Rama-Bashës: Nëse nuk e do më paktin e 5 Qershorit e heqim

Ornela

Lulzim Basha deklaroi sot se Edi Rama e hodhi në kosh marrëveshjen e 5 qershorit me lëvizjet për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

Por Edi Rama u përgjigj duke i thënë se nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen, e heqim.

Cdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin.

Nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve.

Natyrisht e them këtë për të kuptuar të gjithë se e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të bëjmë çmos që të votohet me konsensus nga opozita parlamentare, që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur dhe kioskave përreth” tha ai.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e di ky 2 metrosh që nuk duhet të tallë veten?
    Se thotë që nuk më thotë dot njeri mua, (nga këta të huaj, që i ka “miq”) që po bën ndonjë gjë anti-demokratike. E në fakt kështu është pasi GJYKATA KUSHTETUESE është nul, nuk konstaton asgjë duke filluar me djegien e mandateve, zëvendësimin e tyre, theatro, 1001 konçensione, e deri te kjo reformë zgjedhore mbi zgjedhjen e sistemit që të zgjedhurit duhet të bien dakort, për të garuar. Asimilimin i Gj.K nga reforma e drejtësisë e justifikon në një farë mënyre “heshtje” e tyre (por jo ulërimën tonë të brendshme), ndërkohë as nuk i ndalon njeri të ta përplasin derën e integrimit në fytyrën me 15 e kusur kushte e veçim nga RMV, kjo për arrogancë pasi je i vetmi vend pa këtë gjykatë, që sqaron rendin e akteve të parlamentit dhe po bëhen disa vjet në ilegjimitet.
    Edhe miloja me vëshët e mbretit i dëgjonte europianët, po i hëngri të gjatin.

  • Z.Gushi , me ngjan sikur je Samiu , ish studenti i profesor S.Pellumbit , qe lexuam dje ne kete gazete .Them keshtu , sepse shoh te njejten logjike , pa logjike !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *