Rama: Bëhuni pjesë e koalicionit, për të “futur mik” qeverinë

DITA Online

 

Si çdo mëngjes, edhe këtë të diel, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu uruar një ditë të mbarë.

Kreu i qeverisë bën gjithashtu thirrje për t’u bërë jetë pjesë e koalicionit qeverisës me qytetarët, për të qenë pjesë aktive e Aleancës për Shqipërinë.

“Mirmëngjes dhe ju uroj një të diel të qetë, me nxitjen që të regjistroheni si anëtarë të koalicionit qeverisës me qytetarët, për të “futur mik” direkt qeverinë sa herë ju del përpara një pengesë e padrejtë apo për të mbështetur e ndihmuar këdo rreth jush, me fjalën tuaj “lart në qeveri”.

Për këto, e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, regjistrohuni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al, shkruan Kryeministri Rama në një postim në Facebook.

Share This Article
2 Comments
  • Zoti Kryeminister !

    Para se te regjistrohem ne Alencen per Shqiperinr qe duam, cmund te me thoni per Harrilla Lena Trebeshin Kelcyra?

    Faleminderit

    Nuredin Aliaj, Vlore

  • Po per ate pune atje ne Kelcyre,a keni nje fjale? Per shtepite ne shkoze shume shpejt i prishet edhe pse njerezet ishin per disa me leje,edhe pse ishte pune shtrehimi e jo vetem pare ma shume ne xhep…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *