Kreu i opozitës Edi Rama nëpërmjet rrjetit social Tëitter i komentoi si këmbanë alarmi deklarimet e ambasadorit të SHBA-ve Aleksandër Arvizu.
“Mesazhi i ambasadorit te SHBA per perçartjet nacionaliste kembane alarmi.Bashkimi Kombetar s’vjen nga rruget e vjetra te mllefit destruktiv”, thotë Rama.
Po për këtë çështje në një tjeter mesazh kryesocialisti Rama shprehet se “fantazmat e nacionalizmit turbofolk te se shkuares s’kane me vend ne rajonin tone”. Rama sugjeron se duhet ta bejme Bashkimin Kombetar permes rruges se re te Europes. Rama shpreh mirnjohje për atë çfarë kanë bërë deri më sot SHBA për Shqipërinë kur thotë se “shqiptaret jane sot te lire fale mbeshtetjes amerikane e mirkuptimit europian.Kurre s’mund t’i cenojme keto”, thekson shefi opozitës shqiptare, me politika te vjetra rrenuese.