Rama: Bunkeri hapet për publikun në orën 11:00

Dita

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar qytetarët për hapjen e bunkerit antiatomik i ndërtuar gjatë periudhës së regjimit komunist.

“Në 11 sot çelim për publikun bunkerin e fshehtë antiatomik të diktaturës komuniste!Çudira të vjetra e surpriza të reja në një pallat në tokë”, shkruan Rama.

Bunkeri është pesë katesh dhe i ndërtuar në atë mënyrë që t’i bënte ballë edhe një lufte bërthamore që mund të përfshinte Shqipërinë.

Brenda tij është një shtëpi me hapësira maksimale e përshtatur për diktatorin Hoxha. Gjithashtu një ambient i madh ishte parashikuar për mbledhjet e rëndësishme që do të zhvilloheshin në rast lufte, dhoma qëndrimi për gjeneralët dhe ushtarakët e lartë që do të qëndronin afër Hoxhës, një sallë radiokinemaje dhe një bar.

Share This Article
1 Comment
  • Me gjithe respektin e larte per mendjet e ndritura, te cilat e kane permitesuar ndjeshem jeten tone ne cerek-shekullin e fundit, ku qendron çudia dhe e vecanta e ndertimit te nje fortese kunder-berthamore – rastesisht, shume te ngjashme me te tjera ndertuar mbare botes nga njeres me dy para mend ne koke?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *