Hyrje e redaksisë: Partia Demokratike njoftoi së fundmi se ka lidhur kontratë të re lobimi me një firmë në Uashington, e cila quhet “Sonoran Policy Group”.
Po këto ditë, konflikti i ri Rama-Meta ka nxjerrë në pah një përpjekje të kryeministrit për foto me Obamën nëpërmjet një procesi lobimi.
Thonë se në kohët ku jetojmë, realisht janë të pakta gjërat që paraja nuk mund të blejë. Po cili është kufiri moral i lobimit? Apo mjafton të paguash dhe merr atë që do?
Kufiri moral i lobimit vështirë se ekziston, duke konsideruar që përmes lobimit tentohet influencimi i individit, dhe jo i institucionit. Individët, qofshin këta senatorë, kongresmenë, përfaqësues të BE-së e kështu me radhë, janë të “prekshëm e të aksesueshëm”, dhe rrjedhoja negative e lobimit është se ata ‘manipulohen’ personalisht por pasoja e manipulimit është institucionale.
Pra, lobimi i drejtohet individit, por rezultati i lobimit është institucional. Kjo është arsyeja pse sot, edhe në vende si SHBA-të, ku lobimi është i njohur e i garantuar me ligj, po bëhet një betejë e madhe ligjore për të limituar aksesin dhe nivelin e aksesit të firmave lobuese tek individët vendimmarrës.
A është e mundur që një vend si Shqipëria, me nivel të lartë korrupsioni, pandëshkueshmëri te zyrtarët e lartë, një kompani prestigjioze nga Brukseli ose SHBA ta paraqesin një politikan, një drejtues qeverie, një drejtues opozite, ndryshe nga ai që është?
Sigurisht që është e mundur. Përmes kontaktit individual me vendimmarrësit në SHBA apo në Bruksel, firmat lobuese përpiqen të ndryshojnë një perceptim ndoshta sipërfaqësor që autoritetet respektive kanë për qeverinë apo opozitën në Shqipëri.
Të mos harrojmë që zyrtarët amerikanë apo të BE-së nuk fokusohen vetëm tek Shqipëria; ata kanë prioritete lokale e ndërkombëtare, kanë fushata elektorale, kanë angazhime të shumëfishta, dhe sigurisht që vëmendja që ata i dedikojnë Shqipërisë mund të ‘zhvendoset’ lehtësisht përmes një procesi lobimi.
A mund të ketë një mekanizëm hetimi dhe gjykimi të pavarur, duke qenë se bëhet fjalë për lobistë nga SHBA apo BE?
Këtë çështje e zgjidhin legjislacionet respektive. Firmat lobuese, si në Uashington ashtu dhe në Bruksel, janë të detyruara me ligj të bëjnë transparencë financiare, për të treguar se kundrejt kujt lobojnë dhe sa shpenzojnë për këtë limit.
Legjislacionet kanë vendosur edhe kufijtë maksimal të “dhuratave” që zyrtarët mund të marrin nga firmat lobuese, dhe është e mundur të kërkohet e të merret informacion.
Artikulli i mëposhtëm sjellë nga Dita është botuar nga portali i njohur amerikan Politico dhe është shkruar nga gazetari Theodoric Meyer.
Ai flet mbi mënyrën se si lobohet në Uashington dhe cilat lloj qeverish kërkojnë ndihmën e kompanive lobuese.
Aty përmendet firma me të cilën PD ka lidhur kontratën e re të lobimit Sonoran Policy Group për të ndikuar te administrata e Trump, si dhe fakti që qeveria e Shqipërisë ka lobuar pranë administratës Obama më parë.
Artikulli na ndihmon të ndërtojmë një sens të rritur kritik mbi klasën tonë politike, të kuptojmë se një foto me një politikan të rëndësishëm të huaj nuk është domosdoshmërisht reflektim i mendimit pozitiv.
Por mbi të gjitha na ndihmon të kuptojmë kush ka nevojë për lobim. Qartësisht klasat politike të dështuara, qeveri të korruptuara, opozitat pa kredibilitet që duan të rimarrin pushtetin.
Ato kanë nevojë për mbështetje farsë, nga jashtë, sepse brenda vendeve që drejtojnë ekziston përgjithësisht një shoqëri e ndikueshme nga mendimi i qendrave vendim-marrëse në botë, për shkak se kanë humbur besimin tek klasa e tyre politike dhe mekanizmat e presionit i kanë të pakët ose inekzistentë.
Artikulli mban titullin “Firmat lobuese të lidhura me Trump-in fitojnë shumë para nga qeveritë e huaja” dhe nëntitull: “Numri i vendeve që i janë drejtuar lobistëve të lidhur me fushatën e Trumpit është befasues”.
*****
Nga Theodoric Meyer*
Zimbabve, e shmangur nga bashkësia ndërkombëtare gjatë viteve që qeverisej nga diktatori Robert Mugabe, nuk kishte pajtuar një firmë lobimi në Uashington prej më shumë se një dekade.
Por pasi Mugabe u rrëzua nga një grusht shteti në vitin 2017, liderët e rinj të vendit vendosën se kishin nevojë për ndihmë për rindërtimin e reputacionit të vendit në Uashington.
Ata iu drejtuan Brian Ballard, një prej fondacioneve kryesore që financoi fushatat e Presidentit Donald Trump dhe që tashmë ka ndërtuar një biznes mjaft fitimprurës duke lobuar në administratën e tij.
Muajin e kaluar, ministri i jashtëm i Zimbabvesë nënshkroi një kontratë me Ballard me vlerë 500,000 dollarë në vit, duke e bërë Zimbabvenë vendin e fundit që i drejtohet Ballard ose një grushti lobistësh të tjerë të lidhur me administratën e Trump.
Sipas një analize që POLITICO i bëri zbulimeve hetimore të Departamentit të Drejtësisë, Ballard Partners dhe dy firma të tjera lobimi të udhëhequr nga ‘veteranët’ e fushatës Trump kanë lobuar për nëntë qeveri dhe katër parti të huaja politike, që nga fillimi i presidencës së Trump.
Grupi i Politikave Sonoran, një firmë tjetër që ka shfrytëzuar lidhjet e saj në administratë dhe ka angazhuar ish-studentët e fushatës së Trump, ka lobuar për nëntë qeveri të tjera dhe një parti politike të huaj.
Gjithsesi, Ballard dhe të tjerët nuk janë pjesëmarrësit e parë të fushatës presidenciale që kanë lobuar më pas në Uashington për qeveri të huaja.
Sipas dosjeve të zbuluara, Tim Glassco, për shembull, u bashkua me Grupin Podesta pasi punoi për fushatën presidenciale të Barak Obamës dhe loboi për qeveritë e Shqipërisë, Qipros, Egjiptit dhe Gjeorgjisë kur Obama ishte në detyrë.
Por numri i vendeve që i janë drejtuar lobistëve që kanë lidhje me fushatën Trump është i habitshëm.
Disa nga vendet janë aleatë të Amerikës, ndërsa të tjerë i kanë raportet mbi të drejtat e njeriut ‘të njollosura’ si Zimbabve, Turqia dhe Republika Demokratike e Kongos.
James Rubin, lobisti kryesor i Ballard që punon për Zimbabvenë si dhe ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit në administratën e Klintonit, thotë se lobistët e firmës u menduan ca përpara se të pranonin të përfaqësonin këtë vend.
Ndërsa udhëheqja e re e vendit ka bërë krime përfshirë hapjen zjarr ndaj demonstruesve në janar, duke vranë së paku 17 vetë, “ajo është shumë më e mirë se sa qeveria e Zimbabve nën Mugabe,” – shprehet Rubin.
Sipas kontratës, Ballard do të përpiqet “të inkurajojë një rishqyrtim të Zimbabvesë nga Departamenti i Shtetit me qëllim vendosjen e marrëdhënieve më të mira të mundshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe lehtësiminin e rikthimit të Zimbabvesë në bashkësinë e kombeve”.
“Preferoj që ata më mirë të punojnë me ne sesa me kinezët, të cilët nuk duan t’ia dinë fare për të drejtat e njeriut,” thotë Rubin.
Por Michelle Gavin, një punonjëse e lartë në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë dhe një ish-ambasadore e SHBA në Botsvanë, që ndodhet në kufi me Zimbabven, tha se ndërsa qeveria e re e Zimbabve kishte ndërmarrë disa reforma qëkur Mugabe u rrëzua, vendi vazhdon të jetë i shkatërruar nga korrupsioni dhe abuzimet me të drejtat e njeriut.
“Ajo që ne shohim në vend, nuk mendoj se u jep vëzhguesve shumë besim se atje ka respekt të sinqertë për sundimin e ligjit,” tha ajo.
Bruce Wharton, ish-ambasador i SHBA-ve në Zimbabve shkroi javën e kaluar në Tweeter se vendimi i vendit për të punësuar Ballard ishte një “humbje e tragjike e fondeve publike”.
Zimbabve është përpjekur që të punësojë lobistë me lidhje presidenciale dhe më parë.
Në vitin 2008, zyrtarët e qeverisë të Zimbabve ranë dakord të punësonin dy persona që pretendonin se kishin lidhje me Obamën, të cilët më vonë u dënuan për përpjekje të paligjshme për të lobuar për heqjen e sanksioneve të SHBA mbi këtë shtet.
Ndonjëherë, lobistët janë të etur të punojnë për qeveritë e huaja, sepse kjo është shpesh më fitimprurës sesa lobimi për klientët vendas.
Ballard Partners ka fituar më shumë se 7.2 milionë dollarë duke lobuar për interesat e huaja që nga fillimi i presidencës së Trump. Kjo shifër bazohet në informacionin e zbuluar që përfshin një pjesë të madhe të biznesit të firmës.
Për krahasim, sipas të dhënave të vetë firmës, ajo ka fituar rreth 28 milionë dollarë duke lobuar për klientët vendas në nivel federal që nga krijimi i saj në Uashington në janar 2017.
Avenue Strategies, një biznes lobimi i krijuar nga veteranët e fushatës sëTrump, Corey Leëandoëski dhe Barry Bennett, pas zgjedhjeve të vitit 2016, ka marrë rreth 3.3 milionë dollarë nga interesat e huaja. Leëandoëski nuk ka bërë kurrë ndonjë lobim për të huajt dhe u largua nga firma në 2017-ën, para se firma të nënshkruante ndonjë kontratë me ndonjë klient të huaj.
Sipas të dhënave të firmës, Chartwell Strategy Group, një firmë lobimi e krijuar nga Dave Tamasi, një tjetër burim i vjetër fondesh i Trump-it, mori 740,000 $ për lobim për qeveritë e Gjeorgjisë dhe Kosovës vitin e kaluar.
Ndërsa Sonoran Policy Group, i cili bashkoi dy veteranë të fushatës së Trump pas zgjedhjeve të vitit 2016, ka fituar më shumë se 9 milionë dollarë nga interesat e huaja, dhe 5.4 milionë dollarë nga një kontratë e vetme me qeverinë e Arabisë Saudite.
Lobistët me lidhje me Trump-in kanë kërkuar gjithashtu tarifa të larta për kompanitë e përfaqësimit të cilat kanë nevojë për ndihmë jashtë vendit.
ZTE, për shembull, kompania kineze e telekomunikacioneve që bindi me sukses administratën e Trumpit vitin e kaluar për lehtësime, pasi u zbulua se po shiste në mënyrë të paligjshme për Iranin dhe Korenë e Veriut, punësoi katër veteranë të fushatës Trump në tre firma të ndryshme për të avancuar interesat e saj në Uashington: Bryan Lanza, Rick Wiley, Doug Davenport dhe Dave Urban. (Lanza ndaloi lobimin për kompaninë vitin e kaluar.)
Sipas dokumentave të zbuluara, kompania pagoi firmën e Urbanit 230,000 dollarë për të lobuar në Zyrën Ekzekutive të Presidentit dhe Senatit për pak më shumë se një muaj vitin e kaluar.
Ashtu si Ballard, Gotham Government Relations and Communications (Marrëdhëniet Qeveritare dhe Komunikimet Gotham), një firmë lobuese në Nju Jork, e konsideroi Trump-in si klient dhe hapi një zyrë në Uashington menjëherë pas fitores së tij. Sipas Brad Gerstman, një partner në këtë firmë, Gotham filloi të lobojë në Shtëpinë e Bardhë në fund të vitit të kaluar në emër të një kompanie që kërkon të bindë Trump-in që të mbështesë planin e saj për të dërguar forca private të sigurisë në Libi për të lehtësuar zbulimin e naftës.
Asnjë biznes lobimi i lidhur me Trump nuk ka nënshkruar(kontrata) me më shumë qeveri të huaja si klientë sesa një kompani e panjohur e quajtur Sonoran Policy Group.
Robert Stryk, i cili drejton firmën, nuk ka punuar kurrë në fushatën e Trump, por ai ka punësuar dy ish-punonjës të fushatës sëTrump-it pas zgjedhjeve të vitit 2016. (Ndërkohë të dy janë larguar.)
Stryk ndihmoi në implementimin e një thirrjeje telefonike midis kryeministrit Trump dhe kryeministrit të Zelandës së Re, në javët kaotike pas zgjedhjeve (në këtë vend) dhe, më vonë, bindi qeverinë e Zelandës së Re të merrte me qira/të punësonte firmën e tij, pasi bëri një festë luksoze përuruese në Ambasadën (amerikane) në Zelandë të Re.
New York Times paralajmëroi ngjitjen e tij, së bashku me aktivitetet e Lewandowski-t, konsulentëve të tjerë dhe lobistëve me lidhje në administratë, në një artikull të titulluar “Si të bëhesh i pasur në Uashingtonin e Trumpit”.
Sipas tre personave të njohur me firmën, Stryk ka qëndrimin e dikujt që është bërë i pasur. Ai shpenzon lirshëm në puro, fluturime me avionë privatë dhe darka të gjata në dhomën private (prive) të katit të të sipërm në Café Milano në Georgetoën me fatura që kapin secila mijëra dollarë. Ai ka një bar për pije në zyrën e Georgetoën të SPG, mburret me planet për të hapur një zyrë në Londër dhe thotë se do të ndërtojë një biznes prej 200 milionë dollarësh.
Sipas lobistëve të Ballard dhe Avenue, Stryk ka filluar lobimin vitin e kaluar për Republikën Demokratike të Kongos, një regjim shtypës i akuzuar për abuzime me të drejtat e njeriut, të cilin Ballard dhe Avenue nuk e kishin pranuar kur përfaqësuesit e vendit u përpoqën të punësonin ata fillimisht. Avenue më pas ka ranë dakord të lobojë për qeverinë e Felix Tshisekedi, president i ri i vendit i zgjedhur në janar.
Sipas deklaratave të Departamentit të Drejtësisë, Republika Demokratike e Kongos e ka paguar firmën e Stryk gati 1.5 milion dollarë vitin e kaluar. Sonoran Policy Group është regjistruar për të lobuar për vendin si nënkontraktor i një firme izraelite, Grupi Mer.
Ndërsa Sonoran vazhdon të jetë e regjistruar, Stryk tha se ai nuk punon më për këtë vend.
Sonoran, ndër të tjera, u përpoq të ndërmjetësonte takime midis zyrtarëve kongolezë dhe administratës së Trump. Sipas një raporti të zbuluar, këtu përfshihet edhe një përpjekje vitin e kaluar për të mundësuar një takim midis zv.presidentit Mike Pence dhe Joseph Kabila, atëherë president i Republikës Demokratike të Kongos. Takimi nuk ka ndodhur kurrë, – tha një zyrtar në zyrën e zëvendëspresidentit.
Stryk nuk ishte aspak i penduar për punën e tij për klientë me reputacion të ndotur, të ulët si Republika Demokratike e Kongos dhe Somalia. Në një intervistë me POLITICO vitin e kaluar, ai tha se kishte kuptuar se ata (shtete) kishin më shumë nevojë për ndihmën e tij se sa vendet më të pasura.
“Këto janë vendet që na duhen më shumë”, tha Stryk. “Zelanda e Re nuk ka nevojë për ne. Ata na e kanë nevojën, ata po,” – u shpreh ai.
Botuar sot në Dita. Përkthimi, nga Edona Llukaçaj. Artikulli në origjinal mund të lexohet duke klikuar KËTU
Lobimi i maskarejve,lobimet e Rames,Bashes jane thjeste individuale
Nje sharlatan qe zgerdhihet ne krah te Obames per ti treguar shqipetareve sa i rendesishem eshte.Paguajne shifra marramendse vetem per tu dukur se kane perkrahje.Keta pushter i kane kaluar te gjithe kufite e imoralitetit, jane kthyer ne kolonizatoret e Shqiperise dhe bejne c’duan me pronen e tyre TURP PER ATE POPULL QE PRANON SKLLAVERINE E MASKAREJVE
Edhe pas 20-30 vjetësh Shqipëria është ndoshta i vetmi vend i quajtur demokratik që nuk riciklon prijësit e saj. Gjithkush që jeton atje ka si ushqim të përditshëm të njëjtat fytyra, të njëjtat zëra, të njëjtat psikologji, karaktere, sjellje e zakone.
Nëse themi që këto kompani apo individë me influencë politike lobojnë për Ramen apo Bashen përse të mos themi që ato lobojnë edhe për ne?
Ne e kemi mjaft të vështirë të shkëputemi nga udhëheqësit e pavdekshëm, të pazëvendësueshëm, nga ikonat, nga mitet dhe mendojmë se pa ata do të bëhet hataja.
Ndoshta është çështje tradite, kulture, mentaliteti, fobie, fisesh etj., por e rëndësishme është të kuptojmë se në fund të fundit jemi ne ata që diktojmë sjelljen e të huajve ndaj nesh.
PSE KA FRIKE gazetari Bedri Islami nga komentet e lexuesve?
Ne se jo,atehere pse nuk i lejon komentet?
Ne se jo,pse e shtron ne titull pyetjen qe do pergjigje?
Ne se jo mos valle gjykon se ashtu sic n-mendon vete eshte edhe e verteta apo shkruan sa per te mbushur faqen e pare te gazetes?
Dhe themi ne qe politikanet kane frike nga e verteta,nga kritikat,nga mendimi ndryshe!
Ja pra qe edhe ky gazetar i UCK paska FRIKE!
Lobimi eshte nje forme e maskuar e shperdorimit kriminal te milionave te shtetit per qellime personale,mashtruese,qe vertetojne se nuk ekzistojne maredhenie te shkelqyera shteterore midis vendit tone dhe atyre te zhvilluara,se ato ndervaren nga lloji, dhe aftesia e seksereve,qe quhen lobiste!
Per gjykimin tim kjo forme e lobimit ne nje shtet apo qeveri tjeter qe te kete maredhenie sa me te mira me ne,eshte sa poshteruese aq edhe kriminale!
Nuk ndreqet imazhi i nje qeverie jashte vendit,por mbi te gjitha qeverite duhet te bazojne imazhin e vet vetem ne popull!
Ne se nje popull e nenshtron me pa drejtesi,pa punesi,me ligje anti popullore,e ngop me taksa te padrejta,i rrit cmimet e ujit,te dritave,cmimet e urbanit etj,nuk ka nevoje qe te harxhohen miliona ne SHBA!
Cfare imazhi pozitiv mund te kete kryeministri Rama me fjalorin e tij prej rrugaci?
Si ta respektoj une kryeministrin kur ai eshte bere xhelati i shtetit ligjor,kur ai mbron te korruptuarit dhe ben propagande se fajin e korrupsionit e ka gjykata e jo ai?
o Thano, po kruhesh me Edi Ramen me vend e pavend. Do te perfundosh sii “koha Jone”, Me fal qe te nderhyj sepse eshte problemi jiuaj por e lexoja me kenaqesi gazeten “Dita”, sot jeni bere te peshtire. Vetem Viktor Malaj po i reziston orientimit drejt shkaterrimit qe po i jep kesaj gazete, Urime ne punen tuaj
Keta tipa si ky që komenton siper nuk kuptojnë asgje, kurre, ose bejne sikur.
Sa per lobimin… Ata nuk janë pjesë e problemit shqiptar, prandaj është normale që të mos kenë pikë ndjeshmërie ndaj zhvillimeve tona. Morali nuk është në axhendën e tyre, sa kohë që kjo cilësi nuk ka të bëjë me lirinë, standardet dhe vendet e tyre, ku demokracia rrjedh fjollë.
Për mua nuk ka sens padia ndaj tyre, sa kohë ata bëjnë një biznes të ligjshëm duke lobuar pushtete qoftë edhe të paligjshme. Pse?
Sepse regjimi i marrë përsipër për t’u lobuar, është objekti, malli i tyre, detyra e mirëqenë. Ne nuk mund t’u kërkojmë atyre të mos lobojnë për një gjallesë që sundon një popull të tërë me babëzinë e tij.
Është njëlloj si tu kërkosh tregtarëve të mollëve të mos bërtasin për mallin e tyre në treg, edhe nëse mollët kanë filluar të kalben. Ata do të vazhdojnë të mburrin mallin e tyre të prishur, sepse po të pushojnë së thirruri, do të pushojnë së shituri.
Njëlloj si kompanitë e lobimit. Nuk mund të paragjykohen pse ata synojnë ta shesin Ramen, Bashen, Meten apo Berishen si engjëj, edhe kur janë në fakt djalli vetë. Kjo është puna e tyre. Të lobojnë, të manipulojnë opinionin ndërkombëtar, sepse vetëm kështu do të justifikojnë paratë që marrin.
Përkundrazi. Nëse ka vend, paragjykimi mbetet të jetë për ata që blejnë dhe besojnë propagandën e paguar shtrenjtë.
Si ky komentuesi ma sipër
Artan
Ka një lidhje organike ndërmjet kufirit moral të lobimit dhe kufirit legal të tij. Në aspektin e parë, perceptimi i përgjithshëm është se në vendet të cilat më shumë se dy dekada më parë hynë në rrugën e transformimit të sistemit politik dhe ekonomik lobimi është parë si mënyrë e fshehjes së sofistikuar të korrupsionit. Kjo është mjaft tipike dhe për Shqipërinë.
Në aspektin e kufirit legal, vështirësia për të parandaluar korrupsionin edhe në këtë fushë, shpesh ka gjeneruar thirrje për të ndaluar lobimin si një aktivitet të ligjshëm.
Edhe pyetja qe ngrihet ne shenimin e redaksise besoj se merr shkak nga një premisë e tillë, “.. mjafton të paguash për gjithçka dhe merr atë që do?” Sidoqoftë, një konkluzion radikal mbart një keqkuptim të çështjes sepse lobimi është pjesë organike e procesit demokratik të vendim-marrjes.
Në vendet pa korrupsion politik dhe ekonomik ose me nivele të pranueshme lobimi është formë efektive e realizimit të interesave
të caktuara të një grupimi apo shtrese të caktuar të shoqërisë duke u kthyer në një rol legjitim dhe të domosdoshëm për sistemin politik.
Fatkeqësisht, nuk mund të ndodhë kështu në Shqipëri ku lobimi shihet si një mjet socialo-politik i atyre pak njerëzve që kanë fituar pandershmërisht pushtet të pakufizuar ekonomik e politik për të korruptuar ligjet e shërbyer interesave të tyre.
Në këtë sens koncepti i lobimit në vendin tonë është thjesht aplikimi i mitmarrjes, dhe një gjë e tillë fillon nga kreu i pushtetit ekzekutiv e shkon deri tek një nëpunës i thjeshtë që ka për detyrë të lëshojë një certifikatë fare të thjeshtë, por nuk e lëshon atë pa kompensim.
Edhe pse në pikëpamje konceptesh hendeku midis lobimit dhe mitmarrjes është mjaft i thellë, në kushtet e mungesës së plotë të etikës dhe moralit ai ngushtohet aq shumë sa e bën mjaft të vështirë dallimin.
Në anën tjetër, nuk mund të mohohet roli i parasë në të gjithë procesin e lobimit. Duam apo nuk duam, duhet të pranojmë që paraja është pushtet. Është e padëshirueshme për masën e gjerë të popullsisë por në të njëjtën kohë është tepër e domosdoshme.
Paraja të jep pushtet dhe grupi, individi apo shtresa që e disponon atë më shumë ka të ngjarë të ketë më tepër influencë tek politikanët e pushteti legjislativ.
Subjektet e mësipërme derivojnë nga popullsia shqiptare dhe bazuar në forcën e tyre ekonomike ato diktojnë një proces prioriteti duke siguruar vëmendjen më të madhe. Kjo është krejt normale por ajo që nuk është e tillë lidhet me faktin se shoqëria shqiptare sot nuk garanton që interesat e shumicës të mbrohen ligjërisht nga korrupsioni i individëve të caktuar ose interesat e opozitës/pakicës të mbrohen nga dhunimi i maxhorancës/shumicës.
Në një vend ku sistemi i drejtësisë është mjaft i cunguar, premisat që lobimi të konfondohet me mitmarrjen janë mjaft të dukshme. Prandaj edhe detyrohemi të themi që mjafton të paguash e merr gjithçka.
Merr dhe budallenjtë si ai komentuesi lart Artanit që edhe për shkrimet e një platforme mediatike nga më influentet në Shba si Politico, gjen kurajon të na thotë që janë botuar pse Thano do ketë inate me Ramën
Jo vetem kaq o Thano, inat eshte shume pak, jane nderthurur urrejtje dhe interesa te brendeshme e te jashteme, personale e klasore, e kushedi edhe inteligjencia, por populli Shqiptar eshte mjaft i zgjuar dhe di te dalloje dhe te menjanoje mjaft lehtesisht RD, Koha Jone, 55 dhe te tjere qe devijojne pa moral.
Gazetat sot, si rezultat i teknikes dhe rrugeve te shumta te modernizimit te shperndarjes te informacionit po kerkojne rrugezgjidhje para shkuarjes ne vdekje klinike, me vjen keq, te permend litarin ne shtepine e te denuarit, por kjo situate eshte nje realitet sot. Prandaj sa me shume te drejte dhe te besueshem te jeni aq me shume dite do ti shtoni frymemarrjes tuaj oksigjen, Jete.
Ofendimi i komentuesve nuk te jep jete aspak por te kunderten
Rama duhet te ishte ne burg per Unazen.
Basha per rrugen e Kombit
Meta per videon e Priftit
Saliu per qindra krime dhe vrasje
Kjo eshte e verteta, ju pelqen apo jo militanteve te Rilindjes apo atyre te Ngjalave te Lalzit
Terminologji të tjera që janë “sinonime” për lobimin janë për shembull punët publike, komunikim politik dhe këshillim politik.
PPP-te e Rames pershembll jane nje “lobim” per te vjedhur ne bashkepunim.
Në vitin 2006 folën Thomas Leif dhe Rudolf Speth për pushtetin e katërt qe është shtypi dhe pushtetin e pestë që është lobimi.
Megjithatë, këtë ndarje e gjetën autorë të tjerë jo të përshtatshme dhe të tepruar.
Orjentimi drejt bythte lepirjes ! mos u prokupo per gazeten Dita,na e ler neve te tjereve qe si mbajme zorren Rames si puna e ca delenxhive si vetja jote
Duket ndryshimi mes komentuesve militante dhe atyre që janë me mend në kokë dhe qytetarë të shqetësuar për vendin, jo për partinë apo bazhibozukun e radhës. Duket në artikulim.
Përderisa Rama si dikur Berisha nuk ndalet për imazhin e vet duke lobuar edhe përpara fëmijëve këtu brenda në Shqipëri, a mundet të pritet që ai nuk do të përdorë mekanizmin e lobimit që ofron sot tregu i huaj?
Nje nga komentuesit shtron pyetjen që si mundet të ekzistojë ky lobim kur ne kemi këtë nivel korrupsioni, pandëshkueshmërie etj?
Në mënyrë figurative, më lejoni të bie shembullin e mëposhtëm: një përfaqësues i një kompanie reklamash kishte marrë përsipër dhe më shumë pasion reklamonte një lloj grille të veçantë e destinuar për të shitur produkte relativisht të shtrenjta mishi e deti brenda ambienteve të mbyllura e palëshuar erën apo tymin më të vogël.
Ai person i bënte shërbim pagesës së tij dhe kurrë nuk u interesua nëse audienca e tij i kishte mundësitë ekonomike për atë lloj trajtese. E njëjta gjë ndodh me kompanitë e lobimit.
Rama dhe qeveria e tij është propaganduar, prezantuar e pompuar në atë mënyrë që të gjitha ndryshimet i dedikohen vetëm atij. A besoni se ata njohin vërtetë gjendjen e sotme të Shqipërisë? A besoni se ata e dinë varfërinë ekstreme të një pjese të konsiderueshme të popullsisë, nivelin e korrupsionit, vrasjeve e krimeve barbare, pasigurisë, një sistem të tërë drejtësie të paralizuar?
A besoni se ata e dinë vërtet se sot Rama duke na nxjerre perpara gogolin Sali ka pushtuar të gjitha shtyllat e shtetit? A besoni se ata e dinë që sot një diplomaci e tërë shqiptare e akredituar jashtë ka si funksion kryesor lobimin e qeverisë së sotme?
Në anën tjetër, a nuk besoni se ata e dinë fobinë shqiptare të dashurimit pas udhëheqësve e pushtetarëve të përjetshëm? Si keta komentuesat qe ne vend te merren me argumentin i qajnë hallin Ditës për punët e saj, pra i qajnë hallin kalorësit se mos i varen këmbët
Një fjalë e urtë thotë se sipas vendit bëhet dhe kuvendi.
Ndryshe, nuk mund të ndodhë si askund tjetër, që politikanë a parlamentarë evropianë, të lobojnë në mes të Tiranës për politikanë shqiptarë të caktuar ca per Ramen e ca per ate bufonin e PD.
Nëse nuk jemi vetë në gjendje të ruajmë dinjitetin tonë si mund të presim të na e ruajnë të tjerët?
Komentuesve te mesiperm (artan dhe … pa escort) qe perzihen
denigrojne me ofendime komentuesit e tjere, sa per di jeni as denjoj te lexoj mbi lobimin e Bashes apo te Zelandes se re apo Kongos, nje teme me Interes zero per mua. Sa per dijeni te Shqiptareve Lobizmi eshte i denueshem, dhe me gjithe se te gjitha partite ne USA marrin persiper per ta eleminuar ata megjithate mbijetojne ne saj te nderthurjes te parase, interesave dhe korrupsionit qe egziston pamvaresisht fjaleve te bukura qe thuhen.
Persa i perket komentit Tim te mesiperm e perseris qe kjo gazete dhe ky K/redaktor nuk lene rast pa attakuar K/minstrin e Shqiperise pa patur nje fakt te vetem dhe e trajtojne si delikuent, nqs nuk keni respekt si E.R. Kini respekt per Detyren e larte te K/M, kini respekt per shokun, kini respekt per fqinjin dhe gjithashtu per vetvehten, vetem keshtu do te kemi Shqiperi te respekuar.
Per ty “Respek jo Ofendim…”!
Njerezit e mencur te nje populli dallohen nga turma laramane e bythelepiresve,lypsave,bark dhe tru thareve qe u lepijne bythen cdo sundimtari te radhes per nje kocke,pikerisht se u tregojne njerezve te verteten!
Dhe e verteta me e madhe eshte se popujt,qe arrijne te zhvillohen ne nivelin e SHOQEERISE NJEREZORE,pra nuk jane thjesht ne nivelin e turmes apo popull bukngrenes,kurre nuk duhet t’iu ADHUROJNE sundimtaret e tyre,qofshin keta koka te medha te shkences botewrore!
Por shqiptaret sot kane mbetur ne nivelin me te thjeshte te zhvillimit njerezoir,ne atre te TURMES,porandaj edhe sot pas 30 vjetesh gjoja dewmokraci arrijme te adhurojme sundimtaret ca nga e majta e ca nga e djathta!
Nje popull,qe nukmarrin te kuptoje se sundimtari,qe urrehet nga nje pjese shtetas te tij,medoemos neser do te jete i urryer edhe per ata!
Nje shoqeri njerezore e zhvilluar nuk shkon deri tek morali feminor,qe
– “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!
hahahahaaaaa
Drenova ke gjetur shprehjen me te goditur
ja keshtu eshte fiks eshte puna e militanteve qorra qe na mbyten neper forume:
“DASHNORI MAMIT TIM ESHTE ME I MIRE SE DASHNORI MAMIT TEND”
hahahaaaaa
i madh!!!!
Ne Kohen e Qepes te Zogut dhe Konices kishte nje llaf:
NENA IME MOS KI FRIKE
SE KE DJEMTE NE AMERIKE
Sot ne Kohen Moderne te Edvin Droges llafi eshte transformuar:
EDI RAMA MOS KRI FRIKE
SE KE SOROSIN NE AMERIKE
qe:
Fanatiket e Partise se Punes e perkthejne si:
EDVIN DROGA MOS KI QEDER
SE TE MBRON SHOKU ENVER
prandaj:
Shikojme Gerdallen e Enverit, Gramoz Ruci qe Edvini e ka vendosur ne karriken e Kryetarit te Parlamentit nga njera ane qan dhe vajton per brigadat sulmuese te LANC-it kriminal jugosllav te Enverit qe vrane dhe masakruan anglezet ne kanalin e Korufizit dhe nga ana tjeter i dergon telegrame urimi Imperializmit Amerikan qe ishte edhe ARMIKU me i madh i LANC-it te Enverit si “Rreziku anglo-amerikan” per Shqypnine ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur Gerdalla Gramoz Ruci ishte Minister i Brendshem, kur vrau me gjakftohtesi killeri komunist djemte e Shkodres dhe mbeti i pandeshkuar nga Drejtesia e pavarur si te gjithe Gerdallat e tjera te Enverit,
prandaj:
Krimineleve albaneze te Enverit i duhen lobimet ne SHBA qe te vazhdoje refreni i vjeter:
KRIMINELA PUSHTETARE MOS KINI FRIKE
SE KENI DJEMTE E PAGUAR NE AMERIKE
pa u zgjatur shume si gomeret me larte…
per mua lobimi eshte per te rjepur vendet e varfera,per te bere te pasurit me te pasur dhe te varferit me te varfer.
vendet e pasura apo te zhvilluara kane gjet nje metod per te rjepur budallenjte kareirist nepermjet lobimit.
nje metod qe trushplaret popuj te saliut apo rames(ne rastin tone)ti duket e bardha e zeze dhe e kunderta apo qe krimineli sali te duket si qingji dhe rama si ujku apo e kunderta…
ne e shikojme se cfare bejne keta kriminel dhe se si ata shtojne pasurite apo shikojme se si populli varferohet cdo dite dhe nuk kemi nevoj qe te vije nje amerikan te na mbush mendjen se si vishet se si flet se si mer poza basha apo sali maloku apo edi brekushja,dhe sa i ndershem eshte krimineli……
lobimi eshte thjesht blerje vote per trushplaret por paret i mer nje i pasur ne amerike dhe jo votusi i shkrete qe vuan per buken e gojes,jo ekonomia e vendit por ekonomia amerikane, se trushplaret kane besim tek daj sami….
D I T A..BENI MIRE QE BOTONI LOBIMET E BERA NE SHBA.DHE SIDOMOS TE RAMES E LULIT PER TE DALE NE FOTO ME OBAMEN E TRAMP.
-SIÇ DUKET PER TU TAKUARE ME PRESIDENTET E SHBA-U DASHKA PAGUARE.KJO ESHTE PUNE E TYRE.LIND PYETJA:PSE NUK KA LOBUAR ENVER HOXHA ME LOBISTET ANERIKAN !? DEL SE TE NE PUSHTETARET PER TE MARRE E MBAJTUR PUSHTEIN..DUAN TE INJEKTOHEN ME PENICILINA..
-POR MUA ME SHQETSOJNE KTO FAKTE:
1-PSE NUK SHKRUHET NE D I T A PER LOBIMIN RUS TE LULIT PREJ 1000.000 $.SE KJO ESHTE SHQETESUESE,PASI PROTESTAT E DHUNESHME TE PD+LSI TE ÇOJNE TE LOBIMI RUS.DHE KUR PUTINI VURI NE PIKPYETJE ZGJEDHET NE SHBA TREGON SE VENDI YNE KERKON TE NDIZET FLAKE NGA BEOGRADI-MOSKA-ATHINA…ME FIJE TE FORTA BERISHIANE QE NE 1974 SI “BISTURIA” E “PENICILINA”.DHE LIHET NE HARRESE JO PAQELLIM SALIKRIMI QE BERI LEMSH PD LSI..DHE MBAR VENDIN.
2-PSE PD KA LOBUARE PERSEDYTI NE SHBA..!? KJO SEPSE DREJTESIA E LA NE SIRTAR LOBIMIN RUS TE LULIT.KJO ESHTE E TMERRSHME..!
3-FAKTI QE PD+LSI 30 QERSHORIN E QUAJNE FITORE TE TYRE 85 % ESHTE KULMI I MARRSISE.PASI PO DALIN HAPT KUNDER SHBA+BE.
4-VAZHDIMI PROTESTAVE TASHME DO DREJTOHEN KUNDER SHBA+BE TE CILAT ISHIN PER ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT,NE NJOHJEN E TYRE,ORJENTIM PER APELIM NE DREJTESI PER DEKRETET NUL TE PRESIDENTIT DHE MESHTETJEN E QEVERISE RAMA.THIRRJA E Z.KALAVERA NGA POLONIA..PER ARRESTIME ORGJENTE TREGON SE DOSJET JANE GATI ME KOHE..POR PRITET KUSH DO FIRMOSI DOSJET PER TA-NEN MBIKQYRJEN E ONM.
5-TASHME PRITET KRIJIMI I SPAK DHE FREKUENTIMI I “HOTEL-REÇIT” NGA AI QE KA BERE ZULLUME ME SHUME.
6-PASURIA MARRANENDESE E ÇIFTIT META-KRYEMADHI NA ORIENTON PER TI KTHYER SYT NGA ATA QE PO ULUTIJNE ME SHUME KUNDER SHBA+BE,TE CILET PO MBAJNE SHENIM.Nga mallakastrioti -jo anonim.
Sa here ke qef te lexosh per lobimin rus te Bashes, se une per vete e kam pare nja 100 here te Dita.
E do nga e para? Apo nga pasmja?
Morali i lobimit eshte periferik kur se pari duhet pare morali i qeverisjes!
A ka moral kjo qeverisja 6 vjecare e Rames?
Ka shtuar varferine dhe e ka shtrire ne gjithe Shqiperine me ato taksa e mbi taksa qe kane falimentuar bisnese dhe kane nxjerre pa pune shume njerez. Ka dhene me koncesion Ekonomine mbare te MAFIA (mjafton ai i Unazes Re si shembull). Nuk ka permiresuar jetesen e qofte nje shtrese te vetme te popullsise (perjashto ato qe u ka dhene tendera). Ka ne parlament deputete me diploma fallco dhe me plagjiature te dhenash si rasti skandaloz i asaj Gjylametit (para tyre kish deputete me precedente penale). Pushteti i Rames pra moralin politik e ka zero kurse moralin qeverises e ka teresisht te diskretituar.
Ketij diskretitimi qeverises te Rames nuk ka pse i shtohet fare opozita a Basha. Kudo ne bote opozitat do kishin bere me shume ne se do dilnin ministra dhe deputete te qeverise duke urdheruar shefat e policise per masaker elektorale.
Ne Shqiperi diskretitimi politik eshte i pushtetit Rama. Diskretitimi ekonomik eshte i qeverise Rama. Te tentosh qe ketij diskretitimi ti bashkosh opoziten eshte qesharake.
Pas ketij morali qeverises mund te flitet per moral lobimesh. Aty ndoshte mund te jete Rama dhe Basha bashke, por aspak te qeverisja. Aty eshte prej 6 vjetesh vetem nje i diskretituar plotesisht, Edi Rama.
Si Miljonat per Fushata – edhe Lobymet ,
jane nji gjetje e Mafiozeve Nderkombetare per te kapur Qeverrite e sidomos vendeve naive si Shqiperia .
Miljonat ne Fusha eshte nji shpikje qe kush e ha bie automatikishte ne Gracke.
Perse eshte ber kjo shpikje ;
Sepse Banka ose Firma Koncere te Medha Finacojn Miljona qe asnji Parti si ka ,
me kushte : Qe po te financoj ardhjen ne Pushtet ,
por ti s’ke me Sovranitet .Ti je nji qeverri Kukull e Shtetin tend do ta menaxhojn Bossat qe te bien ne Pushtet .X -Banka- Koncern apo Miljarder.
Pra ky eshte qellimi banal i Fushatave qe ne vetvehte eshte nji maskarade qe i ben Skllever popujt sepse Politikanet duan te vijne ne Pushtet
me cdo Cmim per vendin e tyre e mjerimin e popullit te tyre.
Lobystat ndermjetesues pastaj dihet tashme ,te ndihmojne financojne
por nuk kerkojne kafshate aq te Madhe sa te “Lobyt te Fushatave” ,
por padyshim nji pjes nga Torta e Pushtetit X – Minier Port – Bregdet x Sektore ta menaxhojne ata ,
pra Skllaveria vjen pikerishte nga Miljardat qe futen ne borxhe Partite per te ardhur me kto menyra mafioze” te Ligjeruara” ne Pushtet dhe qe kur vijne ne pushtet ,
nxitojne te shpartallojne Buxhetet e Shtetit qe akordojne per Ministrite ,
per te balancuar gjasme humbjet por qe kurr sja arrijne ,
sepse tashme ata kane firmosur Skllavrrimin e vendit te tyre .
————-
Populli ,intektualet ,mediet pro Shqiptare ,duhet te
bejne Teme Djegese pikerishte kte Heqjen Dore nga
Financimet e Huaja ne Fushata ,(fushatat te behen normale me fondet e brendeshme te partive ,
e asnji Mafioze qe do te Skllaveroj Shqiperine te ket dor ne fishata etj .
Ora shkurt te Ndalohen Financimet Skllaveruese te Fushatave qesharake qe i ngjajn Karrnavaleve ,,
siedhe Lobimet e Huaja.
Kto jane ato qe kane shkaterruar Shqiperine e cdo fushe ekonomi e politike ne gjithcka .
Nqs nuk ndalohen kto me Ligje ,
Shqiperia do vazhdoj te jet e Skllaveruar nga ata mafioze te Huaj qe Financojne maskarenjt qe i premtojne edhe grate tja falin te Huajve vetem e vetem te behen kryeministra e kapin Pushtetet .
Kjo i hap rrugen edhe krimit ne politike edhe te gjitha llojve te korruposionit sepse te gjithe mendojne si e si te kapin pushtetin duke harruar Shqiperine .
Pra Fushata e Lobymi jane ato qe korruptojne e shkaterrojne Shtetet pa Zote
CIRK NE KOLONI
Pellazget me kaska prej guri as qe e kan idene se çfare eshte nje lobby.
Me pak fjale per pellazget me kaska prej bakri.
Lobby eshte nje grup interesash apo njerezish me influence,apo te nje grupi koorporatsh qe kane apo ushtrojne forcen dhe presionin mbi çdo grup apo shtet ku ata kane interesa perfituese.
Ah lobby-te kane interes per koralin e brigjeve te jonit.
Ska me koral ne shqiperi se e grifoi talioni me koh.
Ah kane interes per hidrocentralet.
haha,ja ka fut turku me vakt.
Ah kane interes per nafte qe qelb ere mut.
Ja ka fut anglezi me koh me ndermjetesin e cerna gores.
ah kane interes per turizmin.
edhe ketu ja kane fut gjermonet me ndermjetesine e austrise apo polonise.
per çfare kane interes lobby-te ne shqiperi???
Per barkun e thare dhe per trurin e avulluar te pellazgeve me kaska prej bronxi?
Kush sot prej nga lobby-te do me u ndy me shiperine ne agonine letargjike?
E sidomos me Ide D’ramen kush ka deshire me u demasku dhe me u damkos si lobby-a me fyçe.
a jeni ne terezi o pellazge me kaska prej qelpiçi!!!
Spjerdh njeri per shipetaret.
U bo 25 vjet qe pellitet shqiperia anetare e europes,kandidtae e europes,etj…
Kur me nder as ne hale nuk do me e pa europa shqiperine e jo me ta fusi ne gjirin e saj te dinamituar nga politikanet e saj satanike,te europes se pjerdhur qe pas luftes se dyte boterore.
Eh shqipot me kaska prej druni nuk xun qe nuk xun men,vetem luanesha e mbron pjellen e saj,shqipot as minj nuk jane.
Pershendetie nga planeti MARS vellezer pellazge me kaska levozhge bananie ne koke.
O fati yne ku humbe? Bota miell dhe ne krunde !
1- Jo, thote FATI ! Nuk jam fajtor
Fati a Nena Natyre, ose Perendia pergjigjen: ..te mbolla ne mes te Dheut dhe te dhashe gjithe te mirat Detin dhe Malin…Token e Nentoken….Mullirin e millonane … C’faj te kemi?
2- Te katandisen kokoshi nje thele
Vendet kufitare te tkurren, te bene fukara,te dhane udhet e botes nga lakmia e Fatit tone …
3- Po mire dje ne Protektorat, Mbreteri, Diktature…po sot ne te ashtuquajturen Demokraci pse beme Krunde te?
Erdhi Vidi te na rregullonte po e perzume ! Edhe me Mbretin nuk gjetem karar! Me diktatorin Hoxha ca me keq!!
Ja dhe Demokracia e shumekerkuar! Me ulerime akoma!
4- Kush eshte fajtori qe “Nuk bejme MIELl po KRUNDE”??
Mos jemi ne shqiptaret “ balte qe s’ behemi poce? Ne asnje menyre JO. Me kuadrin Universitàr brenda e jashte vendit po shkelqejme!
Apo e ka fajin Sistemi Demokratik tridhjet vjecar? Po ky eshte fajtori kryesor. Udheheqesve te ardhur nga Diktatura, qe kane shkembyer Fronet djathtas e majtas pa perjashtim. Ata i gatuan ca nene te Kushtetutes duke i bere corbe derri “. Kete tregon dhe gjendja alarmuse e koheve te fundit. Udheheqesit majtas e djathtas “ per nje plesht duan te djegin jorganin “ !
Ky sherr vellavrases i kohes se RE nuk…Po nje e vertete “ ikem nga shiu dhe rame ne bresher “
Se Kryeministrat diktatore nuk degjojne intelektualet dhe akademiket e mencur . Ushtrojne diktat mbi Prokuroret e gjykatesit e paperlyer. Kane kapur cdo hallke te sistemit demokratik dhe nuk leshojne Fronin
Disa pyetje drejtuar udheheqesve te postdemokracise:
– Rrefeni pasurite tuaja dhe parlamentareve me “ kuc e mac “ ku i kini? Jo ne organet tuaja por ne popull.Tregoni rrogat, dietat, honoraret, ryshfetet….Edhe vjedhjet me Dipllomat e pamerituara….Edhe ju Kryetaret e rinj te Bashkive se njoh pak qe s’i lan as lumi e as perroi.
-Media t’u zbuloje Vilat lluksoze dhe si harakopisi Ju. Hallexhijte do tu gjykojne e votojne.
– Ne metingje kur duartrokiteni pse pushoni dhe tregoni zemren.Apo perkedhelni dashamiresit?
– Pergjigjuni hallexhinje jo vetem me “portale “shqiperiaqeduam, “Bashkiaqe duam “…po edhe me shkrim se njoh shembuj si me Kryeministrin aktual qe me VKM e tij punon me dy standarte….
– Pse nuk i jepni fund praktikes se Vjedhjes se votave se cuditet te gjalle e te vdekur?? Rruget u jane propozuar.
***
Kur do bejne shqiptaret MIELL? Se mencuria popullore eshte Filozofi me i mire!
Vërej se shumë komentues kanë nivel të lartë analize dhe me sa shoh kur dikush është i tillë afrohen dhe të tjerë me nivel.
Ndërkohë janë këta militantët e të dy krahëve me fjalorin e tyre banal të rrugëve ku prevalon si përherë seksizmi i fshatarit.
Kam një lutje për kryeredaktorin Thano. A është e mundur Adrian të ngarkoni njerëz që i slektojnë komentet dhe lejojnë vetëm ata me nivel qytetar dhe nga të cilë ke çfarë mëson si disa prej komentuesve më sipër?
Ju kini qenë si Dita të parët dhe të veçantë në disa momente kyçe. Bëhuni të parët dhe të veçantë edhe në këtë pikë.
Nga këta lobues do ta hanë këta të dy, po hë
Dardha e ka bishtin prapa.
Investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë.
Ky investigim nxiti tri hetime paralele: në SHBA, Skoci dhe Shqipëri, të cilat janë ende aktive.
Janë pikërisht hetimet në Skoci, ato që gjatë këtyre muajve të fundit kanë zbuluar të tjerë shtetas rusë, që fshihen pas kompanisë “Biniatta Trade LP”. Deri më tani, për “Biniatta Trade LP” dimë se ka kryer një pagesë, atë më 24 mars 2017 në vlerën e 150 mijë dollarëve për “Stonington Strategies”, nga ku përfitimi i shërbimeve lobuese i shkonin Partisë Demokratike.
“Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”. “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”.
Sipas “Mother Jones”, 75 për qind e tyre zotërohen nga dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.
Prokurorët e Skocisë nuk janë Arta Marku që i lëpin vrymën Ulsiut dhe Ramiut, që mbron mikun e tij Luliun
Detajet e hetimeve intensive në Skoci, kanë zbuluar pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP”. Ato janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse.
Nga një kërkim në Google, në Facebook dhe LinkedIN, të dhënat tregojnë se zonja Victoria Valkovskaya jeton në ishujt Seychelles, një vend i njohur si “parajsë fiskale” për kompanitë “offshore”.
Ndërsa Natasha Radysheva jeton në shtetin Belize, njohur gjithashtu si një “parajsë fiskale” në Amerikën Qendrore.
Hetimi në Skoci ka zbuluar edhe disa të dhëna të tjera. E ndërsa Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva janë pronare të “Biniatta Trade LP”, administratoret e këtyre shoqërive që formojnë “Biniatta Trade LP” janë shtetaset Molli Roselie, me origjinë nga Republika Çeke, dhe Gina Esparon, nga ishujt Seychelles.
Në të gjithë këtë histori, Evgeny Sheremetyev, Kostantin Ferulev, Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva kanë rol pasiv, ndërsa Gina Esparon, siç shikohet edhe nga ky dokument, është ajo që hedh firmën në emër të “Biniatta Trade LP” sa herë ndodhin transaksione financiare, si në rastin e pagesës së bërë për “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin.
Gina Esparon përdor edhe emrin Gina Sandra Kilindo, emër i cili për herë të parë del në dokumentet e kompanive “offshore” në “Panama Papers”.
Gina Sandra Kilindo është bashkëpronare e aksioneve të kompanisë “Euroimpex Group Corp” dhe përfituesi më i madh nga kjo kompani është shtetasi rus Mikhail Slipenchuk.
Ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të Komisionit parlamentar për Burimet natyrore dhe Ekologjinë në Parlamentin rus, i zgjedhur nga partia e presidentit Putin, “Rusia e Bashkuar”, nga viti 2011 deri në vitin 2016. Mikhail Slipenchuk konsiderohet si politikani më i pasur në Rusi.
Ekziston edhe një tjetër lidhje e përbashkët mes Gina Sandra Kilindo, që firmos kontratat e “Biniatta Trade LP”, me dy shtetaset ruse, Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva.
Ore lexojeni kete Zefin se ky ka me shume info se gjithe gazetaret mbledhur bashke.
Nese jane te verteta keto per Bashen, c’pret Prokuroria??? Pse nuk e marin te pandehur kete mashtrues qe shkel hapur Ligjin ‘Per financimet e partive politike”. A nuk tha ky shurraq qe ato para ishin mbledhur nga me shume se 100 shqiptaro-amerikane (qe Lulash Sumcja sju mbante mend emrin) dhe tani na rezulton qe 675 mije dollare financimete paligjshme per organizaten terroriste PeDe jane paguar nga ruset te rregjistruara si kompani “off-shore”
Or pellazge me kaske prej allçie,prape ju me perralla qe ta qesin gjumin e te lejne ne agoni te perjeteshme!
Lulka eshte kryetar partie qe ka nen angazhim pagese apo shperblimi:
Mercenaret e tij.
Bashkepunetoret e tij.
Vemiet qe i rrotullohen nga te kater konet.
Pa llogarit infrastrukturen e Partise demokraqike.
Pa llogarit instuticion admistratif dhe legjislatif perbrenda parqise demokraqike.
Sa anetare dhe simpatizante ka partia demokraqike qe i bejne dhenie te vullteshme perkrhie monetare (pra fondet e akumuluara nga ndihmat e anetareve dhe simpatizanteve te saj,si çdo parti sataniste mbi kete rruzull,psh ameriqia).
Pra qe te mbaje ne funksionim kete maqine satanike qe quhet partia demokraqike,ku do i gjeje parete lulka basha?
ka vene ne angazhim shpien e vete ne amsterdam apo vilen e lallzit,si prove pasurije bankave?
Apo mos valle tere simpatizantet dhe anetaret e partise demokraqike na rjedhin nga klasa e mesme dhe ajo e larta qe te thyejne kaptinen me paret e vjedhme apo te fitume me allishverishe?
Kur dihet qe sot nje mjek apo nje funksionar funerali pa bakshish ste mjekon e sta hap gropen e varrit po te lejne me u kalb ne pisk te diellit.
Pra ku do i gjej financimet dhe me çfare do paguaj lulka tere kete zallahi ingranazhesh partiake?
Me barke tharet pellazge me kaska prej lekurash portokalli?
Or pellazge zgjohuni sa s’eshte vone,edhe pse eshte jashte mase vone por,ndashta keni te drejten e fishekut te funit,apo te shancit te fundit.
Pershendetjie nga planeti xhuxh CERES.
Jo PLUTON me sakte.
Ah nga VENUSI se ylli polar na ka leshu i fen ne shenje perçmimi.
Ore pellazge po su bo pellazgjia nga pellazget me helmeta prej bronxi
ska me e bo trompeta nga bronxi.
JUPITERI ju pret krah hapur pellazge me kaske levozhge arre.
Lobimi,sidomos lobimi me para duhet te hiqet me Kushte-
tute ! Te sanksionohet perfundimisht qe “LOBIMI” eshte
baraz : dallavere- mashtrim- hajni- marifete- ANTIKOM-
BETARE ! E perse do te lobosh ? Qe te vish ne pushtet
me rruge e mjete makiaveliste ? Nuk ka krim me te madh
qe me parate e taksapaguesve te vobekte shqiotare,lide-
ret e te djathtes apo te majtes shqiptare te tallen duke i
hedhur ne ere parate per kolltuqet e tyre. I duhet vene
zjarri shqiptare te gjithe atyre qe tallen me parate tuaja.
“Shipetar mos rri po ngrihu,shqiptar,more qyqar” por as
per Salen e as per Meten e Bashen keta zagare qe po
hedhin parate e shqiptareve tek te huajt grabitqare.
Sinqerisht me dridhet misht kur lexoj keto gjera ! Politika-
net delenxhinj i japin parate e popullit per te lobuar per
kolltukun e tyre. Kjo eshte e tmerreshme kur fajkojt ame-
rikane pasurohen vetem duke marre para nga shtete te
varfera sic eshte Shqiperia e Zkmbabet !
Vertete Dioguardi merrte para dikur nga kosovaret por kete e bente per nje ceshtje te madhe kombetare por jo
per nje kolltuk te X-Y ,sic ben Bashici shqipfoles per te
siguruar me cdo kusht kolltukun e kryeministrit permes
lobimit ne Amerike me parate e taksapaguesve shqiptare
apo ato tre vjedhjet qe bene bandat tropojane ne rrugen
Tirane – Rinas qe me siguri perfunduan ne kacaforten e
Monstres se Vicidolit, ashtu si edhe parate e droges se
Cekajve,alias Kulicajve qe tash qendron ne burgjet gjer-
mane dhe cdo shqiptar anonim shpreh habine perse ky
trafikant tropojan,i afert i Vicidolasit nuk ekstradohet ne
Shqiperi per te dhene llogari ?!