PS 41 vjec, ndërsa Basha e mori drejtimin e PD 39 vjeç.
KU ISHIN RAMA DHE BASHA NE NGJARJE TE RENDESISHME HISTORIKE NE SHQIPERI
DHJETOR 1990
-Edi Rama 26 vjeç i involvuar me revoltën e studentëve në Tiranë duke qenë protagonist që më parë si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.
-Lulzim Basha, një 16 vjeçar gjimnazist në gjimanzin “Sami Frashëri” i angazhuar modestisht në lëvizjen e asaj kohe .
26 MAJ 1996: ZGJEDHJET ME TE KEQIJA TE ZHVILLUARA NDONJEHERE NE SHQIPERI
Si Rama dhe si Basha nuk kanë qenë në Shqipëri.
13 MARS 1997: TRAZIRAT QE RREZUAN SHTETIN
As Rama e as Basha nuk kanë qenë në Shqipëri.
3 KORRIK 2005. ROTACIONI I PARË I MADH POLITIK
-Edi Rama kryetar i Bashkisë së Tiranës
-Lulzim Basha kryetar i Komitetit të Orientimit të Politikave në PD.
1 MARS 2008, shpërthimi i GËRDECIT KU MBETËN TË VRARË 40 PERSONA DHE 60 U PLAGOSËN
– Edi Rama kryetar i opozitës
– Basha ministër i Transporteve.
21 JANAR 2011 – VRASJA E 4 PROTESTUESVE
Edi Rama kryetar i opozitës të cilës iu vranë 4 demonstrues dhe Lulzim Basha Ministër i Brendshëm, gardistët e së cilës vranë 4 demonstrues.
28 NENTOR 2012/100 VJETORI I PAVARESISE
– Edi Rama kryetar i Opozitës
– Lulëzim Basha kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Shume respekte per gazeten tuaj por ju lutem mos kaloni ne banalitete me krahasime groteske ndermjet nje personaliteti si Edi Rama dhe nje dordoleci si Lulezim Basha
po ta lexosh me vemendje Rama del nje goxha burre kurse Luli del nje ish-kamarier 🙂 Me hile Qafoku 🙂
jane krahasime shume banale keto qe beni ju!
Jane figura krejt te ndryshme, pasi Edi Rama eshte lider dhe gjithmone eshte votebesuar, nderkohe qe Basha eshte nen tutelen e nje personi dhe gjithmone ka arritur gjerat qe ka me vjedhje dhe mashtrime.
Kot e ke tjerrur gjithë këtë shkrim o Roland.
RAMA me Lulin që qesh me idiotësinë e vet, të përbashkët kanë vetëm qënien si frymorë.
Për të tjerat janë ane Shan ane Bagdat. Rama është një kalë që drejton karvanët kurse Lulka qëndron prapa Saliut si miza në bythë të Kalit.
BASHA DO TE BEHET LIDER I OPOZITES KUR TE JETE VEHTE VETJA E TIJ ,SOT AKTUALISHT ESHTE NJE VEGEL GJORE E FAMILJES BERISHA QE MBRON INTERESAT PERSONALE TE FAMILJES BERISHA ,I MUNGON KAUZA POLITIKE PER FORCEN E TIJ POLITIKE ,KUR PD ESHTE BERE NJE PARTI QE I NGJAN NJE OJQ ,E PREGATITI KAUZEN E ZGJEDHJEVE TE KORCES NJE GJETJE E GABUAR PER BASHEN SEPSE KANDIDATI I PS FITOI ME MERITE MBI 10.000 VOTA DHE PO MEREN ME DY VAJZA QE SHPERNDAJNE 2000 LEKE PER UDHETIMIN ,KUR KJO GJE REALIZOHET ME TRANSPARENCE NGA PROKURORIA SHQIPETARE ,POR OPOZITA NJOLLOSI QYTETARINE KORCARE DHE ULI NE MAKSIMUM VLERAT E TIJ SI LIDER DHE TE PD..
INFORMACION PORDHI KALI NE DERE TE HANIT.Kerkohet edhe 22 vjet pas Nano-Berisha tu jepet tagji shqipetareve me Rama-Basha.
Keta gazetaret per te qene persona vip bejne shoh per ne treg duke gjetur krasime bejne analiza thua se bertasin eureka, koha vertetoje qe jane matrapaze te flales lire dhe duke perdorur medjen behen keshilltare ndertojne pallata dhe televizjone dhe bejne te zgjuarin analist duke lefur per ustajon qe e ushqen. Mjere ne nga uralet dhe hysmeqaret se po u mesuan te perulen pastaj behen profesjoniste. Nje personazhi historik qe luftoi per lirin dhe atdheun kur u clirua vendi i thane cfar do te behesh. Ai u pergjigj luftava per vatanin. Dhe ata i dhane nje vile dhe pensjon. Mbas ca vitesh e pyet nje ish luftetari tij si te duket kjo pune. Keta e moren pushtetin per ti vene njeri tjetrit spaletat dhe mbushur cepat u pergjigj komndanti. The sot e njejta gje po ndodhe te ben vip politika dhe televizjon vetem po te lefesh apo te jesh pjese e grupit te interesit. O zot na ruaj nga keta politikan qe kane zgjedhur skuadrat per te luftuar per pushtetin se ku eshte koncepti i tyre se si mund te vjedhin votat si te bejne politike.
Nga vete shkrimi del qe eshte njesoj sikur te krahasojme nje luan me nje macok, nje dash me nje kakerdhi , nje det me nje pellg , nje mal me grumull dheu , nje embelsire me nje trangull ,e se fundi nje te mencur qe di te beje cdo gje e nje torollak qe ben si i thone , se vete nuk di fare.
Ky Qafoku harroi te thonte qe te dy jane kerrraba te gjate njeri 2 cm me shume se 2 metra e tjetri 2 cm me pak se 2 metra dhe tjetra njeri lexon se cfare i shkruajne dhe tjetri flet pa lexuar fare letren qe ka perpara…
A mund te ngaterohet gravata (RAMA) me breket (basha) kjo eshte qesharake, eshte kaq i vogel perpara RAMES sa dhe mbiemrin jo pa qellim ja kam lakuar me shkronja te vogla………luliput
O Roland sa je lodhur! Edi Rama ka qene shtruar per skizofreni ne vitin 1982 ne spitalin psikiatrik te Tiranes. Po ta vesh re edhe sot Rama ka tregues te paqendrueshem ne sjellje. Nuk eshte normal. Vini re kur qesh, vini re kur ka inat, etj. Kartelen e psikopatise ia ka botuar “Tema” e Mero Bazes ne vitin 2000. Lul Basha eshte klinikisht i paster. As eshte kosh droge si Edi Rama, as aventurier e karagjoz si ai. Mjere ky popull cilin ka kryeminister.