Nga buxheti te syneti

anazapta

Buxhet antikrizë

Nga Luan Shahollari

Në shtator 2005 Qeveria Berisha trashëgoi një ekonomi në rritje kurse pas tetë vjetëve, la si trashëgim një vend me një ekonomi në krizë. Një krizë jo aq të rëndë dhe komplekse si në vitet 1996-1997, por nëse do të “qeveriste” më tej, pasojat do të ishin të njëjta. Në këto kushte, qeverisë Rama i duhej që të vlerësonte situatën dhe të hartonte për vitin 2014 një projekt-buxhet  anti-krizë dhe, në të njëjtën kohë, të vinte në rrugën e zgjidhjes disa probleme të programit të PS, me të cilin fitoi zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Në këtë këndvështrim, ky projekt buxhet, synon të ndalë rënien, të vendosë ekulibrin makroekonomik e financiar, të ruajë dhe përmirësojë nivelin e të ardhurave të pjesës më të madhe të popullsisë, të mbështesë disa sektorë prioritarë si arsimi, shëndetësia etj.

 

Analizë realiste e gjëndjes ekonomike të vitit 2013

 Praktika e viteve të fundit të qeverisë Berisha ishte hartimi i projektbuxheteve të fryra, që shfryheshin pas mesit të vitit. Kjo vinte për shkak se projektet nuk bazoheshin në rritjen ekonomike por në borxhet e hapura dhe të fshehura.

Gjatë dekadës 1998-2008, u shënuan ritme mesatare rritjeje të PBB mbi 6 %, por më 2009, ritmi zbriti në3.3 %, më 2010në3.8 %  dhe më 2011në3.1%. Ritmi ra më tej, në 1.6% dhe 1.4 % më 2012 dhe 2013. Këto ritme janë më të ulëta qysh prej vitit 1997. Vetëm pse ritmi i rritjes PBB nuk ka dale me minus, (që varet edhe nga saktësia e llogaritjeve të INSTAT), qeveria Berisha nuk e pranon që e ka lënë ekonominë shqiptare në krizë.

Por kriza duket fare qartë në financat publike që në vitin 2013, u përkeqësua ndjeshëm. Të ardhurat gjithsej priten rreth 38.7 miliard më pak se plani, ose 2.6 % më të ulëta se në vitin 2012. Kurse, shpenzimet totale të buxhetit rezultojnë rreth  9.2 % më tepër se një vit më parë. Deficiti fiskal për vitin 2013 pritet të jetë rreth 6.2% e PBB, nga 4.3% i programuar.

Borxhi publik në fund të vitit 2013, i shprehur si raport ndaj vlerësimit të rishikuar të PBB për këtë vit, pritet të shkojë deri në 68.6 %, nga rreth 63.8 % e PBB i parashikuar fillimisht.

Detyrimet e papaguara nga Buxheti i Shtetit ndaj të tretëve (borxhi i fshehur) arriti në rreth 39 miliardë lekë (2.8% të PPB-së) kurse niveli i kredive me probleme arriti në 24.2 %.

 

Treguesit kryesorë të projekt-buxhetit 2014 – ambiciozë

 Në vitin 2014, parashikohet një rritje reale e PBB-së prej 2 për qind, ndërsa rritja nominale 3.6 për qind. Treguesit kryesorë makroekonomikë të vitit 2014 janë hartuar në bashkëpunim me ekspertët e FMN dhe synojnë një zhvillim normal të ekonomisë.

Të ardhurat gjithsej parashikohen për 364 miliardë lekë, me një rritje prej 14.5 për qind kundrejt të ardhurave të buxhetit të rishikuar për vitin 2013, ose 26.1 për qind të PBB-së.

Bazuar në nivelin e të ardhurave buxhetore dhe nivelin e burimeve të financimit të defiçitit, shpenzimet e përgjithshme buxhetore për vitin 2014 parashikohen në masën rreth 456 miliardë lekë ose 32.7 për qind të PBB-së.

Buxheti i vitit 2014 synon nxjerrjen e vendit nga kriza, shmang mbartjen e detyrimeve të prapambetura financiare, kryesisht ndaj biznesit si dhe mbështetjen më të mirë të sektorëve prioritarë, të tillë si: arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Kështu, sektori i arsimit do të arrijë nivelin 2.9 për qind të PBB-së, kurse shëndetësia 2.8 për qind të PBB-së etj.

 

Hapi i parë drejt realizimit të premtimeve

 Me të drejtë masat fiskale që pritet të miratohen konsiderohen si “Paketa e mbajtjes së premtimeve”. Në vitin 2014 të ardhurat do të rriten rreth 42 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, nga të cilat 21.7 miliardë lekë (52 %) shtesë të ardhura nga tatimet dhe doganat.

Përmes zëvëndësimit të “taksës së sheshtë” me tatimin progresiv mbi të ardhurat personale, kjo paketë ndihmon të punësuarit me të ardhura të ulëta dhe të mesme. “Taksa e sheshtë” prej 10 % tatim e zbatuar nga viti 2008 i uli të ardhurat e këtyre kategorive dhe dështoi të reduktonte informalitetin në tregun e punës.

Sipas tabelës të re të tatimit mbi të ardhurat personale, shumat deri në 30 mijë lekë në muaj tatohen me 0 %, të ardhurat nga 30 001 deri në 130 mijë lekë në muaj tatohen me 13%, ndërsa të punësuarit me pagë mbi 130 mijë lekë do të kenë tatimin 13 mijë lekë + 23 % të shumës mbi 130.000 lekë. Nga ky ndryshim parashikohet të përfitojnë rreth 97 % e të punësuarëve kundrejt 3 %që do të tatohen më shumë.

Në këtë mënyrë vihet në jetë parimi se kush fiton më shumë të adhura do të paguajë më shumë tatim, i premtuar në programin elektoral të PS. Kjo masëështë sa parimore aq edhe  e mundëshme që të pasurit të kontribuojnë më shumë për buxhetin e shtetit.

Rreth 60 mijë biznese të vogla nuk do të paguajnë tatim, kurse tatim fitimi për biznesin e vogël ulet nga 10% në 7.5%.

Familjet në nevojë do të marrin subvencion 10% të TVSh-së së paguar për energjinë dhe produktet bazë të shportës.Fermeri do të kompensohet në masën 20% të TVSh-së që ka paguar për të gjitha furnizimet në bujqësi. Barnat dhe shërbimet shëndetësore do të jenë më të lira pasi do të përjashtohen nga TVSh-ja prej 10%.

 

Buxheti fillon shlyerjen e borxheve t e qeverisë Berisha

 Me buxhetin e vitit 2014 Qeveria Rama synon ta shndrrojë biznesin në një partner të barabartë jo të nivelit të dytë siç ndodhte deri më sot.

Nga raporti i kompanisë Deloitte del se buxheti i shtetit ka 24.6 miliardë lekë detyrime të prapambetura ndaj biznesit privat vendas dhe të huaj për punime e shërbime publike. Sipas këtij raporti, rreth 65% e këtij detyrimi, buxheti i shtetit i detyrohet projekteve të infrastrukturës, 17 % kompanive të farmaceutikës dhe pajisjeve mjekësore, 8.4 % shkollave etj.

Ndërkohë, nga administrata tatimore është evidentuar një detyrim në masën 22.8 miliardë lekë për zërat që kërkojnë rimbursim të TVSh-së, si dhe tatim fitimi.

Këto detyrime janë bërë pjesë e këtij buxheti, duke u përcaktuar edhe burimi i financimit të tyre. Vendimi si dhe zbatimi i kontratave qëdo të paguhen do të jetë transparent dhe do të mbikëqyret nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.Shlyerja e këtyre borxheve do të injektojë likuiditet, aq shumë të munguar te biznesi shqiptar.

 

Rritje e disa taksave me ndikim jo të ndjeshëm mbi shtresat në nevojë

 

Paketa fiskale e vitit 2014 pritet të sjellë si efekt rritjen e të ardhurave me rreth 21.7 miliardë lekë nga tatimet dhe doganat, që përbëjnë në total 1.6% të PPB-së. Kjo masë përbën domosdoshmëri për të frenuar dhe ulur nivelin e borxhit publik në një periudhë afatmesme.

Tatimi mbi fitimin nga 10%, parashikohet 15%. Ulja e tatim-fitimit nga 20% në 10% nga viti 2008 nuk solli tërheqjen e investimeve të huaja serioze, uljen evazionit fiskal dhe korrupsionit. Evazioni fiskal,“puna e zezë” dhe korrupsioni janë në nivele më të larta në rajon (madje dhe në botë) dhe për më tepër, në përkeqësim progresiv. Për këtë flet qartë edhe dështimi i procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si CEZ, ARMO, ALBPETROL, “ALBANIAN CHROME”,INSIG, etj.

Paketa parashikon disa përjashtime nga taksat për sektorin hidrokarbur, nga TVSh-ja, etj, me një vlerë prej 1.5 miliardë lekë shtesë

Propozohet rritje e akcizës së cigareve, për ta rritur sipas niveleve: nga 4,5 lekë/ copë në 1 janar 2014 deri në6 lekë/copë në 1 janar 2017. Sipas direktivës së BE-së, niveli minimal i akcizës së cigareve duhet të jetë 57% e çmimit të shitjes me pakicë kundrejt 34% në vendin tonë. Shqipëria ka një nivel të akcizës të krahasueshëm me vendet e rajonit.

Propozohet rritje në 5200 lekë e akcizës për vera spumante, shampanja dhe pijet e fermentuara dhe të gazuara dhe për pijet alkoolike të ndërmjetme.

Do të mbahen vetëm dy intervale taksimi të birrës, nën 200 mijë dhe mbi 200 mijë HL në vit, si për importin, dhe për prodhimin vendas me efekt rreth 300 milionë lekë të ardhura.

Propozohet rritje e taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin në masën 10 lekë/litri. Efekti i pritshëm në buxhet për vitin në vijim është rreth 5.6 miliardë lekë. Rritja është propozuar duke parë nivelin më të ulët që kemi për këtë taksë në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kjo masë ndërmerret edhe si politikë në mbrojtje të mjedisit.

Një buxhet vjetor nuk i mbush të gjitha gropat

 Berisha e liderë të tjerë të PD-së, çdo projekt-buxhet e kanë vlerësuar me terma superlative si “historike”, më të mëdhenj se kurrë më parë, për barazim të pensioneve të fshatit me të qytetit, për 2 dollarë për frymë për familjet e varfëra etj.

Një buxhet konsiderohet i madh jo në momentin e hartimit apo miratimit të tij, por të realizimit të tij. Miratimi është vetëm fillimi dhe sigurisht faza më e lehtë, faza më e vështirë ishte mbledhja e të ardhurave. Qeveria Berisha është mburrur me fazën e parë.

Buxheti 2014, siç dhe pritej nuk mund t’i mbushë të gjitha gropat (jo vetëm në rrugë) që hapi qeverisja e PD-së në katër vjetët e fundit por hedh një hap të sigurtëpërpara. Garanci për këtëështë mbështetja metodologjike, teknike dhe financiare e FMN, institucion financiar ndërkombëtar,qëqeveria Berisha e largoi për t’i pasur duart e lira për shpenzime pa efektivitet.

Kështu psh, ky buxhet nuk parashikon rritje të menjëhershme pagash e pensionesh, ndihma ekonomike dhe përfitime shtesë për shtresa të tjera në nevojë, pa siguruar më parë të ardhurat e nevojshme por nga ana tjetër merr përsipër pagesat e vonuara nga qeveria e mëparëshme dhe garanton vijimësi dhe përmirësime në të ardhmen.

Këto, sigurisht do të dalin më qartëpërmes hartimit tënjë programi buxhetor afat-mesëm, zakonisht tre vjeçar, në të cilin duhet të ballafaqohen me mundësitë financiare, disa premtime të bëra publike gjatë fushatës elektorale për ndërtime veprash në infrastrukturë, për disa çështje me karakter ekonomik e social.

 

* * *

Evazioni dhe legjitimiteti i shtetit

Nga Irena Beqiraj, CFA

Prezantimi i paketës së re fiskale e cila do te hyjë në fuqi më Janar të Vitit 2014 , ka hapur me të drejtë shumë diskutime në media . Një sy apo vesh i vëmendshëm e kupton që pjesa më e madhe e diskutimeve janë gati demagogji. Konfuzioni si gjithmonë ka kapluar edhe njëherë mendimin ndryshe dhe opinionbërësit publikë shqiptarë. Analistë, opinionistë e deputetë të së djathtës, janë duke “qarë“ mbi dëmet që rritja e tatim fitimit do t’i sjellë biznesit, dhe “intensiteti i vajit të tyre politik” rritet kur parashikojnë se sa shumë do të rritet evazioni fiskal në Shqipëri. Analistë, opinionistë dhe ministra të së majtës po trumbetojnë që sistemi i ri i taksave është “bekim “për shtresat e varfra dhe të indinjuar nga “shpifjet” e opozitës po tregojnë me tabela e shifra sesi nga sistemi i ri i taksave, pjesa më e madhe e Shoqërisë Shqiptare do të paguaj më pak. Kështu që në kushtet e taksave më të ulëta, të cilat aplikohen për pjesën dërmuese të shoqërisë, nuk ka arsye përse të ketë evazion fiskal.

Duket sikur bindja ndaj ligjeve të taksave dhe pagesa e tyre ka lidhje vetëm me normat e aplikuara të taksave . Taksapaguesi, nga të dy palët perceptohet si një “llogaritar” mekanik i cili e bazon vendimin e tij mbi pagesën ose jo të taksave, në analizën e përfitimeve dhe kostove personale.

Taksapaguesi është më shumë se kaq. Ai është anëtar i shoqërisë i cili në vendimmarrjen e tij duhet të marrë në konsideratë aspektet e përgjegjësitë sociale dhe kontributin e tij në shoqëri , aspekte këto që lidhet me besimin dhe pranimin e shtetit dhe vendimeve të tij si legjitime.

Përqindja e ekonomisë informale dhe evazionit Fiskal në Vendet e Zhvilluara në Vitin 2010

 

SH.B.A 7,8 Finlanda 14,3
Zvicra 8,34 Danimarka 14,4
Austria 8,67 Gjermania 14,7
Japonia 9,7 Norvegjia 15,4
Zelanda e re 9,9 Suedi 15,6
Holanda 10,3 Belgjika 17,9
Anglia 11,1 Portugali 19,7
Australia 11,1 Spanja 19,8
Franca 11,7 Itali 22,2
Kanadaja 12,7 Greqia 25,2
Irlanda 13,2

Listimi i mësipërm ofrohet nga Friedrich Schneiders dhe tregon përqindjen e ekonomisë informale dhe evazionin fiskal për vendet e zhvilluara gjatë vitit 2010. Ky listim tregon qartësisht që amerikanet, zviceranët dhe japonezët dhe pse kanë taksa te larta, janë taksapaguesit më të ndershëm. Taksapaguesit më pak të ndershëm në Europën e zhvilluar janë Greqia, Italia dhe Spanja. Por përse amerikanët janë kaq shumë të bindur ndaj ligjit kur vjen puna për pagesën e taksave krahasuar me Grekët?

Shumë nga ne do të thoshin që në SHBA “shteti është i hekurt” dhe kostoja e evazionit është më e lartë se përfitimet nga evazioni, ose nëse amerikanët provojnë të bëjnë evazion mundësia që të kapen dhe të ndëshkohen është shumë e lartë. Por kjo është totalisht e pavërtetë. Në Amerike vetëm 1% e taksapaguesve auditohen çdo vit, dhe ky është propabilitet shume i ulët. Për më tepër nëse ata kapen që kanë raportuar më pak të ardhura seç duhet, zakonisht penalizimi përfshin pagesën e plotë të taksës dhe një gjobë të vogël, Por përse amerikanet nuk bëjnë evazion? Përgjigja është e thjeshtë, sepse mendojnë dhe pranojnë që shteti dhe sistemi i tyre taksor është legjitim.

Funksioni kryesor i një sistemi tatimor është ai i grumbullimit të të ardhurave për shtetin. Qeveria mund të financojë projektet e saj ose nëpërmjet të ardhurave të grumbulluara nga taksat ose duke marrë borxh. Në kushtet që, Shqipërisë i nevojitet akoma shume investime infrastrukturore, investime në Arsim dhe Shëndetësi, si dhe duke pasur parasysh borxhin aktual, nuk besoj se Qeveria Shqiptare ka pasur shumë alternativa të tjera për t’u marrë konsideratë për të financuar të ardhmen tonë të përbashkët.

Taksat e ulëta nuk janë “një drekë falas”. Ato që nuk u paguan deri tani, apo që nuk do të paguhen sot, do të paguhen nesër edhe më shtrenjtë akoma.

Qytetarët e pranojnë shtetin e vendimet e tij si legjitime nëse shikojnë që trajtohen në mënyrë të drejtë që nuk do të thotë domosdoshmërish në mënyrë të barabartë .

Por çfarë konsiderohet një trajtim i drejtë i taksapaguesve? Sistemi i taksave ka dhe një funksion tjetër të rëndësishëm i cili lidhet me rishpërndarjen e të ardhurave. Sistemi taksor i zbatuar duhet të imponojë perceptimin se barra fiskale shpërndahet në mënyrë të drejtë tek taksapaguesit. Nëse sistemi i ri taksave prezantohet nga qeveria si një “bekim” për pjesën më të madhe të shoqërisë sepse ato do të paguajnë më pak taksa, dhe jo si një sistem i drejtë dhe pse një klasë sado e vogël do të paguaj më shumë, kjo dëmton vullnetin e taksapaguesve për të zbatuar ligjin. Qeveritë nuk janë për të “bekuar” për këtë kemi institucionet fetare. Qeveritë janë për të siguruar çdo taksapagues të pasur apo të varfër që sistemi tatimor në fuqi është një shpërndarje e drejtë e barrës fiskale ndërmjet taksapaguesve .

Në të njëjtën kohë nëse taksapaguesve u kërkohet ti binden ligjit është shumë e rëndësishme që ata të perceptojnë që dëgjohen nëse flasin! Pavarësisht sa është norma e taksës, studimet dhe eksperienca e deritanishme tregojnë që transparenca e procedurave të aplikuara nga autoritetet e taksave, dhe mënyra sesi perceptohet marrëdhënia midis zyrave të taksave dhe tatimpaguesve ndikojnë në vullnetin për të paguar taksat nga taksapaguesit. Në rastet e procedurave dhe vendimeve arbitrare jo transparente , taksapaguesit humbasin besimin dhe shteti legjitimitetin , dhe kjo ndikon drejtpërdrejt bindjen ndaj ligjit dhe pagesës së taksave. Është gjerësisht e provuar se nëse administrata e taksave përpiqet të jetë e ndershme informative e drejtë dhe në ndihmë të taksapaguesve, duke vepruar si një institucion shërbimi, dhe i trajton taksapaguesit si partnerë dhe jo si inferiorë apo më keq mashtrues, vullneti i taksapaguesve për të paguar taksat rritet.

Në të njëjtën kohë ligjet duhet të sigurojnë taksapaguesin që nesër nuk do të trajtohet tërësisht ndryshe nga si janë duke u trajtuar sot. Pra shteti duhet të ofrojë stabilitet dhe mundësi që taksapaguesi të parashikojë të ardhmen.

Ndërkohë si shoqëri nuk duhet vetëm të presim çfarë do te bëj shteti për ne, por duhet të mendojmë çdo ditë se çfarë do të bëjmë ne për të pasur shtet. Shteti legjitim nuk importohet, as nuk ofrohet si dhuratë nga qeveria. Shteti legjitim krijohet, duke besuar, duke shprehur hapur opinione konstruktive, të cilat ndihmojnë shtresat të caktuara të shoqërisë të sillen dhe të ndërmarrin veprime në funksion të respektimit të shtetit. Kritikat shpesh pa bazë, për çdo vendim të marrë nga qeveria dhe parashikimet domosdoshmërisht dhe gjithmonë ogurzeza nuk çojnë në stabilitet dhe prosperitet afatgjatë kaq të nevojshëm për Shqipërinë, dhe pengojnë krijimin e Shtetit legjitim .

Unë personalisht jam në grupin e njerëzve qe do të paguajnë më shumë taksa me sistemin e ri në janar 2014, por nëse të gjithë bashkë, qeveri, opinionistë, biznesmenë, intelektualë, do t’i japim legjitimitet shtetit dhe sistemit me sjelljen, opinionet, dhe veprimet tona, do të jem e lumtur ti paguaj ato deri në qindarkën e fundit!

 

 

 

 

 

 

Share This Article
20 Comments
  • …sa mire do te jete qe te gjitha programet televizive te hapen me prezantimin qe z. Peleshi i beri Kryeministrit Rama ne ate konferencen apo cfar ishte ajo, ku u fol per rezultatet e 100 diteve te para te qeverisjes….. kam nderin te ftoi vizionarin e madhe….sec na kujtoi nga e lakuara e lumtur e komunizmit….po sa i mencur ky Peleshi…ku i gjeti ato llafe aq te goditura…lum ne per keta qeverritare qe po na lumturojne duke na ngritur taksat dhe cmimet…..tani do te marim medalje ari…..

    • Mos u lodh kot,o kosta pe lecke!!
      Dodolecin tend Sali Berishen nuk ka DON KISHOT,qe e kalon ne bote!!!
      Ate kishe qejf ta degjoje sa edhe KAPS po te ishe,LIROHESHE MENJEHERE PA ILACE!!!

  • O EDI MOS U LODH SHUME ME ATE , JU E KENI PERSHKRUAR ASHTU SIC ESHTE PRECIS SI AI BEU TEK KONCERTI I VITIT 1936 ( ESHTE PERSHKRIMI ME ORIGJINAL DHE ME I GODITUR QE I TAKON ATIJ ) JENI ORIGJINAL FARE NUK KA TE DYTE SI TY . BEJ EFENDIU ( SALI ) ESHTE NGA INTELIGJENCA 10 KM MBRAPA DHE PASTAJ NE FORME L DHE 10 TE TJERA. AI ESHTE I MARRE FUND , MOS U BEJE MERAK SEJANE KLITHMAT E FUNDIT TE NJE DIKTATORI PARA DHENIS SE SHPIRTIT.
    JU E DINI MIRE POPULLI THOTE ” QENTE LE TE LEHIN KARVANI TE SHKOJE PERPARA”
    SHQIPERIA NUK KA PASUR KURRE EKIP ME KOMPLET, ME NE KRYE JU NE HISTORINE E VENDIT TONE. TE GJITHE MINISTAT JANE NE LEVIZJE PER TE MIREN E SHQIPERISE , TE GJITHE JANE TE PERGJEGJSHEM PER DETYREN QE KANE.
    EDI VAZHDO PERPARA SE DIELLI DUKET NE HORIZONT , TE GJITHE KEMI BESIM TEK JU.
    VAZHDO SE NJE DITE DO TE MBAHESH MEND SE CFAR KE BERE PER KETE VEND QE NUK I MERITONTE QEVERITE E KALUARA . SUKSESE, SUKSESE.

  • Saliu thotë cdo “shqiptar e di…”ja unë jam një shqiptar,por kur dëgjoj se Saliu i Vicidolit,ramizisti që u cua me projekt në PD,them si ka mundesi kjo vemje Sali ende e paburgosur? Akoma krime do bëhen në Shqiperi dhe nuk do ndeshkohen? Teatri që katunari i Vicidolit do të bëjë në parlament, i përngjet palljes së një magjari në moment kur gjen ujë për të pirë!…Saliu i tillë është se i jepet mikrofoni nga Meta,dhe pëllet!…Si shqiptar i them qytetarit Rama, të veproi ligjerisht me mosterën se ka procese me qindra! Drejtesia duhet ta largojë nga parlamenti këtë vrases!..Eshtë vetem një i vdekur që flet!Sovrani e tha fjalen dhe ai u rrezua,duke marrë atë që meritonte,bashke me kriminalen PD!Nuk duhet të kthehemi pas,tek PD dhe Berisha që kerkojne ringritje,por duhet të shohim përtej dhe Rilindjes që,për 300 ditë, duhet monitoruar! Ndaj Edi Rama duhet të veprojë konform ligjeve dhe ta abandonojë “efendëmin”Sali sepse thjesht:ESHTE VRASES!

    • Po Edi Rama qe si te vetmen aresye qe u zgjodh kryetar i PS i shpreh mirenjohjen vetem Gramoz Ruçit, me nje kurrikulum shume elokuent enverist dhe i palekundur si numuri 02 i PS, a do te ishte ne ate pozite thjesht per merite nderkohe qe ka nje kurrikulum krejt bosh?
      Vertet besoni qe do ta çojne Shqiperine drejt suksesit Rama-Meta-Ruçi?

  • Jam shume i lumtur qe megjithe akuzat e Berishes me Ramen ndaj njeri tjetrit ata nuk u rrahen mes tyre ne Parlament. Kjo per nje aresye: ata do te takohen me njeri tjetrin ne… burg.
    Ka nje mundesi per ti shpetuar nga burgu te dy, qe komisioni mjekesor ti gjeje te papergjegjshem per shkak te semundjeve psiqike per te cilen akuzojne njeri tjetrin

  • O Gjon Cima , mbase je nga Tropoja , por mqs je nje ze jashte korit , mos je gje biri i BBishes nga nje lidhje jashtemartesore ??

  • e tmereshme qe ky njeri shume I lig e ligesia e tij nuk matet
    nuk flet tamam e shtremberimi I fytyres se tij tregon skizofrenine qe ka .
    shikoni fisnikerine qe ka EDI RAMA

  • Edhe nje here Ali Baba Saliu tregoi se nuk i ben syri terr nga nje vllah ortodoks frikacak si Edvin Kristaq Nano. Ali Baba Saliu eshte mysliman trim, kryetar i denje i 40 krimineleve dhe hajduteve me te rrezikshem qe ka pare Shqiperia ne 100 vjet shtet. Ne 1997, Fatos Nano, me 2013 Edvin Rama kane si mision te amortizojne urrejtjen popullore pas cdo aventure te Ali Baba Saliut. Mjere kush i beson!

    • SALI HALOPERIDOLI…

      Po na turperon si Komb ky Plak i rrjedhur skicofren!…
      Ky vetem urrejtje dhe perçarje di te mbjelle…
      Me sa duket, duke e lene te lire te flase sa te pelcase, siç shkruante dikur Driteroi yne, Rama e Meta duane qe ta kthejne perfundimisht ne nje Palaço Politik, por ne fakt , per hir te se Vertetes Sali Baca i Krimit, Sali Haloperidoli, vendin e ka ne burg…Ne nje vend tjeter demokratik te Europes, ky M o n s t e r, do ish denuar me burgim te perjetshem…
      E degjova debatin e ketij Skicofreni dhe , ashtu natyrshem, me erdhen keto vargje, ne stilin e Krahines time…

      Medet, medet o Sal Kaqoli,
      Sali Haloperidoli…
      S’ humbe veç pushtet o Lumë,
      Por dhe je rënduar shumë…

      Çe ka gjet Salen e shkrete,
      Akuzon per çfare eshte vet…
      Ti Sali ke nje siklet,
      Faktet kthen me bythperpjet…!

      Nëse vuan Shqiperia,
      Eshte semure nga Salia,
      Nëse vuan Ekonomia,
      Shume vjet pas e çoi Marrezia…!

      Per tre muaj Rama vet
      Se kthen dot Lumin perpjet…
      Ç’bëre Sal ti ne 8 vjet,
      Bere borxhe, prishe shtet!

      Po ti o Sali Kodoshi,
      Nuk duron dot pa pushtet,
      Majë plehut si Kaposhi
      Si su lodhe, si s’pëlcet?!…

      Edhe Merkel e Kameroni
      Thone t’luftohet Korrupsioni,
      Korrupsioni o Sali,
      Kok’ e Mafjes je veç ti…

      Salë tu arrestua Mëzati,
      Edhe Taçi i Liris,
      Të tjerve u dihet fati,
      Veç pas prangave t’ Salis…

      Sali, o Sali Kodoshi,
      Primitivi, Kokeboshi,
      Medet o Sali Kaqoli,
      SALI H A L O P E R I D O L I….

  • KY PLAKU MALOK KA FILLUAR TE RJEDHE FARE NGA TRUTE,SPO LE ME BUDALLALLEQE PA NXJERE NGA GOJA .TE SHKRETIT MQSE I KANE MUNGUAR SHUME GJERA NE RINI SE VETEM SPIUNUN DINTE TE BENTE TANI KA FILLUAR TE BEJE DHE “A.HARXHIN”.TURP ….TURP PER NE SI POPULL QE RIME DHE E DEGJOJME AKOMA .KY PLAK TOROLLAK I CME NDUR E KA VENDIN SA ME SHPEJT NE BURG.

  • Kush e degjon kete plak si shtriga Hirushes te cilit i mugojne vetem floket. O fytyre shkerdhyer shihu ne pasqyre se mbase e merr vesh se kush eshte psikopati.

  • Njerez qe debatoni! E shifni kush ka qeverrisur kete vend? Nje fund e krye i cmendur! Flet burri faqe tere botes, me llafe turpi sa dhe arixhofkat do skuqeshin ? Ben dhe nje tjeter ne bote si ben kjo gore, qe shemtoi demokracine parlamentare? Ja pra kush eshte Sali Berisha! Por sic e ka zene, pse humbi karrigen, kemi per ta pare ….edhe me ” mire “

  • Shqiptaret ta marrin veshe mire se kuvendi shqiptar nuk mund te funksionoje me Kreminelin depute,por se shpejti do ja degjoni krisme

  • Po si ka mundesi, edhe sot nje deputet i thjeshte ,del e flet sa here te dojne me pa pergjegjshmerine me te madhe .Mire atehere kure ishte kryeminister e mbronte ligji per te share e per te vrare , po sot si ka mundesi qe tolerohet kaq shume ky skizofren, mos valle ky parlament do te zevendesoje portokalline.Ky eshte nje mjerim politik , kuvendi i shqiperise duhet te ndalet seriozisht qe tu ndalet goja gojeshthureve politik .Populli kanevoje per me shume informacoin ne ndjeken e debatit.Kreret e grupeve parlamentare duhet te vendosin barazi ne marrjen e diskutimeve.

  • Po mereni me salen, lereni ate ne pensionin e vet. Lexoni dhe kenaquni me shkrimet e gazetes, sidomos me ate te faqes 3. Faqes kryesore te gazetes, e ka shkruar nje profesoreshe e nderuar qe ia vlen ta lexosh.
    Tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *