Një darkë informale, e paparashikuar ka mbledhur bashkë në një restorant në Beograd kryeministrat Rama e Vuçiç.
Në këtë darkë jashtë axhende ata shoqërohen nga delegacionet përkatëse të përbërë nga 6 vetë.
Burime nga Këshilli i Ministrave bëjnë të ditur se Kryeministri Rama shoqërohej në darkën informale nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Ambasadori ynë në Beograd Ilir Boçka, ndërsa Kryeministri serb nga Ministri i Jashtëm, Aleksandër Daçiç.
Dy kryeministrat janë relaksuar përpara një menyje të pasur tradicionale, krejtësisht jashtë pritshmërie.
Darka vjen pas drekës që dy kryeministrat patën direkt pas konferencës së përbashkët.
Në drekën e ngushtë që është shtruar menjëherë pas konferencës, në pallatin Serbia, i vetmi që u mundua të relaksojë pak situatën ishte Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç.
Me humor, Daçiç mësohet t’i ketë thënë Ramës “u robtova prej 20 vitesh në pushtet vetëm për të ndihmuar Serbinë”.
Por pavarësisht notave të tij të humorit, kryeministri Vuçiç nuk fliste fare, ndërsa konsumoi tre gota verë përpara se të fillonte të fliste.
