Kryeministri Rama bisedë me arkitektë e artistë për eksperiencën e tij të ndryshimit

redaktor

“Njerëzit kanë nevojë për punë dhe për shumëçka tjetër që nuk mund të zgjidhet nga ngjyrat, por unë besoj shumë që ajo domethënie që ngjyrat patën për qytetin ishte një leksion i madh që e bukura mund ta rindërtojë ekonominë dhe që e bukura mund të rindërtojë ndjenjën e jetës së përbashkët, ndenjën e komunitetit dhe të solidaritetit. E bukura mund të sjellë gjithashtu edhe më shumë rregull e ligj, sesa policia dhe forca. Kështu që nuk është thjesht çështje ngjyrash, por më shumë sesa me ngjyrat kjo ka të bëjë me hijeshimin e hapësirës ku jetojmë.”

Me këto fjalë ua shpjegoi Kryeministri Rama eksperiencën e tij të ndryshimit arkitektëve, artistëve dhe pjesëmarrësve në çeljen e pavionit sviceran në Venecia, ku ishte i ftuar i nderit.

Por për ta detajuar këtë eksperiencë, Rama shkoi më tej në bisedën që zhvilloi me ta.

“Unë e nisa duke thënë që pritshmëritë e larta janë pjesa më e tmerrshme në jetën politike. Pas fitores së zgjedhjeve të vitit të shkuar, unë do të doja shumë që t’i zgjidhja problemet e vendit me anë të ngjyrave, por kjo nuk është më një opsion. Unë kam parë zona periferike me shkallë të lartë kriminaliteti, sesi kanë ndryshuar thjesht duke transformuar hapësirën e tyre publike. Ndërsa kam parë edhe zona të tjera ku kriminaliteti është rritur, megjithëse numri i policisë është rritur, megjithëse numri i arrestimeve është rritur, megjithëse forca është rritur. Dhe ky është leksioni i madh që unë kam mësuar. Pra, që jo gjithmonë diçka është për t’u ndryshuar, por është diçka që mund ta përdorësh dhe ta kthesh në një pikë të fortë”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë dy ditore në Itali, ku do të marrë pjesë në çeljen e pavionit shqiptar në Bienalen e Venecias.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama ka qenë në Verona, i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Kumbaro, Kryetari i Bashkisë së Durrësit Dako dhe deputetet Gaçi dhe Klosi.

Në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Bashkisë së Veronës Flavio Tosi. Kryeministri ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë me qyteteve të Durrësit dhe Veronës, duke pasur parasysh edhe faktin që të dy qytetet përveç potencialit turistik, kanë të përbashkët edhe amfiteatro të ndërtuara gjatë perandorisë romake.

Share This Article
4 Comments
  • Vërtet ndryshimet estetike e arkitekturore sjellin reflektime te njerzit dhe njerzilleku por ndryshimi me i madh dhe i pari ështe ai qe lind nga konkretizimi i ligjit dialektik “qënia shoqerore percakton ndergjegjen shoqerore”. Me barqe bosh estetika sado superiore te jetë ka pak ndikim. Dhe ky pak ndikim eshtë kalimtar deri ne momentin kur fillon të të grryeje stomaku. Po filloi lufta per bukën e gojës lufta per estetikën hedh armët!? Filloje nga ligji i pare i dialektikes z. Rama. Me paga e pensione te rritura dicka do te na teprojë per te sponsorizuar monumente,bojra ,lulishte e ku di unë? Me pagat e pensionet e tipit sali pushteti fillon te ikë se mbërdhi!? Pastaj, sapo na jepte saliu 4 përqindshin versulte sahit gomar dollapin te na rrembente 8 perqindeshin!!?? Saliu “bamirës” leshonte nga zinxhiri qenin gjakpirës,d.m.th sahitin…? Lojë “estetike” e kapitalizmit tropojan ishte dhe kjo? Hynte te baleti “saliu nje hap perpara,sahiti dy hapa mbrapa”!? Ky balet korri sukses duke dhenë shfaqje plot 23 vjet !!?

  • Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë dy ditore në Itali, ku do të marrë pjesë në çeljen e pavionit shqiptar në Bienalen e Venecias. [artikulli]

    A ka kund publikime per:

    1) sa dite ne vite qendron Kr- M i Shqiperise, jashte shtetit?
    2) faturat per shpenzimet e bera per te dhe stafin e tij?


    Eksperienca, leksione, vizita, shtrengim duarsh e lobingje, tani dhe pjesmarrje 2-ditore ne Bienale, duket pak si shume! Turizmin, hapjet, viziat, artin e te tjera si keto ti beje ne kohen e 20 dite pushimeve qe ka ne vit.

    z. Rama, nuk drejtohet shteti keshtu!

    Me respekt, etj.

  • Ketu Rama ka folur per te mos thene asgje. Punetori i mire nuk ka nevoje per fjale shume si piktori i mire qe njihet nga veprat qe krijon dhe jo nga brockullat qe keput.

  • Z. Rama , Ju flisni per te bukuren po ashtu takoni njerez te artit dhe mire beni . Do te doja t’iu pyesja a e keni pare si eshte katandisur Kendi i Lojnave ne Vlore . Mire Niko Veizi e beri gjysmak ( biles ai gerbiethyeri ka bere dhe nje pllakat ne hyrje te lojnave ku eshte shkruar se me kujdesin e vecante te Niko veizit me demek u restaurua ky kend por ai trap kujton se nuk e dime se sa ka qene siperfaqja e Lojnave kur e realizoi i Madhi Nedin Hoxha ) por tani e prishen edhe te vetmen veper arti qe ishte aty !!! Ku eshte Fate Velaj , ku eshte kryetari i Bashkise , ku eshte Prefektja e cila ka gjasa te behet kryetare Bashkie ??? Asnje veper arti nuk ka ne Vlore !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *