Rama: Burrat janë për thashetheme, gratë për punë

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me gratë socialiste të qytetit të Fierit. Gjatë fjalës së tij ai nuk kurseu lëvdatat për to, duke pohuar se ato janë forca më e madhe brenda PS-së. Kryeministri nuk i kurseu batutat me shpoti në drejtim të burrave.

“Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjeta. Në fakt sa herë që kemi ardhur në Fier në prag zgjedhjesh, gjithmonë mikpritja ka qenë e jashtëzakonshëm. Kujtoja se i kisha parë të gjitha, por skam parë asgjë akoma. Se kisha menduar kurrë që do isha rrethuar me kaq shumë gra dhe mos të dija nga të ndaloja, se ngado që të kthehesh jo vetëm kaq. Shumë gra dhe vajza. Por kaq shumë gra dhe vajza janë këtu për PS. Tradita e vjetër shpesh herë na ngatërron dhe ju e dini se shpesh herë thuhet se kur do të mbarosh punë në atë familje, në atë lagje, thonë ik fol me të parin e punës. Kur do të bësh muhabet, rri me burra, kur do të mbarosh punë, lërua grave”, tha Rama.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *