Rama darkon me Këshillin Politik të PS-së

anazapta

Kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë në vilën qeveritare, përballë Kryesisë së Kuvendit me anëtarët e Këshillit Politik të kryetarit të PS, ose siç është quajtur ndryshe, Grupi i të Urtëve.  Të pranishëm në  darkë  kanë qenë anëtarët e këtij këshilli, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Et’hem Ruka, Luan Hajdaraga, Bashkim Zeneli, Namik Dokle , etj.

Sipas gazetes Panorama në darkë ra në sy mungesa  e ish-presidentit Rexhep Meidani, i cili ka konfirmuar për gazetën ftesën nga kreu i PS-së, por është shprehur se  kishte angazhime të tjera dhe nuk mund të merrte pjesë . Ndërsa Pëllumbi është shprehur se nuk merr pjesë në mbledhje të tilla që në prill të 2012-s. “Unë kam dhënë dorëheqjen nga Këshilli Politik që në 12 prill 2012 dhe kam deklaruar se arsyeja e dorëheqjes  është se ajo që diskutohet aty, nuk përputhet me bindjet e mia se si duhet të  funksionojnë gjërat”, është shprehur Pëllumbi.

 

Share This Article
8 Comments
  • O Rama, leri keto kinezerira se u ka dale boja ka ikur koha e krypleqesive mediokre me m,bledhje ku sallat mbushen me shumne me prodhe pleqsh se sa me pordh politike. Cfare te urte jane ata qe ke mbledhur ti, kur te gjithe prej shume vitesh zihen e nuk flasin me njeri-tjetrin dhe me ty per interesa postesh ne PS e ne qeveri. ku ka te rute sot, te urte behen kur u hap dosjet, ose kur u hedh ndonje kocke.

  • Ti, o lum miku këshillat më të urta i gjen në rrjetet sociale.Por e keqja e jote është që nuk shkëputesh dot nga butaforitë.

  • Ku jane te urtit se na bate me qesh.Te PS si trashigimtare e komunisteve 80% jan mashtruesa.Te verteten ka pas thene i ndieri Pjeter Arbnori kta nuk jan socialista po jan specialista.

    • O uku mark, ai pjetri jot, ka qen spiun burgjesh, ka dhe nje pseudonim.
      Burgu ka pas shum langarqe qe spiunonin per 200 gram bukme shum.

    • O trao salushi, te jem ne Tiron, hajde se po te besojn njerzit, po un o trap jetoj ne perendim, i kom zgjidh problemet vet, sja kom nevojen as salplehres e as edit. Hajdu tung llosh salushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *