Qeveria rrit fondin e shpronësimit për rrugën Transballkanike
Pas protestave të qytetarëve të qarkut të Vlorës të cilët preken nga ndërtimi I rrugës Transballkanike, qeveria ka vendosur që të rrisë fondin e kompensimit.
“Në vendimin nr.54, datë 21.1.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: Në pikat 3 dhe 4, vlera 516 898 914.92 (pesëqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e katërmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e dy) lekë ndryshon dhe bëhet 582 942 635.82 (pesëqind e tetëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e dyzet e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë pikë tetëdhjetë e dy) lekë”, thuhet në vendim.
