Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rama: Çdo pëllëmbë deti e Shqipërisë, duhet të mbetet e Shqipërisë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Rama: Çdo pëllëmbë deti e Shqipërisë, duhet të mbetet e Shqipërisë
Politike

Rama: Çdo pëllëmbë deti e Shqipërisë, duhet të mbetet e Shqipërisë

redaktor
Published November 12, 2012
Share
SHARE

Kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë një konference për shtyp ka përsëritur edhe një herë kërkesën ndaj qeverisë, që të rishikojë marrëveshjen e ujërave me Greqinë, për të nënshkruar sa më parë një marrëveshje të re. Sipas tij, kjo çështje është një zonë e minuar, që rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet me Greqinë. Për këtë arsye, sipas Ramës, duhet gjetur një zgjidhje sa më shpejt.

“Qeveria  shqiptare duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për qorrsokakun që ka vizatuar në hartë dhe duhet të ulet për të gjetur arsyen. Marrëveshja për projektin TAP nuk duhet të përçahet nga konflikti që hap marrëveshja që ka firmosur qorrazi qeveria dhe as prespektivën ekonomike me dy vendet tona që kanë nevojë të shohim përtej rrugëve të vjetra” tha Rama.

Sipas tij, qeveria nuk duhet t`i bëjë bisht detyrimeve për të bërë gjithçka në funksion të zgjidhjes së këtij problemi, ashtu siç e imponon edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“100-vjetori i pavarësisë e gjen Shqipërinë të cunguar territorialisht dhe është detyrim që kufiri i vendosur qorrazi në dëm të interesave kombëtare, të spostohet në vendin e vetë dhe çdo pëllëmbë det i Shqipërisë të mbetet det i Shqipërisë” tha Rama.

redaktor November 12, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Bajram says:
    June 30, 2016 at 5:53 am

    Kufinjte detare midis Shqiperise dhe Greqise jane vendosur ne kohen kur qeveriste mbreti Zog dhe jane pranuar nderkombetarisht midis dy vendeve me marreveshje te perbashket,qe mori edhe miratimin e OKB,ku Shqiperia e Greqia ishin anetare te saj.Me reformimin qe OKB i beri ligjit nderkombetar per shtrirjen e kufirit te ujerave detare nga 12 km deri ne 200 milje aty ku e lejojne kushtet gjeografike,Greqia ka rritur pretendimet e veta ndaj shteteve fqinje me te si Turqia,Qipro, Shqiperia dhe Italia,sepse synim strategjik i saj eshte kapja e burimeve te reja te naftes e gazit te zbuluara ne det te hapur,si ne kufi me Turqine,Qipron,Italine dhe me Shqiperine.Ruajtja dhe mbrojtja e kufirit ne cdo pellembe te territorit ne ujerat detare qe ndajne kufinjte midis Greqise dhe Shqiperise eshte nje mbrojtje e drejtperdrejte e nje pasurie te vyer kombetare qe ia trashegojme brezave ne te ardhmen.Ia vlen qe te sakrifikojme edhe pranimin ne BE ne rast se Greqia vendos veton e saj per kete qellim,sikutse kercenoi hapur ministri i jashtem i Greqise gjate vizites ne Shqiperi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?