Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rama: Berisha po shkon drejt humbjes së ekuilibrit mendor
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Rama: Berisha po shkon drejt humbjes së ekuilibrit mendor
AktualitetLajmi i fundit

Rama: Berisha po shkon drejt humbjes së ekuilibrit mendor

redaktor
Published March 19, 2013
Share
SHARE

Edhe qielli vegoi kur i dha dorën Ati i Shenjtë, sipas Saliut. I cili e quajti duarshtrëngimin protokollar me Papa Françeskun, një bekim për fitoren e Partisë Demokratike në 23 qershor. Nëse këto dokrra hini, siç i quante Fishta lajthitje të kësaj shkalle, do t’i nxirrte goje kryeministri francez apo kancelarja gjermane, do ta kishin fort të zorshme të përballonin shastisjen e opinionit publik. Revoltën e kishës e të besimtarëve. Gajasjen e botës. Por në Shqipëri ndodh ndryshe. Sepse një pjesë e njerëzve mjaftohen me bindjen se ky kryeministër është i marrë. Kurse një pjesë tjetër argëtohen si fansa të këtij garipi pa caqe, që flet mbarë e mbrapsht në publik dhe s’e ka për turp të tregojë para kamerave se si këmben mendime natën me Zotin apo se si ndan me Atin e Shenjtë objektivat e Partisë Demokratike.

S’ka dyshim që keqqeverisja e Saliut i ka bërë dëme të rënda rendit ligjor, ekonomik e social. Politika e tij që qëllim të vetëm ka pushtetin dhe për këtë qëllim justifikon çdo mjet, ka shkatërruar institucionet dhe rrënuar shtetin në tërësi. Por dëmin më të rëndë dhe afatgjatë besoj, Saliu ia ka bërë mjedisit të komunikimit mes njerëzve. Ka dëmtuar thellë themelet e sistemit të komunikimit. Ka deformuar normat tradicionale të edukatës në komunikim. Ka legjitimuar gënjeshtrën si mjet që mund të përdoret pa asnjë gajle gjatë komunikimit. Ka lartësuar dhunën verbale, shpifjen e sharjen, si instrument të imponimit apo ngjitjes në karrierë. Ka ushqyer urrejtjen mes njerëzve përmes derdhjes si zift të një doze të përditshme mllefi mbi shoqërinë.

Dhe ndoshta më e keqja në këtë të keqe, ka institucionalizuar talljen me popullin si shprehje të një deliri madhështie që historia e regjimeve jodemokratike tregon se kur mbërrin kulme të tilla, sinjalizon përveçse mungesë të plotë respekti për të tjerët edhe humbje të ekuilibrit mendor. Gjë që vihet re qartë dhe sot, në dokrrat e nxjerra prej kryeministrit shqiptar mu në oborrin e Selisë së Shenjtë.

redaktor March 19, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • ELAMI says:
    March 19, 2013 at 8:03 pm

    MOS TE DUKET CUDI QE AI SDO E LAJE DOREN DERI ME 23 QERSHOR.ATIJ I ECI MIRE QE NUK E LAU DOREN 1 MUAJ KUR E TOKU TE TIJEN ME TE ENVERIT,NDERSA ME PAPEN I TAKON ME SHUME
    ELAMI

    Reply
  • BAY AREA Ca. says:
    March 19, 2013 at 11:12 pm

    Saliu kur takoj Enver Hoxhen jo qe nuk e lau doren nje muaj , por edhe kur takonte njerez te ndryshem nuk ja u jepte doren dhe u thoshte se nji me ket dore kam takue Bacen Enver e ju nuk e meritioni me ma prek qe ket dore. Me habit fakti qe Edi Rama ,harxhon kohen duke u marre me idiotizmat e te cmendurit Sali

    Reply
  • aliu says:
    March 19, 2013 at 11:39 pm

    Mire ai ka ikur per lesh por dhe ju te gazetes akoma me nje debil merreni.Ai naten komunikon me zotin diten me robin.keto tre muaj ai kete pune ka per te bere, deri sa e degjojme dhe shikojme cdo dite bemat e tij.
    Ai ka mbaruar bashk me pushtetin e Tropojes dhe gjithe malokeve.Ritka i Rakickes ka mbaruar me gjithe devollinjte qe vine te dytet per nga punesimi ne administraten e larte mbas Tropojaneve .E treta eshte debilja e shkodres loce qe fluturon me ashtu si ai i tritanit me 97ten .Flamur Noka minister apo zari i Shkelzenit? Fatmir Mediu i Vrasjeve te Gerdecit. Lulja i 21 Janarit.Imami gjenerali i shitjes se ushtrise. Breku e cintegrimit.Rruli masoni i permbytjeve te shkodres dhe qumeshtit te helmuar.Apo ministrat e Vorio epirit ne qeveri.

    Reply
    • mentari says:
      March 20, 2013 at 11:39 am

      ne fakt edhe ti me nje debil u more

      Reply
  • sali hajni says:
    March 20, 2013 at 11:46 am

    heren e pare ai do humbi shikimin te dyten ecjen dhe te treten pasurine dhe te katerten virgjerine te pesten shoqerine ne fund do veje ne hale ose qenefin e mulit ai asht pederast

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?