Kryeministri i Shqipërisë thotë se dëshira e tij për të hyrë në Bashkimin Evropian nuk është lëkundur nga Brexit, por ai bën thirrje për “ndryshime thelbësore” në natyrën e lidershipit të bllokut për të garantuar mbijetesën.
Në një intervistë për AFP, Edi Rama e ka përshkruar gjithashtu krizën e emigrantëve – ku qindra dhe mijëra njerëz të larguar nga shtëpitë kanë kaluar përmes Ballkanit – si një “turp për Evropën”.
Rama, 51 vjeç, e cilëson votën e popullit britanik për të dalë nga Bashkimi Evropian si “tronditjen më të madhe” të bllokut me 28 anëtarë, duke shtuar rëndësinë e BE-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan.
“Në këtë rajon”, – thotë ai, – “ka mbetur diçka që në një farë mënyrë është zhdukur në vendet më të zhvilluara; kuptimi i vërtetë i Evropës si projekti më i madh për paqen, ashtu si për sigurinë dhe zhvillimin”.
“Pas Brexit, kërkohet një ndryshim thelbësor në natyrën e lidershipit evropian, përndryshe BE rrezikon të shpërbëhet pjesë-pjesë me pasoja që nuk mund të jenë pozitive”, thekson Rama.
Shqipëria është vend kandidat që prej mesit të vitit 2014 dhe Rama beson se anëtarësimi do të ndodhë “nëse BE ekziston një ditë kur Shqipëria të jetë gati”.
Lideri i Partisë socialiste dhe ish-kryetari i Bashkisë së Tiranë, foli për AFP në prag të Samitit të Ballkanit që do të mbahet javën e ardhshme.
Ndërkohë, Rama po punon që të miratojë në parlament një reformë për luftimin e korrupsioni në sistemi ne drejtësisë, si një parakusht i vendosur nga BE për anëtarësim.
“Drejtësia shqiptare është shembulli më i jashtëzakonshëm pse nuk është anëtare e BE-së dhe pse na duhen 10 vite për t’u bërë pjesë e saj. Është një turp për këtë vend”, shprehet ai.

Rama eshte politikan i lindur, ndaj s’e ka problem te thote se nuk eshte politikan (si te Tjeret).
Eshte po aq demagog si komisar lindor pragmatic gje qe e ben interesant per Westin.
Ne i intervistat ne median andej ai shfaqet trondites, sic be nte ne Tiranen e ’90-es Te varet e tere Biroja Politike! Edhe Dajua?!
Si Berisha, Edhe Rama, e di se BE ska nge per Tiranen.
Qe te sigurohet qe sdo na pranojne, ze ngoje Fundin, prishjen e BE.
Ndrysh nga cfar thuani veproni.Jo 10 vite po disa dhjet vjecar do zgjatet hyrja ne B.E me cfar po bani ju me qeverin tuaj.
Shqiperia eshte gati edhe tani, sic ishte ne 2005 Rumania dhe Bullgria.
Nje eshte e vertete Shqiperia do te jete gati, kur popullsia e BE do te jete 70% myslimane qe eshte e sigurte te ndodhe pas 30-40 viteve!
j
Mos ia vini re kryepsikopatit se e ka nga vapa. Atje ne i mbyllur ne bunkeret e Surrelit shkon ne ekstazen e “nuk keni pare gje akoma” dhe ia keput edhe ndonje brockull per problemet e BE-se.
Shiko vendin ore qyq se po rrezikon qe ti heqin edhe statusin kandidat ashtu sic e ke katandisur ti me rilindjotet sorosiane.
Rama thote se duhet ndryshim thelbesor ne lidershipin europian, ndryshe BE rrezikon shperberjen.
Rama dhe kushdo qe thote kete ka te drejte teorikisht!
Por, praktikisht kjo nuk behet!
Lidershipi aktual i BE i solli shkaterrimin BE. C’do alibi me Nacionalizma, Ekstremizma apo V. Putin qe i nxit, jane brrockulla per te mbuluar fajtoret- pushtetar te BE!
Keta fajtore-pushtetare te Brukselit dhe politika e tyre nuk e pranojne deshtimin e tyre politik!
Kjo rrace deshtake e politikes globaliste nuk dorhiqet vete nga politika!
Vetem keshtu mund te shpetonte BE, me nje kurs te ri politik, me figura te reja e politike tjeter drejtimi.
Ndryshe, me Merkel, Holond, Junker, Shulc e Co. dhe me kete politike pa ngjyre europiane sot, shkaterrimi eshte i sigurte per BE.
Kurre shpetimi nuk vjen nga shkaterruesi. Dhe shkaterruesit jane ne krye te politikes BE pa turpesisht akoma!
Nuk dua te nxjerr konkluzjone,se eshte shpjete, me ato cfare po ndodhin ne Evropen e Bashkuar, por nje gje eshte si drita e diellit .Shqiptaret dhe politikanet ,po te punojne me patriotizem per kombin ,as vihet si synim kryesor futja me shtyrje ne BE.
Faktori i brendshem luan rrole shume ne keto situata. Nje popull i bashkuar menderishte e i pa percare politikishte si ne llogore lufte ,i kapercxen situatat qe imponohen nga zhvillimet e BE.Por nuk eshte e thehene, qe te dilet ne konkluzjone te llogjikshme, per ti kaperxyer shtremberimet e bera ne keto 26 vite te demokracise.
Etja per tu pasuruar, pa merita me anen e karrikes e korrupsjonit, tashme eshte bere norme qe veshtire se ndalet. Politikat qe ndiqen jane te lexushme.Ajo klase qe mbiu, pas demokracise se imponuar, nuk ka alternativa per ndryshime te dukshme.Per rrjedhoje ne do te vazhdojme te mbetemi shume mbrapa ne proceset e integrimit te shoqerise.
Nuk eshte vetem reforma ne Drejtesi guri i arte qe na duhet. Eshte domozdoshmeri se cfare duhet te ndryshojme dite pas dite ,muaj pas muajsh e vite pas vitesh.Ndryshime kane ndodhur si rezulta i hapjes, por ka ceshtje shume serjoze ,ne te gjitha fushat qe nuk premtojne ritmet e ndryshimeve .Gjithe qytetet ,ku mbeshtetet ekonomija e vendit ,jane fshatarizuar .Nuk u vlersuan levizjet demografike qe do ndodhin .Politika u pak shume pas elektoratit ,pa kuptuar se cfare pasojash do vinin me pas .Lejuan e stimuluan levizje popullsie, per te fituar karriken, e lene pa vlersuar pasojat qe do nxirnin krye .Keto shkaterruan gjithe infrastrukturen qytetare dhe sot pasojat jane te medhaja . Shqeli i mos zbatimit te ligjeve mbi pronesine na kane prure ne nje pike qe prespektivat ne cdo fushe jane te pa arritshme .Ne asnje vende te botes prona dhe paraja e hedhur nuk shkojne dem .Ne ,po tu referohemi shkaterrimeve ,kemi prishur jo nje Shqiperi por sa here hypen njeri apo tjetri ,shkaterrojme disa Shqiperi.Cudia ndodh se populli sa ngre pak koke bie perseri ose ruan standartin qe ka kapur ..Politikanet vite pas viti thellojne pasurite e tyre e behen shume here me te qendrushem edhe kur jane kriminela ,hajdute e tradhetare. Pikerishte BE kembengule ,jo se eshte e fundit Reforma ne Drejtesi,per Drejtesi qe ti japi popullit te pakten nje elemente baze qe te ec i sigurte drejte ndryshimeve .
Kjo nuk i sheron te gjitha por ngadalson oreksin qe kane pushtetaret ,partite politike ,politikanet e kushdo qe sillet si pronare i vendit .
Faktori i jashtem ka qene dhe eshte siasnjehere shume i favorshem .Pa te, Shqiperia e mbas komunizmit, do te ishte nje sketerre e pa durushme ku populli do te merrte arratine e do te humbiste egzistencen kombetare .Ndihmat e jashtme kane qene dhe jane decizive ne egzistencen e popullit tone .Nuk mund te krahesohen favoret qe na jane bere per te egzistuar .Shqiperia ne nje kaos si ai i 91 -97 nuk do ta kishte te gjate egzistencen .Por fatkesishte kjo perkrahje ra ne duare te elementve me reaksjonar te vendit.Ne duar te atyreve, qe e kishin goditur popullin dhe elementet e demokracise ,qyshe ne komunizmin Enverian . Ne mbetem ,nga lufta e brryleve per pushtet,ne duare te elementve te korruptuar nga agjenturat e huaja .U shkri e u spostua inteligjenca dhe pjesa me pozitive shqiptare nga lufta e viteve 1972 e deri ne 91.Kjo lufte, per pastrime te figurave, qe i hapen nje rruge te re vendit,pamvarsishte te bllokut komuniste ,zhduki cdo gje pozitve qe u ngrite ne 50 vjete pushtet te Hoxhes.. Komunizmi duhej rrezuar si metodologji e rryme politike ,por jo te kalohej ne nje ekstrem cnjerrezor sic ishte vete ai .Sot ne nuk kemi ndryshuar ne koncept drejtimi. Bile ne shume fusha kemi nje rregres te pa imagjiushem ne te gjitha fushat. Te mbyte injoranca ,lufta per pushtet ,hakmarrja ,kusaria ,degjenerimi familjare ,prostitucjoni qe kemi pushtuar dhe Evropen ,kondrabandat ,vrasjet e kaosi ne jeten shoqerore .Nuk ka tru qe te komandoje .Ka vetem mbeshtetes kokeforte te asaje klase politike qe ka qene ne pushtet .Kjo ka mbizoteruar e do te mbizoteroje per shume kohe ne se nuk del nje force e re politike qe ti permbysi te socmet qe kane kapur e mbajne prespektivat e se ardhmes .
Pikerishte se eshte faktori i jashtem ,kaq i fuqishem,po mbi jetone kjo klase qe u ngrite nga favoret e tyre. Saliut me ushtrine e tij nuk ja bene terr syri.Socjalistet nje here me Nano xhonglerin e tani me Rama koke ulurin nuk shkelin ato qe u thone Aleatet. Saliu ka qelluar e qellon ne shenje si me pushtet e pa pushtet socjalistve me Nanon e Ramen predhat u bejne ose rikoshete ose perkedhelin bemat e Saliut. Keto qe po ndodhin sot, me gjithe kete angazhim te Aleatve per te kaluar nje Reforme ,tregojne se pozitat e njeres pale karshi pales tjeter jane te ballancuara .Po nuk ju dha pjesa Saliut ,nuk merr populli me Maxhorancen ne pushtet .Pra Saliu ka vlera ,packa se ne nuk na pelqejne ,tek Aleatet .
Po ti trajtoni z.Rama, hapur ceshtjet se si qendrojne, ti ke bere nje veper te nderuar per popullin .Po e shtyve sic po e shtyne ,duke dal ti dhe pjesa tjeter e Mazhorances se do ndryshojme ,populli qe i bene ndryshimet ,kurre ska per tu orjentuar tek ajo qe duam te gjithe .Nuk e ndalon ,as Amerika e Evropa, popullin te ndryshoje sic nuk i kane ndaluar tek popujte e tjere.
Faktorin e jashtem e kini ne dore por ate te brendshmion po e corjentojme sa nuk di se ku te perplas forcen per ndryshim .