Kryetari i PD, Lulzim Basha i ktheu përgjigje një ditë më parë kryeministrit Rama, i cili ishte shprehur se “Basha është çun i mirë”.
Basha tha se ai nuk ishte “çun i mirë”, por “më i miri në këtë garë dhe me planin më të mirë”.
Dhe ky duket se është edhe debati kryesor mes Ramës e Bashës në këtë fushatë elektorale.
Rama iu përgjigj sot nga Vora duke thënë se “Luli është më i miri për të fjetur gjumë”.
