Është çelur në ambientet e “Qendrës për Dialog” në kryeministri ekspozita e Edi Hilës.
Kryeministri Edi Rama që mori pjesë në çeljen e ekspozitës së Edi Hilës.
Rama tha se ndjehet shumë i emocionuar që hap ekspozitën e Edi Hilës, pasi godina në të cilën hapet është një godinë e cila ka sjellë shumë probleme për autorin në vitet e kaluara, në konteksin e shtetit.
“Emocioni që kam është shumë i thjeshtë në arsye e ska të bëjë me pasionin tim, por me faktin që vepra e tij apo një seri e re e veprës së tij prezantohet për herë të parë në këtë godinë. Kush e njeh historinë e Edit me strukturën e shtetit e di se çfarë kam unë parasysh, me strukturën e shtetit me prezencë në jetën e tij që në fillim të viteve 70 që ai u shfaq ashtu siç ishte me një pasqyrë ku të tjerët lexuan një shtrembërim të regjimit dhe i solli vetes shumë telashe dhe e vendosi në një raport të komplikuar me godinat e shtetit” tha Rama.
Ai shtoi se prezenca e këtyre veprave në këtë godinë dhe me pasqyrat që kanë, reflektrojnë shpirtin e këtyre godinave.

Talenti Edi Hila shpetoi nga Studiot e TVSH, prej ku e hoqen me urdhe r nga lart. Po te kishte vazhduar te punonte ne TVSH do te kishte mbetur nje skenograf i harruar; duke e hequr i krijuan padashje mundesi te zhvilloje talentin e vet,