Rama bën të tjera lëvizje në qeveri: Kush largohet dhe kush vjen

DITA Online

 

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime të tjera në qeveri.

Kreu i qeverisë ka larguar disa zëvendësministra, bashkë me ministrat që do t’u lënë vendet të propozuarve të Lulzim Bashës në Qeveri.

Të gjitha ndryshimet janë bërë në ministritë ku do të jenë ministrat teknikë të opozitës.

Elona Gjebrea lirohet nga detyra e zv.ministres së Brendshme. Në vend të saj emërohet Ravena Bode. Gjebrea është edhe e para në listën e kandidatëve të PS për deputetë në Tiranë.

Ervin Mete largohet nga Ministria e Financiave. Në vend të tij emërohet Irena Beqiraj, ish –drejtoresha e përgjithshme e doganave dhe së fundi këshilltare e kryeministrit Rama për ekonominë.

Në ministrinë e Drejtësisë largohet Edidian Saliani nga posti i zv.ministrit dhe në vendin e tij emërohet Redina Gjonaj.

Në ministrinë e Shëndetësisë emërohet zv.ministre Mira Kapisyzi.

Share This Article
5 Comments
    • Nga nje kokerr injoranti si edi rama gjithcka mund te presesh. U be pale me kriminelet dhe hajdutet . U be pale me kriminelet qe victimizuan nje populll te teere me 21 janar. Mjer ai qe shkon pas nje debili nje piktori te deshtuar nje prindi te deshtuar si edi rama. Nuk besojse do te kete shqipetar qe ndjek poltitiken dhe cfare ka bere edi rama keto kater vite qe do ta votoje kete perseri. Paritia socialiste eshte nje parti burracakesh nga te cilet cdo njeri i ndershem mund te prese vetem te keqija.
      Harroi viktimat e 21 janarit, harroi premtimet per procedimin penal te te korruptuarve duke filluar me sali berishen, harroi premtimin per rrugen e arbrit.

  • Ky osht pelle fare, i paske ik petlla…. sic thone tironcit, paketen Mc Allister jo ne katror por ne fuqi kub po e zbaton.
    E la pa mend Sali Kriminelin edhe ne ender te ishte nuk do ti kishte pare gjithe keto te mira qe i spolli i droguari Ed.
    O Sale e paske sha kot o burre Edin, si cfare po ben per ty, po te vesh me dopio antiplumb edhe kundertanku s’te shpon me, hallall Plako.

  • Po Brisin e paske harruar! Pas gjithe deshtimeve e gjejme ne krye te AIDA-s. Vajmedet thuaj!

  • Shoke te Dites, si eshte Bedriu i partise? A e ka marre veten sepse mbeti duke shkruar per deshtimin e Lulit. Mire qe deshtoi Luli se po te kishte pasur sukses do te ishte nderruar e gjithe qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *