Lideri i opozitës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të liruar të atin e deputetit Saimir Tahiri. Rama ka akuzuar policinë dhe strukturat shtetërore, ndërsa ka deklaruar se PD me këto që po bën nuk i kalon 60 mandate në zgjedhjet e 23 qershorit. “Arrestojnë babain për të përbaltur të birin! Babai del i pafajshëm po këtyre çfarë u mbetet? Veç turpi që s’dinë të ikin me nder nga pushteti”, shkruan Rama në Twitter. Me tej, ai thotë se kjo baltë e hedhur ndaj opozitës vetëm e dëmton mazhorancën ndërsa ka thënë se PD nuk merr më shumë se 60 mandate në zgjedhjet e 23 qershorit. “Ta harrojnë se shtojnë balten e hedhur ndaj nesh e do ia hedhin këtë herë popullit shqiptar! PD s’arrin dot 60 deputetë. Ruajeni këtë mesazh:). Ah,nuk do debat?Po pse? Megjithë këto suksese do kishte shtrire përdhe edhe Anxhelën! Po s’ka faj,e di dhe ai që është fundi #Koha për të ikur”, shkruan Rama.