Turit të udhëtimeve të tij elektorale nëpër qytete të ndryshme, kryeministrit Edi Rama iu shtua edhe festa e 26 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.
Mes shumë të pranishmish, ishte dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Halim Kosova.
Gjatë nisjes së fjalës së tij nga selia e PS, kreu i qeverisë e falënderoi ish-kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës për pjesëmarrjen.
“Me ne është këtu edhe dr.Halim Kosova, si përfaqësues i Partisë Demokratike. Faleminderit profesor që ke ardhur, jemi shumë të nderuar me praninë tënde,” tha Rama.
Ky i fundit gjithashtu bëri një batutë: “Me gjithë respektet për doktor Halimin, më të mirë se ne nuk ka. Jam i bindur se nëse votohet këtu sot, vetëm një votë kundër kemi. (I drejtohet Halimit). Këta janë gati të na e japim timonin. Kjo e jona nuk është një betejë”.
Teksa fliste Rama, kambanat e Katedrales Ortodokse, kryeministri pohoi se ky ishte një sinjal që fjalimi i tij mbaronte me aq.
“Janë zgjedhje historike, pasi janë zgjedhje në udhëkryq, për fillim e hapjes së negociatave. Siç ka shumë për të fituar, ka dhe shumë për të humbur nëse kthehemi pas. Kjo e jona nuk është një betejë. Nuk mundet më të mbyllim sytë, apo t’i shmangemi sfidës themelore. Me bekimin e kambanave mbaron dhe fjalimi im. Uroj shumë që pas përfundimit të numërimit, Lali Eri të na hapi sheshin dhe të jeni të gjithë, jo vetëm socialistet e Tiranës, por të gjithë Shqipërisë, në atë që shpresoj që të jetë momenti i festës së një fitoreje të merituar, në rast se është e jona. Do e kthejmë në fitoren e gjithë shqiptarëve, për fëmijët e gjithë vendit. Jam i bindur se sa më shumë shqiptarë ta kuptojnë që ne jemi gati”, tha Rama.
