Rama me biznesin e vogël: Rilindje për të zhbërë bandat e xhandarmërisë tatimore

anazapta

tregtaretKryesocialisti Rama është takuar sot me tregtarët e Laprakës. Rama bisedoi nga afër me biznesin e vogël, të cilët gjenden në vështirësi, për shkak të listave të borxheve.

Kreu i opozitës ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tregtarëve me pakicë, që luftojnë çdo ditë për mbijetesë, duke u përballur me gjobat tatimore që po i çojnë drejt falimentit.

“Në Laprakë, ku luftohet për mbijetesë! Biznesi i vogël po falimenton. Borxhet po nxijnë jetën e shumicës dërrmuese. Ka vetëm një përgjigje të qartë për të ndalur rrënimin e mëtejshëm: NJË VOTË PËR NJË RILINDJE SHQIPTARE!. Rilindje për të zhbërë bandat e xhandarmërisë tatimore që po shkatërrojnë me gjoba abuzive çdo shitës e biznes”, shprehet Rama në Tuiter.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *