2014-a, sipas Ramës: I vendosur të bëj shtet. Kush s’më sheh dot me sy, më bën më mirë

Bledar Lumani

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencën e fundit për këtë vit.

Ai ka falenderuar partnerët e tij, me në krye Ilir Metën, që e kanë ndihmuar në përpjekjet e tij gjatë këtij viti, për të vendosur ligjshmërinë.

Rama tha se ndoshta njerëzit janë mërzitur që e shohin shpesh në televizor.

Por, sipas tij, ai nuk ka ndërmend të qendrojë shumë në pushtet.

Shqipëria kaloi një vit me sfida. Mbajtën barën e rëndë të një Shqipërie vajmedet, dhe çelëm rrugën për një të ardhme ndryshe.

Falënderoj Ilir Metën që më ndihmoi pa kursyer dhe pa asnjë kusht për të kthyer Shqipërinë e ligjit.

Dhe ndihma vazhdon.

E falenderoj dhe për bashkëpunimin Qeveri-Kuvend. 

Gjithashtu falënderoj dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare tona, Gramoz Ruçin dhe Petrit Vasilin. 

Falënderoj presidentin për përmirësimin e marrëdhenieve mes dy palëve. Kemi pasur dhe kemi mosdakordësitë tona për këto nuk do na pengojnë për të punuar së bashku. Shtetndërtimi është themeli i qeverisë sonë, shembulli që duam të japim.

Falënderoj median, gazetarët, se dhe kush nuk më sheh dot me sy, më bën më mirë. Iu kërkoj ndjesë se jam një ngarkesë për ju. 

E di që shumë kush është mërzitur me daljet e mia në media, por nuk do të rri shumë gjatë në këtë detyrë, pasi unë kam ardhur në pushtet të ndërtoj shtet“, deklaroi Rama.

Ai më pas kë renditur me radhë operacionet e qeverisë gjatë këtij viti.

Rama ka falenderuar edhe opozitën, duke thënë se mazhoranca duhet të jetë më e kujdesshme me të, pavarësisht veprimeve të tyre.

Ndërkohë, Rama ka thënë se sulmet dhe akuzat e tyre, shpesh kanë qenë pa kuptim.

 

Share This Article
52 Comments
  • Nuk e di kush e keshillon zotin Rama per kete fjalime.
    Por eshte komplet gabim logjika.
    Asnjehere nuk mund te thote nje kryeminister “nuk do rrije ne pushtet”.
    Sepse nuk perfaqeson veten aty.
    Dhe perhap disfatizem qe ndikon keq ne punet e bashkepunetoreve dhe rrjedhimisht ne ecurine e vendit.
    Po me sa duket z.Rama nuk ka perfaqesuar kurre me shume se egoja personale.
    Per mua, me kete lloj fjalimi, deshmohet njeri i dobet dhe i mundur nga veshtiresite
    Nuk ben dot shtet keshtu, eshte paradoks te thuash edhe “nuk rri shume” edhe “do bej shtet”

    • Ky tha qe sdo dali perdite ne TV si Saliu por tani po na del 3 here ne dite. Nuk mbushet tavolina me konferenca shtypi. Ku jane kto vende te reja pune qe thote Rama?

      • Kesaj i thone fshati digjet, kryeministri krihet. Si nuk i vjen turp ketij qe thote qe po vijne italianet ketu per pune. Ketu ska pune as per Shqiptaret. E shkruajta edhe me pare po ma fshiu moderatori , Edi Rama e ka futur koken ne b.then e Arben Ahmetaj dhe i duket Shqiperia e lulezuar. Turp ti vije sepse po genjen me shume se Saliu.

      • nuk eshte i deshperuari jo.
        eshte fjale prej lideri qe ka lene njerezit me te cilet duhet te fitoje rrugeve pa shprese dhe shkon e kurveron me ata qe duhet te munde.
        Pikerisht sepse nuk mundet ti munde.
        Dhe ben sikur eshte “zemergjere”
        Zemergjeresia eshte me te gjithe, nese eshte.
        Frikacak, legen

        • Shume bukur e ke thene kokepalari i 21 janarit. Rama i ka lene ne rruge votuesit, dhe tani po punon per LSI dhe per PD gjasme si zemergjeresi europiane. Duket se do ja japi Ilir Metes partine shume shpejt. Edhe sot tha prape qe s’do rrije gjate kryeminister. Kjo paska qene marreveshja e ngjalave. Rama shkroi emrin ne histori si kryeminister dhe ne shkembim do i lere pushtetin dhe partine Ilir Metes. Kjo pabesi qe po i ben Rama socialisteve eshte turp.

  • urime vajmedetit qe te largohet sa me shpejte nga barrikada e mbrojtjes se hajduteve te medhenj.
    viti i ri me shume gezim e shprese per shqiptaret.Me shume guxim per te cfarosur nga skena politike banden e berishes,Sharlatanit dhe floririt.

  • Shoke, edhe kesaj here e realizuam dhe e tejkaluam planin pesevjecar duke i kryer me se miri detyrat qe na caktoi Partia. Jeni ju pa jemi ne. Rast nga me te rrallet kur nje i veteshpallur antienverist flet njesoj si enveri.

  • Mire e ke ti Zoti Rama qe do te besh shtet dhe ashtu duhet qe te jete natyrisht! Po kam nje pyetje shume te thjeshte ketu, qofte per ty apo per shtetin Shqiptar para teje.

    Kush mban pergjegjesi per kusuret e mosshtetit te kaluar, nderkohe qe ne kemi 23-vite qe duam dhe kerkojme shtet dhe jemi lene ne mes te rruges me paret tona?

    Shteti te behet, por eshte e rendesishme qe ai te mbaj edhe pergjegjesite qe i takojne nga ata qe kane folur ne emrin e shtetit ne te kaluaren, kur nuk ishte shtet, sepse njerezit nuk kane faj ketu!

    • Vlora,
      Ne lidhje me berjen e shteit tak-fak nga qeveia mendoj se ne duhet ta kemi te qarte se ne kemi vendosur te jemi nje demokraci parlamentare e perfaqsuar, ne kuptimin qe neve si popull nje here ne kater vjet ne zgjedhjet politike zgjedhim deputetet qe na perfaqesojne ne parlament. Ne baze te shumices ne parlament ( nje partiake ose koalicjon partish ) vendoset se kush do te na qeverise keto kater vjet.
      Problem i madh i demokracise eshte qe ajo te rruhet ne ndarjen e pushtetit duke mos lejuar qe nje force e caktuar politike te kete pushtet absolut gje qe do te na çonte perseri ne diktaturen e nje partie te vetme.
      Per kete aresye ne demokraci kemi tre kollonat te pamvarura nga njera tjetra, te cilat jane :
      Legjislative berjes se ligjeve , parlamenti – Exekutive zbatimit te ligjeve, qeveria – Gjyqesori ( drejtesia ).
      Mbas zgjedhjeve te 23 qershorit populli vendosi qe parlamenti dhe qeveria te jene ne dore te koalicjonit PS-LSI, ndersa kollona e trete si KLD, prokuroria, Gjykata Kushtetuese, gjykatat, Presidenti etj. ishin tashme de facto ne dore te PD-se.
      Qe qeveria te jete ne gjendje te « fuse ne burg Salen » nuk e ben dot sepse nuk e lejon Kushtetuta qe eshte edhe ligji baze i shtetit. Disa here qeveria ka derguar dosje te ndryshme denoncimi ( Arben Imami etj ) ne prokurori por ja qe prokuroria qe eshte edhe institucjon i pamvarur e nxjerr Imamin te pafajshem dhe nuk dergon dosjen e tija ne gjykate. Ju e dini se cfare gjykatash dhe gjykatesish kemi neve. Pra gjykata do ta nxirrte te lare. Duam apo nuk duam neve ky eshte realiteti i hidhur qe na imponoi qeverisja e Sales.
      E vetmja mundesi qe ka qeveria dhe parlamenti eshte qe te filloje te ndryshoje ligjet dhe rregullat e lojes ne Kushtetute. Ne te gjithe dime se PD-ja, qe edhe ajo i di ligjet i hedh propozimet e qeverise dhe parlamentit ne gjykaten kushtetuese e cila i hedh poshte ndryshimet qe kerkon qeveria dhe parlamenti. Pengese tjeter eshte edhe presidenti qe ne vend qe te ishte garanti i unitetit te popullit eshte ushtar i bindur i Sales dhe pengon me vendosmeri reformat qe do te beje qeveria dhe parlamenti per gangrenen e drejtesise.
      Pra sic e dini qeveria do qe te beje reforma dhe ndyshime ne drejtesi por nuk e lene, sepse nuk i lejon kushtetuta aktuale. Mos harrojme se mos respektimi i Kushtetutes sjell diktaturen nje partiake te cilen e kemi provuar nje here. Sala filloi ti fusi ne xhep nje nga nje te gjitha institucjonet e pamvarura, populli i zgjuar shqiptar e pa se po rezikohej nga nje diktature e re dhe nuk i dha voten Sales.
      Shume veta do te thone se pse parlamentin nuk ben ndryshimet ne institucjonet e pamvarura qe ka ne dore Sala? Mos te harrojme se ligji themeltar i shtetit eshte kushtetuta dhe ne te jane percaktuar edhe koha per rizgjedhjen e ketyre intitucjoneve dhe anetareve dhe shefave te tyre. Per shembull presidenti zgjidhet nje here ne pese vjet dhe nuk mund te besh rizgjedhje para pese vitesh. Po keshtu prokurori, shefi i Shikut, te KLD. te Gjykates Kushtetuese etj. Pra ti e ke shumicen e cilesuar prej 3/5 ne parlament por nuk e shfrytezon dot ate se nuk te le kushtetuta.

      Gezuar vitin e ri ty dhe familjes

  • Qe ta mbyll kete muhabet me siper dhe me thjesht. shteti i sotem Shqiptar duhet qe te bej bilancin e tij dhe te veproj duke goditur ata te cilet e deshtuan kete shtet per 24-vite, para se tu kerkoj llogari njerezve per ata qe e kane mbajtur ne kembe kete rrumpalle qe gjoja quhet shtet ne te kaluaren.

    Kur te mbyllet ai hesap, atehere fajin e kane njerezit dhe popullin, por eshte e rendesishme qe rrumpalla Shtet te tregoj sinqeritet dhe te mbledhe njehere bajgat e tij, para se te ankohet se vjen ere e keqe.

    Nqeoftese ju zoti kryeminister e kuptoni mire kete gje, atehere filloni dhe veproni sepse deri tani rezulton thjesht se po perconi torben me eren e qelbur te Shtetit Shqiptar, ashtu si paraardhesit tuaj politike, ne qafen e atyre qe kane kontribuar dhe sakrifikuar idealisht por edhe financiarisht, per nje shtet te vertete i cili ne fakt nuk ekziston, pavaresisht pallavrave politike dhe justifikimeve te momentit! Deri sa kjo te behet realitet ne Shqiperi, vetem kritika do te degjoni dhe kur te behet do te mbetet ne histori.

    Gezuar vitin e ri.

  • Kam deklaruar se arritjet i zhumezoj me zero dhe i qendroj akoma ketij mendimi, kjo per per shkak te mosndeshkimit te familjes Berisha, qe cdo pune te qeverise e zhvlereson, duke e sabotuar ate.
    Viti 2015, duhet te jete viti i zhdukjes se familjes Berisha dhe sqarimit te 21 janarit dhe Gerdecit, por dhe 250 miljone eurot e vjedhjes se autostrades se turpit.

    • E di si eshte puna ti or zoteri qe do zhdukje familjesh. Jo se mua me plas per familjen Berisha, por per hir te logjikes tate duhet te fillojme me zhdukjen e familjes Zogu, pastaj ta qerrojme familjen Hoxha me gjithe kelyshet e vegjel, pastaj i vjen rradha familjes Nano me gjithe qe ka perqark, pastaj, pse jo, edhe familjen Berisha me gjithe pasardhesit, pastaj na bie te presim pak e ta qerrojme familjen Rama me gjithe tre barqet e kalamajve. Si thua o Horri i Bulevardit?

      • O Dule Kokk…,

        nuk e dija qe i biri i Enverit na kish hedhur ne ere fshatrat e Shqiperise, te kish vrare femije dhe gra shtatzena dhe te kish bere miliona me te qenit sekser qeverije. Nuk e dija qe e bija e Enver Hoxhes, na paskesh bere miliona me 3 perqindshat e famshem, te firmes se babit si Kryeminister dhe te perpiqej te merrte peng skenen politike shqiptare duke asgjesuar opoziten shqiptare dhe duke e vene ne sherbim te interesave te familjes.
        Sa i perket atyre dhjeramaneve te tjere,,,,atij incestualit te vetequajtur mbret dhe Nano ordinerit,,,,ato jane ne kopshtin e begate te Saliut nga Vucidoli. Jane i njejti model,,,,vetem paketimin e kane ndryshe.
        Sa i perket familjes Rama dhe 3 brezat. Mos u merzit o Dule kokek…, sepse sic po duken bathet,,,,,sorra sorres, nuk ia nxirrka syte. E shajne njera tjetren, por e paskan vetem per Show,,,,ashtu sic e ke Zotrote, dashurine me shpellat e Vucidolit. Gezuar Dule kokek…

        • O Gjergj Madheshtori, E para une s’kam ndonje lidhje me Vucidolin, e dyta ty pse te djeg kaq shume ajo puna e Enverit? Eshte e vertete qe ata te pjellet e Enverit nuk hodhen ne ere fshatra, po babi i tyre psikopat beri gjynahe sa Gerdeci e 21 Janari e Xeni e Gita bashke, edhe ca me tutje. Ti mos e ke pasur gje babin antar te Birose, mo? Mos ta quanin gje babin Rita, Rita pret shirita, mo? Hajde gezuar edhe ty o Gjergji Madheshtori.

  • GEZUAR o Kryeminister dhe te na rrosh sa malet. Gojet e liga, thone se nuk behet shtet, me hajdutet si partnere koalicioni por ato goje, nuk i njohin punet aq mire sac i njihni Ju. Disa te tjere, thone se aksionizmat e Kryeministrit, jane bere si ato fishekzjarret e nates se vitit te ri, qe bejne shume zhurme dhe mbushin qiellin plot, por qe pas 10 minutash, mbaron gjithcka, pa filluar mire. Ata qe “menduan”se Ju iu kishit premtuar kthimin e shtetit ne binaret e se drejtes dhe perballjen e vrasesve dhe hajduteve me imunitet, me drejtesine e munguar dhe minuar nga sherbetoret e arkitektit te se keqes,,,,,, nuk kane kuptuar kurre, se kembet shtrihen, sa kemi jorganin. Ai jorgani juaj paskish qene shume i shkurter. Edhe me te shkurter, ta beri ai qe sot e falenderove per “ndihmen” e tij si koalicionist.
    Thene shkurt o Z.Kryeminister,,,,,,,, nuk ka ndertuar kush shtet, pa patur sistemin e drejtesise, ne shinat e se drejtes por kjo eshte prap nje nga ato “keqkuptimet” e shumta qe perjetojme ne shqiptaret.
    Te na rroje sa bora e maleve(deri del dielli) ky koalicioni Juaj me Liken. GEZUAR.

  • Ja bilanci jot i 2014 dhe parashikimi im per ty. Ne pamundesi per te shkruar nga profili im i fb sepse ti ma ke hequr te drejten e fjales atje (dhe natyrisht eshte e drejta jote) te kam shkruar nga nje profil tjeter i marre borxh per te thene nja dy gjera personalisht per ty. Ti paske nje karakteristike z. kryeminister i vendit tim. Komentet qe nuk i shkojne pershtat propagandes tende dhe qe nuk ke kapacitet ti perballosh ngaqe te nxjerrin ty lakuriq para fakteve, ti i fshin dhe i mohon te drejten e fjales atij qe i shkruan sic ke bere me profilin tim dhe komentet e mia ne fb. Karakteristike e diktatoreve kjo apo e kam gabim une? Me kete veprim thjesht tregove qe je frikacak dhe burracak z. kryeminister i vendit tim. Me vjen keq ta them por me hidherim me le te kuptoj se ne Shqiperi po lind nje diktator i ri dhe ai je ti. E ku ndryshon ti nga Sali Berisha apo nga emeruesi juaj i perbashket Enver Hoxha. Qe te dy te njejten gje benin me ata qe nuk i shkonin pas fijes dhe qe nuk e mendonin si ata. Njeri i burgoste dhe i varte ne rruge, tjetri i vriste ne bulevard. A e di ti pse? Sepse trembeshin nga humbja e pushtetit. Po ti a ke frike te humbesh pushtetin? Nese jo, nga cfare trembesh ti? Nga fjala ime? Me vjen keq per ty por te informoj qe internetin ti nuk mund ta blesh dot as me parate e tua as me dhunen tende, as me pushtetin tend. As ke per ta kontrolluar dot kurre, sepse ka lindur nga njerez te lire per te qene i lire dhe per te qendruar larg duarve te njerezve si ty. E di ti kete apo akoma ngaterron Zuckerberg me Frangaj? Kur ndave tapite e tokave ne TV me kujtove reformen agrare. Ai i fali token fshatarit. Nuk kishte TV atehere, por ai kishte nje facebook ku une dhe ti nuk mund te shkruanim dot ato qe mendonim. Quhej Zeri i Popullit atehere, a e mban mend? Kurse ti dole u ndave tapite e shtepive atyre qe e kishin ndertuar pa leje. Bere spektakel ne TV sikur po ndaje cmimet e festivalit, thuaj se s’kishte zyra shteti per te ndare ato tapi. Apo te duhej ai skenar i pregatitur si nje dokumentar filmash me kartona per lavazh truri, qe ti e di shume mire se ku te con. Je i majte ti apo i djathte? Se mua sot me dukesh si nje dru i shtremberuar ngaqe diktati nuk njeh kahe. Me pelqen qe je nacionalist dhe atdhetar ama. Sinqerisht akoma e besoj kete edhe pse tashti kam dhe friken e dyshimit se mos na e ke me te futur. Se edhe Enveri kur i tregonte hekurin dhe betonin e Karaburunit Greqise dhe Serbise, i ngrinte peshe zemrat e shqiptareve, por na ishte njeri i zi perbrenda, qe zbatonte mesimet e Engelsit i cili shkruante se “Nje genjeshter jeton gjate kur ka brenda nje berthamez te vertete”. Duhet ta kesh lexuar edhe ti kete. Kreshnik Spahiun a te kujtohet e quajte sorre dhe kuqezinjte e tij i quajte faqezinj e i preve kabllin e TV per ti rrembyer votat ne fund? Po une a mund te quaj ty laraske tashti vetem se ti ke nja dy pika te bardha qe te dallon nga sorra. Do e denosh Saliun per krimet qe i ke numeruar dhe i numeron perdite? Po Bashen do e denosh? Se sorres i the kush jam une qe te denoj njerezit, kur ta kerkoi denimin e tyre ne rast se ti merrje pushtetin. Dhe ja ku jemi. Me vjen te pyes, po tashti kush je ti qe ke mbushur burgjet me njerez qe s’kane vrare as nje mize. Mos me thuaj qe kane vjedhur se aty ta kam fjalen, ngaqe bertet cdo dite se do besh shtet ligjor apo jo. Po cfare ligji zbaton ti kur ai qe vret e vjedh miliona te ben edhe sehirllek, ndersa ate qe vjedh nje buke ma rras brenda? Kete quan shtet ligjor ti? Ky quhet shteti i parase dhe jo shtet ligjor. Po me dritat c’pate, pse mashtron me perqindjet e tua dhe hiqesh si matematicien e pastaj te vjen keq kur po matematika te nxjerr zbuluar? Pse nuk thua ne asnje vend te tabelat e tua numrin total sa familje ishin aktualisht nen fashon 300kWh, por i referohesh vetem familjeve ne nevoje. Pse nuk thua qe eshte njesoj sikur 80% te shqiptareve qe jetojne me supe u ke ngritur cmimin e supes ndersa atyre 20% qe jetojne me mish e me peshk u ke ulur cmimin e mishit e te peshkut. Por eshte e kote ti tregosh matematiken nje njeriu qe matematiken e perdor si makine propagande. Dhe po aq e kote ti tregosh te verteten. Ti mund te jesh me pushtet dhe kjo mund te bej te ndihesh me i forti, por ti sdo jesh kurre me i forte se e verteta, dhe aq me pak kur e shtremberon ate per te fituar pak me shume pushtet. Une nuk kam pushtet por skam frike nga pushteti yt. Dhe nqs ty kjo ste pelqen mund edhe te me arrestosh. Me gjen ne Durres se jam ne pritje te makines qe me mban pa te drejte Dogana juaj sepse ti s’ke ligje por ke rrumpalle ligjore. Beji nje nder vetes e meso nje te vertete. Informohu me juristet e tu te zgjuar e pyeti a ka ndonje ligj te shkruar ne Kodin Doganor qe me jep mua te drejten per ta kerkuar mjetin tim personal me procesverbal dorezimi pasi kam shlyer te gjitha detyrimet. Po e gjeten une do te falenderoj sinqerisht. Po nuk e gjeten do mundohem ta gjej une ne Strasbourg.

    • Pershendetje i nderuar “Dr. John”!
      Lexova me vemendje komentin tuaj.
      Pa kurrfare hezitimi do te thoja mendimin tim:
      Nje opinion brilant!
      Ndaj te njejtin mendim me ju, per faktin se ka qene e mjaftueshme koha per kete mazhorance dhe Edi Ramen ne krye te saj, te bente te pakten prezantimin e vetes si nje parti e majte qe premton dhe vepron dhe nuk mashtron.
      Ne shqiptaret, te pakten ne qe jemi ketu dhe nuk kemi emigruar, e njohim mire tashme genjeshtren dhe mashtrimin, te cilet becin sipas parimit “Hodha lumin , …..kalin”!
      Ka shume fakte te ketij viti qeverisje qe ilustrojne kete gje.
      Edi Rama e ndjen kete gje kur thote se nuk do te qeverise gjate.
      Por harron nje gje , se populli nuk dha voten nje milonshe per bastin e Edi Rames per tu bere kryeminister.
      Ato nje milion shuplaka qe i dha populli antikombetarit Berishe, nuk eshte çudi qe te kthehen ne nje milion shqelma bytheve per kete pseudosocialist dhe ata qe e pasojne.
      Edi Rama mburret me lugen bosh se do te beje shtet!
      Po shteti nuk mund ta beje nje person, as dhjete apo njezet ministra dhe prefekte te tipit lepe-peqe, por armata e administrates qofte ne dikastere dhe qofte ne institucione.
      Edi Rama kujton se mund te beje prokopi me administraten e llojit futja pordhes dhe gri sallate, qe i la trashegim parardhesi i tij, hajduti dhe krimineli, shkaterruesi i shtetit dhe vlerave te shqiptarise, Sali Berisha.
      Si frikacak qe eshte, ai po lepin ate qe peshtyu.
      Nuk la vend (si puna e afisheve te kancerit te gjirit qe mbush faqet e kryeminsitrise sot) nuk la faqe muri brenda dhe jasht selise se PS-es pa shkruar se “Fajin e ka Saliu”. Sot, Saliu na qenka bere nga djall, engjell.
      Ngeli duke i falenderuar, a thua se populli qe i rrezoi nga pushteti ka bere gabim , per te mos thene faj.
      Nje cope kapteri ne presidence, i paafte shendeterisht po i bene karshillek dhe ai e falenderon. Nuk e kuptoj se sa standarte kerkon te perdor ne vlersimin e njerzve.
      “Model i ri” ne politik, majmuneri imitimi lideresh per te kaperxyer pengesat sepse nuk ka kellqe t’i kaperxeje si lideret e vertete.
      Po na “mallengjen” se nuk do te rrije gjate ne pushtet!
      Varet se ç’kupton me kete qe thote.
      Se per hile dhe demagogji nuk ka ndonje ndryshim nga paraardhesit e tij ne keto 24 vjet te pakten.
      Respekte dhe Gezuar 2015-ten!

      • Per – Vezhguesin F ,dhe Dr.John !

        Cdo njeri ne nji shtet me xixa vertet demokratike ka te drejte te flase cdo gje ,por ajo -cdo gje -ka edhe kufij !

        Dr .John ,ka shfryre te gjithe vrerin e tij ,per kryeministrin shqiptare .
        Dhe ne faqen e tij ne fb,ia kane fshire komentet !Eshte e natyrshme se ne asnji shtet te botes me demokratike ,nuk te le njeri te nxishe faqen e nji personaliteti,sic eshte ai i z. Rama ,me cfare te vije nga bytha ! Ne qoftese je ne nji rang te tille ,dil edhe bej opozite duke formuar nji parti dhe nuk ti fshin njeri komentet !

        Une nuk mund qe ti mbushe mendjen askujt per askend qe punon ,ne rastin konkret te Edi Rames ,qe ate qe ben e shohin te gjithe ,por mvaret ….se me cfare syzesh e shikojne ~!

        Shume nuk dua te merrem me cfare e si ,por per mua ka shkruajtur komentuesi -plaku- !Shume bukur sakte e me fakte !Kush nuk e ve mendjen qe te punoje dhe te kuptoje sec behet , nuk eshte faji i askujt .Dua ti kujtoj ketij Dr.Johnit ,se pse nuk futet ne faqet e fb,te ndonji kryeministri tjeter ne europe,dhe ta shikoje se sa i mirepritur do te jete !
        -2004 -Edi Rama kryebashkiaku me i mire ne Bote !
        -2013-Edi Rama ,munde ne zgjedhje ,Bimbashin serbo-shqiptare !
        -2014-Edi Rama ,pritet me tapet te kuq ne Gjermani !
        -2014-Edi Rama,Superkryeminister i Ballkanit !
        -2014-Edi Rama,e meson e gjithe Bota se ka kr/minister ne Shqiperi ,dhe tregoj nji fisnikeri ,ne botimin e ceshtjes kosovare ne Beograd !
        -2013-2014 ,Edi Rama ,nji sira legjislacioni,super shpejtesi !
        -2014- Edi Rama tregoj se eshte lideri me i madherishem i te gjitha kohera ,per nji Shqiperi te harruar dhe bastarduar !
        -2014-Edi Rama – Premton se e ardheshmja e jone , mundet !

        Dhe 2015 ta – gezuar te gjitheve dhe ndryshim mendje skeptikeve !
        SKENI PARE GJE AKOMA ESHTE HERET !

        ADIO TE GJITHEVE ,NJI VIT I MBARE PER TE GJITHE SHQIPTARET PA PERJASHTIM !.

        • Per “DETARI@”
          Eshte mendimi i pare dhe po komentuesi i pare me te cilin komunikoj virtualisht per vitin 2015!
          Pra, si, fillim Gezuar kudo ku jeton dhe punon!
          Ne pergjigjen (replike) te mesiperme kur i drejtohesh lexuesit DR John, fillimisht me drejtohesh mua. Me vjen keq qe po ta them, por nuk e di se me mendimet e mia nuk ke replikuar asgje. Une jetoj ne Shqiperi dhe e ndjek apo me sakt e jetoj frutin e politikes shqiptare, edhe te kesaj mazhorance te re nen kryesin e Edi Rames.
          Zhgenjimi im, dhe jo vetem, eshte i barabarte me 1/2 e rrethit, pra 180 o.
          Nuk me hyjne fare ne pune dekoratat e Rames, kur premtimet e tij elektorale rezultuan me teper se genjeshter. Drejtuesi i mazhorances politike dhe qeverise nuk eshte sportist qe te mburret apo vlersohet me dekoratat qe i japin arbitra te ndryshem dhe per arsye te ndryshme, por per ate qe ai ka bere dhe bene per popullin dhe vendin e tij. E pra ne kete pike, Edi Rama nuk eshte se ka ndonje dallim te mnadh nga genjeshtaret dhe mashtruesit parardhes te tij.
          Per ju dhe shume si ju qe e shikoni, e degjoni dhe nuk i keni drejtperdrejt ne kurriz problemet, mund te jette i suksesshem, por hajdeni ne Shqiperi dhe te shohim pastaj.Tung!

          • Vezhguesi F !
            Ne rradhe te pare , do tiu uroja juve dhe familjes tende
            Gezuar vitin e Ri 2015 !

            Persa i perkete mendimit tende ,se ne Shqiperi ka veshtiresi ,do te isha injoranti me i madhe, qe te thosha te kunderten ! Miku im , e kam thene shume here ,se Shqiperia ka qene dhe eshte nji kamp i madhe internimi ,keto ,edhe 24 vitete e pasdiktatures !Kam qene demokrati i sekondave te para ,qe kam dhene nji ndihme te madhe ne qytetin tim per formimin dhe rritjen e embrionit me emrin Demokraci !I zhgenjyer qe ne fillimit e saj ,u arratisa nga ai vend dhe sote e 22 vjete jetoj e punoj familiarishte jashte .Por ,politiken e vendit tim e kam ndjekur dhe e ndjek vazhdimishte.Kam bere perpjekje te panumerta te investoj ne vendin tim,….por kam deshtuar nga sistemi udbash ne Tirane.
            Kam perjetuar nga large me dhimbje te tmerrshme vuajtjet e atij populli .Duke bere krahasimet e qeverisjeve te kaluara dhe me ne funde te qeverise aktuale ,nga larg {ashtu sic shikon piktori punimin e tij} kuptoj se gjitheshka qe behet ne Shqiperi ,me jep te drejten te reagoj pozetivishte per qeverine e sotme dhe vecanerishte punen kolosale te Edi Rames !Nuk mundet per 1 vite dhe as per 3apo 4 vjete ,Edi Rama te bej cudira ,duke e ditur,miku im, se , veshtiresite e krijuara nga banda fashiste ne qeverisjen e kaluar ,nuk te le hapesire per ta sheruar gangrenen,menjihere !Duhet nji pune ,njekohesishte dhe sakrifice nga populli qe te arrijme ne nji pozicion ,qe te marrim fryme lirishte ne te gjitha drejtimet.Pra,jam dakord me dhimbjen tende ,por vetem fajin qe nuk e ka Edi Rama !
            Megjithate ,ju uroj perseri nji vite te mbare !

        • Per @DETARI.

          E para nuk besoj se me njeh si jetoj, ku jetoj, me cfare jetoj dhe as cfare kam shkruar per liderin tend te dashur. Por nuk jam person anonim ama dhe emrin ne pashaporte e kam John sic e kam shkruar ketu dhe as PYLLORI as FUSHORI. Per koecidence po te them qe jam dhe Komandant Detar me shkolle. Po te me njihje do e dije qe une me militantet e cdo lloj partie nuk diskutoj kurre sepse nuk i konsideroj shqiptar te mire por vetem vegla te partive qe i perkasin dhe te interesave tyre te ngushta personale.

          Ne komentin tend shkova deri te paragrafi i dyte per te mos vazhduar me tej pasi nxorra konkluzionin e mesiperm per ty, kur shkruan se po te jesh nje qytetar i thjeshte nuk ke te drejte te shkruash ate qe mendon per “personalitetin” e liderit tend, por me keq se kaq sugjeron se duhet te hap nje parti per te pasur te drejten te them ate qe mendoj. E kupton se kujt i perket ti tashti? Mendoj se kaq mjafton.

          • per Dr.John !

            Une nuk kam aresye qe te njoh as se cfare ke shkruar ti per ‘kryeministrin tim’.
            Une nuk kam aresye qe te di , as se kush je dhe si jeton apo gje tjeter,sepse kuptoj qe je nji shqiptare i shkolluar ne profesionin detare ,qofte ky edhe komandant detare {nji komandant qe ti deklaron },dhe as me intereson se cben !Mua me ben pershtypje se si ti shpreh pakenaqesi te ndryshme kur zbatohen ligjet dhe behen burgime nga njerez pa buke,sipas teje !Ti ata njerez as nuk e di kush jane ,se ata njerez ,kane pasur kohe 24 vjete te kuptojne se energjia elektrike eshte detyrim per tu paguar ,sepse ajo plotesohet ne pagese ,,,i dashur Doktor ,nga te gjithe !Me vjen keqe qe qenke shkolluar besoj ne Gjermani,per Detare,se kam edhe une nji nipce qe ka mbruar atje per detare ,dhe ajo shkolle te hap dritaret e trurit qe te kuptoshe…pse mamaja ime me nji pension shteti ,prej 140 eurosh dhe babaj im ish oficer me nji pension shteti 200 euro,,,,,nuk kane lene pa paguar asnji qindarke as te faturave elektrike dhe as te ujit !Me fute ne shume tema ku i preke nga pak ,por nuk e kuptove sec the !Cfare ishin dhe jane prinderit e mi,budallenj ?Kur edhe ne vitet ;1997 ,1998,,1999,2000…ku kishte nji burdello situate ,ate nuk lane pa paguar sic thashe asnji cent !Po keshtu edhe qindra mijera njerez te ndergjegjeshem me veten dhe shtetin e bene ate gje.Nuk ngroheshin ,nuk blenin dru dhe paguanin dritat !Kurse ti i mbron duke i quajtur si te parendesishem dhe jane futur ne burg per buk !Miku im ,burgosjen e atyre qe thua ti ,ka tjeter menyre.Nuk te lene sot per sote ligjet apo ata qe i kane ne dore ato ,qe te behen arrestime.Ketu do te jemi ,dhe ata te gjithe do te lajne hesapet e tyre te renda .Edi Rama ,nuk eshte as prokuror dhe as gjykates qe te fusi njerez ne burg ,por eshte politikan qe i mundesone Drejtesise te beje detyren [qe nuk duan ta bejne }Une nuk jam partiak,sa per dijeni .Jam i nji krahu me Ramen ,se edhe ai u arratise kur e mori lumi Shqiperine.Une nuk jam dakord me ato qe ndodhin ne Shqiperi ,vetem ne rastet qe duhen shikuar mire kur behen arrestime ,ku per ato raste edhe vete Edi nuk besoj qe te jete dakorde,por ekzekutimet behen nga duar te cilat i perkasin seres se njerezve saliste,qe me menyrat e tyre bejne te pakenaqur edhe ty ,me rastin e mjetit tend ne doganen e Durresit.
            Kurse sa i perkete thenied tende se kryeminstri munde edhe te arrestoje,e ke gabim ,ai ka shpirte demokrati ,pamvaresishte se te ka fshire shkrimet ne fb,por ato nuk i fshin ai,miku im ,sepse nuk besoj se i del koha te seleksionoje edhe fb. kun !u mundovate te spjegoj sa mundem,megjithate

            Nji vite te Ri te mbare dhe per shume vjete !

    • Dr.John!Vazhdoka kjo histori ne doganen e Durresit?O c’kam hequr atje ne 2007-en.Bera dokumentat e c’doganimit te vetures tek agjensia doganore dhe i thashe nepunesit te agjensise:Sa me takon te paguaj sipas ligjit maksimalisht,qe te mos te paguaj nen dore doganerin ne sportel?.Ai me dha vleren maksimaleper tipin dhe vitn e prodhimit te vetures.Une pagova ne banke vleren prej 320000 leke te reja per c’doganimin e megjithate doganieret zevendsonin njeri tjetrin,nuk dilnin te me jepnin dokumentat.Pasi prita 16 ore u dorezova.Me lot ne sy pagova nen dore edhe 15000 leke te reja.Sikur ja dhashe qenit!Nuk me del nga mendja.Inatin e kishja edhe me vehten sepse i kerkova agjentit te paguaja vleren maksimale!Pas asaj dite ju ktheva perseri vepres se Konices se madh “Doktorr Gjilpera zbulon tragjedine e Mamurrasit.(thashe me vehte,mos eshte mallkim?)

    • O Edo, boll bere viktimen.
      Do mjaftonte te mbaje premtimet e tua.
      Nuk ta ka fajin kush qe nuk i mban.
      Problemi yt eshte qe ty duhet te te shash, qe ti te kthesh koken.
      Ata qe sillen mire me ty, vetem probleme kane patur

  • E beri tamam si Gjini i Portokallise!
    Nuk e di me se kush ka mbetur pa u falenderuar.
    Ah po!
    Falendero dhe pensionistet kryefamiljar qe i genjeve dhe e hengren genjeshtren tende se u the qe do tu jepje nga 30 dollare shperblim dhe i katandise18 dollare (konvertimi i lekut me kursin aktual), ose dy mije leke.
    Madje opoziten duhej ta ksihe falenderuar shume se gjashte muaj te lane te qete ne parlament dhe muaren milona leke (pagat mujore) pa e çare trapin per parlamentin dhe reformat e tua.
    Falenderoje me shume Nishanin per korrektesen ne zbatimin e detyrave dhe porosive te Berishes dhe kthimin e ligjeve pa dekretuar.
    Falendero administraten ne te gjithe institucionet, e cila edhe pse u djersit ne fushaten elektorale per Berishen qe i mori nga dhite dhe i beri zabiter, perseri nuk u hyrni ne kembe asnje lloj gjembi.
    Falendero kryebashkiaket socialiste qe jane bere miliardere (me leke) duke u vene ne gare me hajdutet ordinere te pushteit lokal te partise se Sali Berishes.
    Falendero deputetet e lesheli-se se Ilir Metes, me ne krye Vangjel Tavon qe punesoi ne shtet njerez si injoranti servil dhe nje prej debitoorve me te medhenj te energjise ne qytetin e Gjirokastres, Kristaq Thimjo, duke i lene te tjeret , ata qe i dhane fitoren partise tende, me gisht ne goje.
    Falendero dhe ata qe te dhane voten ne 23 Qershor, por qe ne 21 Qershorin e ardhshem do te japin gishtin e mesit. Hipokrit!

  • brravo zoti rama suksese dhe vit te mbare ne punen tuaj te shenjte ,zoti te bekofte dhe uroj nje vit te mbare .kush ka sy te shikoj dhe kush ka vesh te degjoje e kupton qe nuk esht e lehte per ju reformat qe ju po ndermerrni jan te dhimbshme po duhen nqs duam nje shtet europian .

  • Edo gezuar per sa premtove mos ta ndjej
    , mjafton se rreshtohesh ne kryeministrat e shqiperis….gezuar dhe nje here me gjithe
    .qe ke rrotull.

  • si ” kallomi si gjyshi brekdhjere” jane qe te 2 derivate te PPSH-se jane dobica te dulles nuk mund te bejne ndryshe nga dulla sepse kane adn-ne e dulles ,,,,,,,,,,,,,flm o kallom qe na del ne tv edhe na can trapin se kte gjo kishim manget…………..!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Largimi sa ma pare nga karrikja se qeverisje nuk eshte.Kjo eshte deshira edhe atyre 1milion shuplakave qe i quaje ti.Vetem nje pak servilesh qe ju urojn edhe vitin e ri.Beje sa ma pare e tregou burr nje here ne jeten tende e largos sa nuk ju kan larguar populli sic laguan babajn tuaj.Keni dimrin e fundit edhe pse e the nga zemra e plasur.

  • fjalim i sinqerte i nje artisti piktor qe ka marre persiper dicka qe nuk i pershtatet dhe e ka kuptuar se nuk do e beje. Te besh shtet do thote shtet ligjor dhe jo shtet policor, sepse dhuna nuk prodhon as mireqenie dhe as siguri. Rama po i jep lajmin te veteve se nuk ka cfare i ben, se kishte premtuar shume, se nga kjo rruge do dalin te humbur ne 2017 ose me pare. “Kartoline” jo e mire per kete fundviti.

  • Si ma ke shtyllen kurrizore zoteri, mireeee? Jo per gje, por sikur mbete duke na e falenderuar ca si shume ata qe politikane qurrsher dhe disa capacule mediash na i quajne opozitare… Po ke quan opozitare ti more zoteri?

    Mos quan ata dembele qe nuk u ngopen duke bere pushime qyl plot gjashte muaj me radhe me parate e taksapaguesve?

    Mos quan ata qe nuk bene as dhe nje dite pune per te perfaqesuar ate elektorat te pjerdhur dygishtoresh, qe voten e tyre te shenjte jane te gatshem t’a shkembejne vetem me nje buzeqeshje, vetem me nje te shkelur syrit, apo vetem per dy thase me miell te skaduar? Apo quan ata qe kane punesuar gati ne te gjitha institucionet qeveritare dhe jo qeveritare pothuajse te gjithe miqte dhe te afermit e tyre?

    Kur te paska zene kaq shume sevdaja me pseudo-opozitaret, pse nuk e hedh ne plera teseren e partise se punes, dhe t’i lutesh efendiut, sekretarit te partise tende te punes, te te jape nje pacavure tjeter te ngjashme me ate qe ke? Te te jape nje me boje blu nga ato qe edhe lopa kur i mban ere ngordh?

    S’kam ndermend te rri shume ne pushtet, se s’kam ardhur ne pushtet te ndertoj shtet… – me shkruan. !?

    A je ne metro or mik? E di se c’po me thua, apo jo?

    Une s’i jap shume kend kesaj shprehje se s’jam analist, por te them te drejten ajo me la nje shije te hidhur. Gjeja e pare qe me shkoi ndermend kur e lexova, ishte se puna e veshtire dhe e lodhshme e koheve qe nga dita kur sovrani te dhuroi voten qe t’i perfaqesoje denjesisht e deri me sot, te kane munduar e stermunduar aq shume, sa qe te kane vene ne trysni aq te veshtire mentale, sa qe na le te kuptojme, se je i gatshem bile dhe te japesh doreheqjen po te jete nevoja. Na ben te mendosh, se je i gatshem bile te kapitullosh pa kushte para atyre qe te kane lene te tundesh ne dore vetem celsat e kashtes…

    Politika nuk behet as me penel, dhe as me fotoshop, or maik maiku. Qe t’a themi alla shqiptarce, ajo do kellqe dhe t’i kesh bythet e forta si guri, dhe jo si sfungjeri. Ti s’dukesh se je nga ato kokrra!

    Pa e vene aspak ne dyshim pergjegjsine qe ke per detyren e ngarkuar, ajo qe na shqeteson me shume nga te gjitha, eshte se veprimet e fundit po bien gjithnje e me shume ne kundershim te plote me angazhimet e tua te bera gjate fushates elektorale. Po tregon mungese te theksuar respekti per ata qytetare te ndershem, qe besuan shume ke atdhedashuria, sinqeriteti, aftesite e tua organizative, dhe mbi te gjitha ke vullneti yt per te vene bazat themelore te nje shteti demokratik. Vetem per kaq, se per te krijuar shtet, ate e kemi te qarte, s’e jo ti te jesh, por as zoti nuk e ka te lehte t’a krijoje pas gjithe asaj katrahure qe na la parardhesi yt.

    Ka vetem dy alternativa zoteri. Ose te ulesh 45-vjet gju me gju me popullin, ose te ulesh edhe per gjashte muaj gju me gju me “opozitaret”. Rruge te mesme s’ka!

    GEZUAR!

  • Fjalim klasi. Politikan klasi. Fati i Shqiperise se perdhunuar nga banda e Sali Berishes. Uroj qe Rama te qendroje nja 3 mamdate sa ta fuse vendin me kot te botes ne binatet e demokracise dhe shtetit e ligjit.

  • C’eshte ky pesimizem zoti k/minister ?…..Me sa duket nuk je ne gjendje as te besh zap
    as ulokun e sakatin e jo me te vendosesh rregull dhe drejtesine ne nje vend te shkate-
    rrua e zhytur ne anarki e primitivizem dhe vazhdon te beje ligjin ne nje vend te mberthyer
    nga mafia kusare e vrasese, atdheshitese e detefalase ! Pse atehere iu drejtove popullit
    dhe populli te dha jo pak por nje milion shuplaka dhe 84 deputete dhe tash po te dete ma-zhoranza mund te siguroje edhe 90 e me shume deputete sa te gremise uloket dhe te
    gjithe banden e mafies qe ka ne krye nje primitiv vicidolas !
    Ju thoni se keni bashkepunim me “sakatin” mos valle me kete do t’i hedhesh hi syve ele-
    toratit qe te ka thyer , uloku ,te gjitha vendimet tuaja dhe te parlamentit dhe vec ato qe i ka
    sygjeruar Vicidolasi jane aprovuar nga Ju dhe aleati yt ! Shume flet zoti k/minister per drej-
    tesine por te korruptuarit ne drejtesi jo vetem si ben terrt syri por ju bejne hapur karrshillek
    hajdutet, maskarejt, batakcinjt te tipit “Xhin Xhoni” ! Vajmedet nuk jane opozotaret por majo-
    ritaret, ose sic i thoni ju mazhoritaret ! Vajmedet ! Vicidolasi ka nje cerek shekulli dhe nuk
    eshte merzitur me shtetin. Por mbi te gjitha me pushtetin aq i embel per te ,delirant e i semure
    per pushtet, ndersa Ju kaq shpejt u merzitet me shtetin e pushtetin ! Tash Ju zoti K/minister
    nuk i takoni vetes por nje milion shqiptareve qe besoi tek Ju si tek Mesia ! Prandaj mos u
    ligeshtoni kaq shpejt ! Kthejeni Shqiperine me duart te hekurt ne rrugen e ligjit , shkrumboni
    korrupsionin ne drejtesi , nxirrni para drejtesise,vrasesit, hajnat, mafiozet ,banden e Vicidolit
    dhe pasi te keni shkulur nga rrenjet “barin e keq “dhe pastaj beni ate qe beri i madhi
    Wahington : Mjaft me ! Dhe shkoi ne shtepine e vet sic shkove Ti sot ne shtepine e re per
    te festuar Vitin e Ri 2015 , sebashku me familjen ! Gezuar e lumturi Viti i Ri 2015 !!!

  • Shume nga komentet te kujtojne hienat qe rrethojne prene ngaqe brireve te saj ju ka rene forca.
    Rama po vendos shtetin ligjor ne binare. Per here te pare shkelesi i ligjit po ndjen frike, edhe ne kohen Enveri ligji nuk funksionte per “tanet”. Kurajo Ed! Ata qe duan shtet jane me te shumte se hienat.

    • Ti Vladimir do jesh ndonje ata keshilltaret e keqinj, te cilet ngjasojne me dhelprat dhe çakejte bashke qe greminen e quajne fushe te begate.
      “Rama po vendos shtetin ligjor mbi binare”- thua ti!!!!
      Cilin shtet?
      Ate shtet qe mbyll me dyll dosjet e hajduteve dhe krimineleve dhe merret me fakiret?!
      Cilin shtet?
      Ate qe hajdutet dhe kriminelet marrin pjese ne ballon e presidentit, ndersa populli i thjeshte nuk ka te ardhura se nuk ka pune, qofte dhe per te organizuar nje darke familjare per vitin e ri?!
      Cilin shtet?
      Shtetin e dy me shume standarteve per qytetaret e tij perballe ligjit?
      Cilin shtet?
      Shtetin e mashtrimeve dhe genjeshtrave, apo ate te falenderimeve te atyre qe i vene gure nden rrota?
      Apo shtetin qe mbron miliarderet qe nga bythegrisur u gdhine miliardere?
      Nga cili planet flet zotrote qe fyen kritikuesit e kryeministrit?!

  • ———————————————–

    Te lumte Z.Rama …

    keshtu e ka ndertuar “shtetin” e vet BOTA.

    Boll e shkaterruan Shqiperine me kazma, lopata dhe arme “Ata” qe zibriten ne qytete nen drejtimin e kriminelit verior Sali Bisha.

    2015-ta qofte vit pa Berishen ….

    ———————————————————————————–

  • Si mund te ndertohet nje shtet pa ndeshkuar kriminelet dhe hajdutet , njihni ndonje raste ne bote ? Me thuaj Z . Kryemashtrues .

  • More miq te dashur. Me zuri goja lesh duke u perpjekur te sqaroje se Edi po mundohet te beje shtet dhe se dhe mbi 100 vota ne Parlament Edi nuk ben dot gje. Cdo shtet ka kushtetuten si baze te ligjit. Edi nuk ben dot reforme ne drejtesi, nuk mund te heqi presidentin, prokurorin, KLD-nê, shefin e SHIKUT, gjykaten kushtetuese, etj. pa perfunduar ne fillim mandati i tyre ligjor sipas kushteutes. Presidenti ka Mandat ligjor 5 vjet dhe duhen pritur 5 vjet qe Parlamenti te zgjedhe nje president tjeter. Kryeprokurori ka nje Mandat prej 5 vjetesh dhe mund te hiqet vetem pasi ta mbushi 5 vjet, Nente anetaret e Gjykates Kushtetuese zgjidhen per nenet vjet dhe vetem pas kesaj kohe mund te nderohen, kryetaret dhe anetaret e gjykatave zgjidhen per nente vjet dhe vetem pas kesaj kohe mund te nderrohen, kryetari i kontrollit te larte te shtetit zgjidhet per shtate vjet dhe vetem pas kesaj kohe mund te nderrohet nga parlamenti,shefi i SHIKUT zgjidhet per pese vjet dhe vetem pas kesaj kohe mund te nderrohet.
    Keto qe thashe me siper thote edhe Kushtetuta qe eshte ligji baze i shtetit. Edi eshte i detyruar te zbatoje kushtetuten ndryshe kthehemi ne diktature. O njerez te mire, i kuptoj kerkesat tuaja por ama shteti ka ligje te cilat qendrojne me lart se kerkesat tuaja. LIgji eshte ligj dhe ne se ai eshte ne fuqi duhet respektuar pa tjeter. Mos ti kerkojme Edit qiqrq ne hell. Shteti eshe shtet dhe mbahet me ligje dhe jo kerkes ose endera pa kuptim. Punet e mira behen avash avash dhe ne zbatim te ligjit dhe jo ashtu partizançe sepse keshtu prodhojme anarki si ne vitin 1997. Lereni Edin tone qe te punoje se e ka filluar mire.

  • Edi Rama: Falënderoj Ilir Metën që më ndihmoi pa kursyer dhe pa asnjë kusht për të kthyer Shqipërinë e ligjit.

    Google Translate: Falenderoj hajdutin e madh pasanik që më ndihmoi pa kursyer dhe pa asnjë kusht për të futur ne burg hajdutet e vegjel fukarenj.

  • Me falni ju lutem. Ja se cfare thote Kushtetuta e Shqiperise per mandatet e permendura nga une, me siper :

    Neni 88
    (Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)
    1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

    Neni 149
    (Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)
    1Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit per nje mandat 5-vjeçar, me te drejte riemerimi.

    Neni 162
    1Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

    Neni 136
    3. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi.

    Neni 125

    1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
    2. Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.

    • O plaku! Ti mund te shkruash gjithe diten dhe gjithe naten pa pushim, por e di se eshte puna? Ju servilet, qe kerkoni te na beni leksione per kushtetuten dhe ligjin, ( a thua se vetem ju i njihkat) po na sillni zorret ne fyt me kete lloj avokatie qe nuk kane asnje ndryshim nga avokatet e plepave te Sali ndyresires.

    • NUK BEHET SHTETI LIGJOR DUKE NDERTUAR PER VETE VILA MILIARDERESH NE KERRTHIZE TE DAJTIT

      Ne vitin 1933 ne situaten anallogjike me Edi Ramen ndodhej edhe Presidenti i ri amerikan Franklin Ruzvelt: Gjykata Kushtetuese e perbere nga njerez te Presidentit te meparshem Huver (Hoover) i kishte refuzuar miratimin e shume amendamentave shpetimtare nga kriza e thelle ekonomike qe kishte kapluar Boten. Por Presidenti i ri dhe energjik i SHBA me dipllome prestigjoze Harvardi Franklin Ruzvelt i kercenoi gjykatesit kushtetues te Huverit me nje urdher direkt sapo filloi te ushtroje mandatin e tij te Presidentit te SHBA:

      “MIRATONI AMENDAMENTET OSE DO TE SHTOJ NUMURIN E GJYKATESVE DHE DO T’JU BEJ MINORANCE NE MARRJEN E VENDIMIT ME NJE VENDIM ADMINISTRATIV QE E LEJON LIGJI!”

      Gjykatesit kushtetues u frikesuan dhe miratuan brenda nje kohe te shkurter amendamentet e presidentit Ruzvelt dhe rezultatet u shfaqen shume shpejt. Nuk duhet te harrojme qe Franklin Ruzvelti ka qene Presidenti me i Zgjedhur nga populli amerikan ne histori. Ky avokat edhe ne karriken e invalidit asnjehere nuk beri deklarata depresionuese per ABDIKIMIN nga pushteti qe i besuan amerikanet gjate tre mandateve te tij, ne dallim nga Edvin Artisti Yne, i cili qe ne vitin e pare po kerkon te largohet nga pergjegjesite qe sjell me vete edhe drejtimi i shtetit ne kohe krize ekonomike. Franklin Ruzvelti do te mbahet mend si Presidenti amerikan qe shpetoi SHBA dhe Boten nga dy kriza ekonomike me programet e tij NEW DEAL per riperteritje kombetare mbi bazen e prodhimit vendas dhe si ideatori per programin e ndihmes ekonomike MARSHALL per Evropen dhe Japonine pas Luftes se Dyte Boterore. Dihet gjithashtu qe Presidenti Franklin Ruzvelt gjate mandatit te tij presidencial nuk e shtoi pasurine e tij me vila dhe prona te paluajtshme sic kane bere te gjithe pushtetaret tane albaneze ballkanike me vila dhe resorte lluksoze.

  • Te lumte o sharlatan!Nuk ndertohet shteti mekazma e lopata por me dinamit.Neqoftese do shtet forco e shto burgjet .Beji trima shqipetaret qe te mos frkesohen nga fjala burg.
    Te shkojne ne burg te gjithe ata qe nuk mund te punesohen .
    nje merak kam ,te te shoh qe ato nje milione shuplaka te te vene te kercesh Napoleonin se e kercen bukur

    • I thane nje here nastradinit, kurre do mari fund kjo puna e kalifeve me haremet e tyre? Nastradini ju pergjegj . Kur te shikoni kalifin me qesharak,ai do ti premtoi te gjitheve siguri dhe pasuri,ai gjithashtu do ti kundervihet te gjitheve
      qe te harojne ato qe ju premtoi. Mos u merzitni o milet ,ky eshte i fundit qesharak ne kete politike. Me pas do te vije ustai ,pa premtime,por me dru ne
      dore per legenet.

  • Njehere thuhej per Imamin, artist i deshtuar politikan i deshtuar. Tani duhet te shtojme RAmen, piktor i deshtuar, politikan i deshtuar. Me sa duket te gjithe kta qe e fillojn me art perfundokan ne politik ne disfate. Zot na ruaj nda artisti i radhes, megjithate vetem doktor mos jete.
    Popull i pafte zgjohu. Poshte partite, Nje jete kemi na e hengri qeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *