A i prek ligji i ri për pandeminë grumbullimet për Teatrin? Rama nuk e përmend, citon Shekspirin: Budallallëku, ngjitës si sëmundja

J L

Kryeministri Edi Rama, i cili po mban fjalën në Kuvend deklaroi se brenda majit Shqipëria do të jetë tërësisht e hapur, do të happen dhe kufijtë.

“Meqë kështu erdhi kjo punë dhe meqë Shqipëria u kthye në arenën ku përplasen bijtë e Shekspirit me regjimin dhe duke qenë se jemi në një kohë kur përballemi me një sëmundje ngjitëse, po ju kujtoj fjalët e Shekspirit, atyre që kanë zgjedhur që të përfshihen jo për një plan politik, por për një lëndim “budallallëku dhe mençuria ngjiten kollaj si sëmundjet infektive, prandaj zgjidhni me kujdes ata që dëgjoni’ thotë Shekspiri.

Meqë teatrin e politikës e ka pushtuar politika për Teatrin më lejoni t’u them se ky është një lajm shumë i mirë, kur nëse nuk do të kishim bërë gjërat e duhura mund të mos takoheshim këtu por të numëronin humbjet e jetës, plagët e rënda dhe kolapsin në kushtet e një përballje, ku shumë shtete më të zhvilluara se ne e humbën.

Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht. Kufijtë e Shqipërisë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”, tha ai.

“Do të hapemi por jo si tek teatri ku papritur u turr si sheshi tek përsheshi”, tha Rama.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Letër e (pa)hapur drejtuar krietarit tonë Edi Rama

    I nderuar illi inë, krieministër i vëndit, Edi Rama,

    unë jam un, Arifi, që po të shkruaj, ë derbardh, a e mban mënd, jo Arifi vërtetë, ai arixhiu që u bë milionier duke mbledhur kanoçe dhe u bashkua me LSI-n, por ai besniku i rilindjes nga Cmokthina, e de, jemi takuar para 7 vjetësh, kur me legalizove shtëpinë dy-katëshe, por me çati akoma të pambuluar, mbi Ujë të Ftohtë, e qerrata, e mban mënd, atë dy katëshen që e kesha ngrejtur kuturu e badjava pa leje, më the si e ke emrin, e u të thashë Arif, ti the: po këtu tek letra… è, të thashë unë, te letra ësht ëmri që më ka vën mëma dhe babai, por djemtë më thërrasin Arif, siç i thërrasin të gjithë me emra të ndryçuar mo, cilët djem, më the ti e u të shkela synë tija, e ti vazhdove: a more Arif, more Arif, djemtë duhet të të keshën vënë emër më të bukur, se ke alamet familje të bukur, ë qerrata, e mban mënd tani, kur të shtatë kalamajtë e mi u mblodhën përreth, se jeshën akoma të vegjël atëhere, bukuroshë të gjithë, edhe ti e dallove që tre i ngjanin Qanes, komshiut tim të vjetër dhe tre i ngjanin Diles, atij shokut tim të ngushtë, por ai dreq fëmije i fundit kishte tjetër çehrje, ndaj dhe Qan’ja dhe Dilja prej kohësh nuk më janë ndarë, duke më thënë që ta gjurmoja këtë punë, se mos na e keshën ngatërruar në maternitet atë të fundit, … po nejse, që mos të të ngatërroj me këto çingërrima, se dhe ti ke punë të mëdha e nuk ke kohë, e don të dish pse po të shkruaj…
    Ti e di, ne e kemi ndihmuar gjithnja njëri-tjetrin, siç thotë ajo fjala e urtë, njëra dorë lan tjetrën e të dyja lajnë surratin, ti neve fap në dorë letrat e legalizuara si Maliqi dhe ne tak votën ty, siç e thotë ligji, e ne në sulm për të çuar medikamentin në Itali për njerëzit e sëmurë, e ti nga kolltuku me pult i vë radarët në gjumë, se dhe ata të shkretët duan pak qetësi në fund të fundit, dhe ti me idera kapitaliste, socialiste, globaliste, makiaveliste, rilindase, e ku e di unë si e kanë të gjitha emrin, dhe ne të bazës vùu në aksion, ejkshën, desha të them, për ti shpërndarë idetë e tua nëpër botë, sa në Europë e Azi, e deri tek lëvizja revolucionare e Kolumbisë FARC-i kemi vajtur, për të shkëmbyer eksperiencat e medikamenteve, që do shpëtojnë botën, ehh, kur i kujtoj ato kohra të lumtura thuaj, që iu vumë punës si ai bujku tek filmi Xha Paloma, sa nisën të vinin italianët e shkretë me avionët e tyre të vegjël të na ndihmonin me ilaçe kundra mushkonjave, por ç’ti bësh, kështu është kur ke të bësh vetëm me proletarë të varfër si puna jonë, që nuk kemi avionë modernë, si ata miqtë tuaj jashtë, por kemi kaçatorë të vegjël që ngelin në rërë, po nejse, se problemi ku dua të dal është e ardhmja e vëndit tonë de, se ja, po mendoja kur shikoja ata të uluritur tek ai theatro i rrëxuar, thashë se një ditë edhe ti do rrëxonjesh e do kalosh pleqërinë në pronën tënde në Surel, (ka patur im vëlla një Surel dikur që e ngarkonte me rërë, po nejse, muhabet tjetër ky), dhe neve do të mbetemi si ai fëmija pa cicë, të tromaksur dhe hutuar, dhe imagjino tani, se na dhe tani i shtyjmë ditët me shumë-shumë pak prodhim e tregëti, se na i pretë ju krahët, por ne prapë, si ai qeni besnik vetëm kuisëm lehtë e pa zhurmë, me shpresën e patundur që ditë me të bardha do t’na vijnë, dhe ja, këto ditë erdhën, mediat e kanë njoftuar, ju vetë po ashtu, por vetkuptohet, siç dhe e thatë, ju do ta bisedoni me miqtë tuaj jashtë njëherë këtë muhabet, dhe kur ata do t’ju hapin dritën jeshile, ju do i thërrisni këta debilët e parlamentit e do i vini para kutive të votojnë ligjin e medikamentit tonë aq të dashur canabis sativa, që bota të shërohet së fundi nga kanceri, por, siç po duken bathët, ju e keni lënë këtë për në legjislaturën tjetër, ku duket se PD-LSI e ca të tjera do të përbëjnë gjoja shumicën e parlamentit, e kush e di ç’tjetër katrahura keni pregatitur ju aty lart, por e rëndësishme është të shpëtojmë Shqipërinë nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm, ta mbajmë të pastër, siç donte xhaxhi, idhulli juaj i fëmijërisë dhe rinisë, ndaj për këtë kam menduar o krietar, që të hedh kandidaturën për deputet tek PD-ja ose LSI-ja; ja për këtë të shkruajta, të marrë mendimin tënd, që ti të mos më mërziteç kur ta marrësh vesh, biles e dua me urdhër këtë dëshirë të shfaqur, sepse kështu e ka marrë edhe Çeti, ai spiuni i përjetshëm në Skelë, që kur e pyeta unë aty në mes të viteve ’90, (sapo kisha zbrita fillimisht në Babicë), se pse kish hyrë tek partia e kolaboracionistëve, PD-ja, më tha: kështu ishte urdhëri i partisë, të gjithë ne afijet aty kemi përfunduar…
    Tani, pasi ta shfaqa këtë mendim-dëshirë, ti do më piesësh, se ç’shkollë kam. Ke të drejtë, se ti nuk e di. Unë o krietar kam dy diplloma të shkollës së lartë, i kam nga Kristal-i për inxhinieri politike dhe për mercollogji sociale. Janë degë të reja, që cilindo njeri e hutojnë fillimisht, por ja që bota ka ecur përpara falë teksteve dhe degëve të shumta që kanë sjellë tek ne miqtë tuaj të jashtëm, ata parrellinjtë që nuk të ndahen ty e ti nuk u ndahesh atire. E di unë, se dhe projektin e theatros në Tiranë, andej nga miqtë e shumtë të tu e ke, e mirë e ke, dhe vazhdo siç e ke. Por, i dashur, meqë ra dhe ky muhabeti i theatrit, unë i dëgjova ato ulërimat e asaj shtrigës, Monit e kam fjalën, që s’di të krehë njëherë leshrat e kokës dhe don të kafshojë ty veshin! Unë o krietar, pasi e shoh se ajo është e vendosur të të hajë veshin tija, e pleqësova me veten time këtë gjë dhe dola në përfundimin që, po nuk pate rrugë nga t’ia mbathësh prej shtrigës, lëre të të hajë veshin, se tija vetëm një vesh të duhet, sa për të dëgjuar ata miqtë e tu jashtë, që –ymër pafshin– të këshillojnë ty orë e çast e të ndihmojnë me para e për pak reklamë mbi ato buburrecët që pikturon në mur. Ti o krietar, kështu që kështu nuk e ke dëgjuar këtë milet, dhe mirë ke bërë, sepse ta dëgjosh këtë mizë lisi duhet të kesh 3 milionë veshë. Ti duhet të ruash hundën, o krietar, me patjatër, kjo ka rëndësi, se na merr në qafë edhe ne prodhuesit e medikamentit, po s’pate ti hundë! Kush do ta bëj analizën me hundë? Marika? Ndaj të lutem, më mirë ruaj hundën dhe lëre një vesh të të ikë…
    E në fund, nëse më piet, se ç’e kam ndërruar këtë zhargon të foluri, duke marrë pak dialektin e atyre të jugut, ja po të sqaroj se kam dy-tre vjet që kam gjetur punë këtej nga jugu, si gudist turistik. Atë shokun tënd, Blendin e kam edhe unë shok; si nga mëndja dhe tabiatet jemi njëlloj. E kështu dalim të tre ne shokë për kokë. Ndaj o krietar, të lutem më jep urdhër të futem tek LSI-ja ose tek PD-ja! Yti përjetë, Arif cmonkthinjijoti nga Uji i Ftohtë në Vlorë. 21.5.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *